Vangjush Ziko: Poeti
| E premte, 09.10.2009, 06:06 PM |
Vangjush Ziko
POETI
Dhori Qiriazit
Çudi!
Si mund të mbijë bari në letër.
Si mund të rrjedhë kroi në penë.
Të ulen nga Gramozi retë,
Zogjtë nën sqetullën tënde të flenë.
Hij'e mullarit dhe muzg'i mbrëmjes
Ta veshin me dritë dashurinë
Dhe zër'i fushës si zër'i nënës
Ëndrrat e jetës t'i nanurisë.
Jetës që është kaq e ashpër,
Kaq mospërfillse,e pabesë
Ia vesh poeti shpirtin e qashtër
Siç e vesh gjëmbin pika e vesës.
Nuk i kërkon,veç plisn'e gjelbër
Ballin e lodhur ta mbështetë,
Nuk i kërkon lavdi, as emër,
Mbi shkëmbn'e ashpër lule të mbetet.
Toronto, 8 tetor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.