Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës

| E merkure, 07.10.2009, 07:44 PM |


Pal Sokoli,hapi tubimin
Pal Sokoli,hapi tubimin

HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET E DRITES QE SI ZAMBAK


LIGJËRUAN PËR THEMELET E JETËS  SHQIPTAR GJATË PROMOVIMIT TË KATËR  LIBRAVE TË RINJ NË WUPPERTAL

Nga Pal Sokoli

Wuppertal-04.10.2009 - Në sallën e klubit shqiptar në Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashës nga shumë qytete të shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medieve të ndryshme ndër të tjerë edhe të televizionit të  RTK-së.
Tubimin e shpalli të hapur autori i këtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe sidomos përzemërsisht përshëndeti autorët e librave të rinj, pastaj posaçërisht përshëndeti miqtë artdashës të cilët kishin ardhur nga larg enkas për këtë takim.
“Jam shumë i kënaqur qe krijuesit tanë po ruajnë, po kultivojnë dhe po lejnë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe të brezat e rinj këtu në mërgatë”. Duke ju uruar mirëseardhje te pranishmëve dhe duke ju uruar suksese autorëve të rinj fjalën e mori udhëheqësi i këtij takimi z. Liman Zogaj. Liman Zogaj ftoi në skenë te katër autorët e librave të rinj dhe duke ju dëshiruar suksese të reja, ftoj edhe referuesit e tyre.
Për librin “Themelet e jetës” të poetit dhe kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në gjermani, njërit ndër themeluesit e “Radio Kosova e lirë” dhe ish ushtarit të bjeshkëve të Berishës z. Martin Çunit, foli z. Vehbi Musa.
“Te ky libër shoh  z. Martin Çuni dhe librin e tij “Themelet e jetës”,shoh pra Martin Çunin i cili ballafaqohet me botën e tij në njërën anë  dhe me botën e një regjimi aktual në anën tjetër”.tha z. Vehbi Musa. Tentativat e shkrimtarëve qe të dalin nga mediokriteti dhe të ngrit   zërin kundër padrejtësive përfundojnë në katrahurë me pushtetin në fuqi. Libri i Martin Çunit “Themelet e jetës”është edhe një pjesë e jetës se përjetuar  nga vet autori. Autori na i sjellë si tablo të gjitha këto përjetime të cilat janë në korrelacion me strukturat shtetërore të atëhershme dhe krajatave qoftë familjare, qoftë individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga ky libër.
Për Librin “Zambaku i Gjakovës” të znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevëme Fetiqi- Preteni gjithashtu  poete  dhe anëtare e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptar në Gjermani. Ajo foli për aktivitetin e përbashkët me znj. Sabahate Byci qe nga vitet e  tetëdhjeta  në Kosovë e  qe nga viti 1992 në Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta ishte e pranishme nëpër revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj të parë,me nje Zambak poezishë  tha z. Sevëme Fetiqi- Preteni dhe lexoj një pjesë te parathënies se këtij libri të shkruar nga  redaktori  Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut, se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut e rëndesë të fjalës”. Dhe me tutje” Krijimet poetike të këtij vëllimi janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrur  në ndihmë fjalën krenare, të bukur e kumbuese shqipe.” .Me në fund referuesja e përuroj autoren Sabahate Byci për librin duke i uruar suksese te tjera.
Për librin e Liman Zogajt”Shtigjet e dritës” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandë posaçërisht për këtë takim. Q. Faniqi përkujtoi edhe rëndësinë letrare të librit te parë të z. Liman Zogaj “Kosovë nuk ta mora diellin” dhe duke u ndalur tanimë ne librin qe kemi në duar”Shtigjet e Dritës”,” Liria të bënë udhëtar kërkimi , shpesh dukesh si një barkë në  oqean  rrahur  valësh  drejtë  brigjeve pas ëndrrave e apo si shtegtar  nëpër hapësirë  i  rrethuar nga shumë  ngjarje të cilat i bëhen ligjërim poetik edhe për kundër sakrificës duke mos heq dorë nga realiteti. Pra, ndonëse i dërmuar herë herë, ai jeton me shpresën së e ardhmja  po vjen dhe veç ka trokitur  ëndrrës  së tij.
