Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon M. Dilo: Emir Qafa është nga ata, që nuk mund të harrohet

| E marte, 06.10.2009, 07:08 PM |


EMIR  QAFA  ESHTE NGA ATA,
                         QE NUK MUND  TE  HARROHET.

Nga Ksenofon M. Dilo
 
    EMIRI është bir i  komandantit trim  të xhandërmarisë Beratit,MYRTO QAFES-shquar né luftë  për qetësi e liri të vatanit po,i burgosur nga komunistët kur rrëmbyen pushtetin. Fëmijët,Myrtua  i mbrujti me vyrtyte Skraparlite.   Qysh né vogëli,Emiri i ngjante erës të kulmakut e të qafës Martës,vrullit të  përroit të Mollasit e lumit të Vlushës. Tregojnë për biondin e vogël-rrethuar  me aq dashuri e entusiazëm nga shokët e tij  që u dha fitoren  né futboll sa,tërhoqi vëmëndjen e oficerit gjerman.. që e përgëzoi dhe e pyeti:
-nga je?  
Me zë të lartë djaloshi flok-verdhë,u përgjegj:-JAM SHQIPTAR !
-Po me armë qëllon dot ti?-shtoi oficeri.
-Nëma,aprovoi me lëvizjen e kokës!..dhe..drejt e né shënjë,pa e bërë të gjatë.. qëlloi !Edhe njëherë-thanë të tjerë..Po, e njëjta gjë ndodhi.. me skraparlitin e vogël..birin e atyre maleve e kodrave ku është përkundur njëherësh si urtësia dhe trimëria,si patriotizmi  dhe nderi .për të qënë i  fjalës dhe i besës- né shënjë goditi !
  Aftësitë,sjelljet e tija,kurajua,zotësia për ti kapërcyer pengesat e vështirësitë pa ju dredhur qerpiku e mbanin lart né sy të shokëve,mësuesve e  të gjithë atyre që e njihnin dhe,tërhoqën mbi të vështimin e trainerëve të sportit.E patën né qëndrën e aktiviteteve te tyre,deri sa mbaroi shkollën e mesme  pedagogjike.
   Pastaj, ashtu si tërë shokët e tij  me cene né biografi si Abaz Lumani,Tokli Salepi,Ylli Ruli etj. etj. punën si mësues e filloi né Skraparin malor.
 Shqoi kudo ,që punoi..Pasqyroi modelin  e Njeriut të drejtë,të përpiktë,,i palodhur né aktivitete kulturale e sportive-brënda e jashtë shkolle e rrethi-Xhaxhi,si e thërrisnin plot respekt  të mëdhej e të vegji..Mësues i vërtetë POPULLI u bë po,i padreketuar!...
  Profesionist i shkëlqyer,simbol i qytetarit të përkushtuar né mësuesi . Né tërë punën tij, vuri  nderin e tij,dashurinë për Atdhenë,dhe asnjëherë kompromis me ndërgjegjen e tij njerëzore. I dashur me të gjithë. I urtë,kur kish nevojë për fjalë të urtë..I zjarrtë kur   duhej nxitje për të kapërcyer pengesa..Sy patrëmbur. Shok e mik me kokë! I tillë ishte EMIR QAfA .
  Si ujët e zallit të Blerimës ,ecnin opinionet e pastra për Mësues EMIRIN .  Jeta ka nevojë për Njerëz të vertetë,shok e mik të besës, prindër të ndërgjegjëshëm ,    organizator     të    zot  , profesionist dhe njerëzorë,simbol të njeriut të ndershëm si ç’ishte përherë dhe mbeti né kujtesë të gjithë -sejcili EMIRI.
               Falë aftësive të tij dhe zgjimit skraparlit që e çmon përçarjen si shkatërrim të vatrës shqiptare me formulën “vështroi punën dhe jo gunën” për ca kohë e caktuan dhe ispektor, me shefin arsimit, demokratin Abdulla Badronja, veç,ushtrinë Emiri duhej ta bënte né brigatën e punës(Lushnjë) ..nuk duhej t’ i besohej arma?!..Fituan mbrapshtinat aq sa me zi u regjistrua me korespondencë né Universitet-të cilin e mbaroi  me nota shumë të mira .
   Mësues, që nuk e humbi kurrë shkëlqimin e Tij.  I caktuar né Bogovë , nuk i jepej strehim !  Vetëm një vendim kish.:”Le tu tregojmë që edhe né majë të gurit ,njeriu i zoti e ndërton jetën e tij.”..Dhe respekti për mësues EMIRIN..sa vinte rritej..sugjerimi mos  u shoqëro me   të padëshiruarin , karakteri itij nuk e përfilli.
  Afroheshe  Bogovës  e dallonte shtëpia majë atij bregu né anë tjetër të Osumit e ndërtuar prej tij!Ndihmoi  e shoqja labe-mësuese Dallëndyshja.   Fëmijët e tij të vegjël ,Xina e Astriti aq të dashur  e të zgjuar,ndihmonin  babanë e tyre  sé togu me Lekën e vogël që nuk u ndahej.. sillte edhe ky poshtë nga lumi  nonjë haliq të vogel ,me duart e tij të njoma … .Ndihnin  tu ndërtonte vetë shtëpinë  Babai..Plot pjergulla e bletë obori  i kësaj shtëpie u bë. .Veç pula..JO!  Co ku bënin nga ndonjë vezë e dilnin kakarisnin te gardhi ato te shkreta tërë  kërkëdi e..u dukej aparatçikëve sikur përbuznin luftën e klasave…!
