Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: At Shtjefen Gjeçovi, kombpërshkrues

| E enjte, 08.10.2009, 06:49 PM |


Kadri Mani

Vjersha që nuk u shpëblye as u mor për botim!?- i pyes lexuesit që ta vlerësojnë: a ka qenë për injorim?

At Shtjefen Gjeçovi,
kombpërshkrues

Shtjefen Gjeçovi po ta kushtoj këtë sonet
Ty që me rrezet tua dhe neve na ndriçove
Jeta jote na begatoi dje dhe sot edhe mbet
E kishe korbin mbi kokë, e udhë s’lakove

Faqebardhë dole nga toka-nëntoka, gërmues
Engjëll rojtar që na mbronit nga stërvinarët
Ngarende gjithandej or i madhi ynë mësues
Gjeçovi e Leka na lanë Kanunin nga të parët

E këtë Kushtetutë pati njohur edhe pushtuesi
Çdo pëllëmbë toke zhagas me thonj gërmove
O këtë nam mund ta bëje ti kombpërshkruesi

Veten e popullin shqiptar ndrite dhe lartësove
I munduar populli ynë rreth vatrës, rreth hinit
Ti na le trashëgim Kanunin e Lekë Dukagjinit