          Liman Zogajn  në poezinë e tij jo rrallë e gjejmë të ndeshur edhe me çaste dramatike dhe sikur bën thirrje ti bashkohemi brengave të tij  që sa më shpejtë ta ndezim dritën e lirisë. Pra ai bënë rrugë   shekujve, mbi monumentet  e historisë së lavdishme të kombit  ndaj edhe s’mund të mos bëhemi bashkudhëtar në vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa poezish qe i kishin lënë mbresa të veçanta. z. Faniqi foli për  brendinë e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumë sfidat e jetës të cilave poeti ju qëndron vertikalisht.
“Liman Zogajt mund të nxirret konkludim së në letrat shqipe po bëhen gjurma të cilat  koha do ti vulos në historikun e vetë letrar, në kulturën tonë kombëtare”.(Q. Faniqi).
Pastaj për librin e autorit Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli. Libri i z, Bellaina është me tematikë te re në literaturën tonë,me tematik nga mendimi pozitiv, qe  trajton çështje ontologjike të njerëzimit, ku njeriu është si qenia me e vetëdijshme e universit, njeriu është kompjuteri më i mirë në botë, thotë autori . Autori përpiqet të na dëshmon se mendimi pozitiv është rruga me e mire qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj të zgjidh drejt problemet e jetës.  
Z. Liman Zogaj  ju dha fjalën autorëve qe të prezantohen dhe të lexojnë apo flasin diçka nga veprimtaria e tyre. Martin Çuni u ndal shkurtimisht të gjuha shqipe dhe përkushtimi i ynë për te, e sidomos kur  kemi mundësi ta përdorim gjuhën tonë shqipe mos të përdorim gjuhë tjetër.
Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij, ndërsa Avni Bellaina tha se me këtë libër po dëshmoj se shqiptarët nuk janë vetëm luftëtar te mirë por edhe si  njerëz qe njohin dashurinë shumë mirë. Sabahate Byci lexoj dy poezi nga libri i botuar  te cilat siç tha ajo “dalin nga zemra”.Poezi nga libri “Përkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij  lexuan Dibran Demaku dhe Pal Sokoli. Ne fund të takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarëve në Gjermani ju bashkua reagimit të akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisë së Maqedonisë duke e quajtur provokim zyrtar të shtetit maqedon.
Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar,në Gjermani gjerë me tani ka promovuar mbi pesëdhjetë libra të autorëve tanë në mërgim në ketë shtet, ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mërgata të shkruajnë dhe të botojnë vepra të reja, siç ishte rasti me disa nga autoret e këtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe më tutje kemi në program promovimin e tre librave tjerë, dy të poetit Dibran Demaku dhe një të politikologës,  mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die Unabhëngigkeit“(Rruga e Kosovës kah pavarësia), deri ka fundi i këtij viti.
“Sa lutësh për dritë, më mirë ndez një qiri” thoshte Nëna ynë e madhe;nëna  Terezë, kështu qe edhe në sado pak aktivitete  qe po bëjmë në mërgatë gjermane po lejmë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe.
Autorëve ju urojmë suksese të reja
Autor te ORES LETRARE
Autor te ORES LETRARE
Autore, duke ndjekur Oren letrare
Autore, duke ndjekur Oren letrare
Shaban Cakolli duke referuar
Shaban Cakolli duke referuar
Musa Mulolli, recitoi ''çohu i vdekur'' nga Gj. Fishta
Musa Mulolli, recitoi ''çohu i vdekur'' nga Gj. Fishta
Publiku
Publiku

valltare te Lidhjes - motrat Zogaj
valltare te Lidhjes - motrat Zogaj
Autoret qe promovuan librat e tyre
Autoret qe promovuan librat e tyre