   Eh!..zhurma e Osumit duket sikur rrëmben me vehte tërë ato “Ahe” ! ..Valët  e tij çfaqnin dhe  këto habinë :”Si është e mundur të shkrish rininë tënde,jetën për SHQIPERINE dhe,të ndjeheshe i huaj në vëndin tend?!..
   ..Ngjarje pafund  do kujtohen …  plot respekt për  këtë burrë,që motiv të përherëshëm pati:”MIKU NE RREZIK PROVOHET”
  …”Le të tunden malet ,mor bir- foli me zë të lartë një plakë nga Vërseshta (Hamalia) –sa pushoi séance gjyqësore e  mësuesit QERIM HYSENBEGASIT me ato akuza parafabrikate politike-po s’bien!  kur Emiri  burrërisht  i shkoi pranë atij dinjitozi QERIM në të drejtë të tij.  Dhe me zë akoma më të forte sa oshetiu salla shtoi  : “HALLALL QUMESHTI NENES;bij! Dëgjonje atë zë ..  ,qëndronje dhe  ngjau ,të  thoshe..po prek me dorë kulmin e çatisë së  bukurisë morale.
      Ishte zë  burrëreshe skraparlite .që,e di mire “Vlera e  njeriut qëndron në faktin: ti afrohesh sa më pranë idealeve njerëzore..”.Zë,që nuk  u ikte dot detyrave si Meme dhe, Zëri i Mëmës është zëri i zëmrës – kërkon  dhe don të vërtetën udhëheqëse- Ndaj, jep dritë dhe forcë në dallgët e jetës. Idealet njerëzore e forcojnë  shqiptaren. E Vërteta  dhe Dashuria  janë  fati i bardhë i  zëmres ,aq më tepër i Zëmrës së Nënës,i Nënës SHQIPERI.
       Do shkruhet për mësues EMIRIN  edhe né të ardhmen për atë burrë që,dhe kur e nxorrën né pension ja vlente pyetja :”Si do bëjë arsimi né Skrapar pa mësues EMIRIN?”
   Né pension dhe  gjithjnë  si dhe më parë,né aktivitet! Né ballë të saj e gjeti lëvizja demokratike  né Berat./Shami loti u bë për të vuajturin- “Xhaxhi” ,z/kryetari i këshillit Bashkisë Beratit .  
 ..  Kalonte makina me EMIRIN ,hallexhiu që e priste me agoni-ndjente ti lehtësohej zëmra. .. i burgosuri politik me 5-6 sëmundje né trup,i largohej dhimbja .. shihte që dinjitozve  si Ai u fliste né emer,përkulej,i përqafonte me dasiuri ei shtërngonte né kraharorin e tij..
  ..Ikte dhe gjithë ndiheshin më mirë nga takimi me të birin e Myrtos, nipin e Rexhepit,edhe pse ngarkuar  me tërë ato halle e të helmuar…Nga  ballkoni i katit të dytë ( te shtëpia né lagjen Celipias në 97-të) u hodh -kur pa që s’u bind  zërit tij..- e i merr revolen nga dora .njërit që sapo bëhej gati të qëllonte  mbi  një kalimtar..Nuk mund të duronte të mirrej jetë njeriu para syve të tij e,ky të ish sehirxhi.Kish gjak  nga  gjaku i të pareve të tij,ish  skraparlli!
 Shqetësohej  EMIRI vetë .Interesohej për  të vuajturit vetë,,I qetësonte duke u dhënë kurajo dhe shpresë.…Të mëdhenj të vegji e ndjejnë botën tani,pak më të shkretë ,si të mungojë diçka  që vështirë do ta rigjëjnë…Ngushëllim .. pritën  deri edhe Gjerbësi, Radëshi, Corovoda, Bogova ..Skrapari për birin e tij të devotshëm,ngushëllim  pritën dhe ato male e lugina të Skraparit, që i deshi aq shumë,që u kushtoi djersën,shpirtin, zëmrën e tij aq burrërore!
 Po..,sa herë brohoriten skuadrat sportive të Skraparit ,atje brohoritet dhe  EMIRI ,që i formoi ato. Sa herë jep aktivitete  kulturale Skrapari,është atje dhe zëri i fizarmonikës i të riut Emir Qafa !Sa herë dëgjohen krismat e qitsave,te krisma është dhe  snaiperi EMIR QAFA. Sa herë  thërritet LIRI-DEMOKRACI,  atje ,te oshëtima është EMIR QAFA.
 Krenohet familja,shokët,shkolla,Skrapari,Berati,sepse ish nga ata që  ngrëjnë më lart traditën,kulturën dhe nderin. Jeta e tij përcjell mesazhin sot:
 Të jemi atdhetarë të flakët, të jetojmë krenarë né këtë tokë.Zyrtar me ndërgjegje të lartë,qytetarë të ndershëm :morali i dinjitetit burrëror ,né përbuzje gjithmonë të maskarallëkut dhe mosmirënjohjes.    AI   ESHTE  NGA   ATA   QE  NUK   MUND      TE HARROHET.