Shaban Peraj: Egoizmi i tepruar
| E marte, 06.10.2009, 07:37 PM |
Egoizmi i tepruarShkruan: Shaban PerajTë bindur se në vendin amë gjithmonë do të kemi përktahjen e duhur, bile kur janë të pavend veprimet e të tjerëve karshi nesh, na dalin disa kozmopolitë nga Tirana që na dashkan të na dallojnë nga pjesa tjetër e trugut shqiptarë. Dhe me këtë duan të na tregojnë e të na bindin se ka edhe më keq! Për më tepër këta kozmopolitë nxitohen aq shumë që t’i duatrokasin kësaj të keqeje, krejt si në fjalën e urtë, “kur shoh të pafenë, lus mëshirë për mosbesimtarin”. Pavarësisht se nga ç‘sistem i mallkuar dolën këta kozmopolitë, pranimi i një relativiteti të tillë për besimin tonë, mendimin tonë historik, për zakonet dhe traditat tona si një e vërtetë absolute, duke e bërë njësi mase,s’është asgjë tjetër veçse miratimi i një shfisnikërimi dhe shpërfytyrimi të pafund... Këtë shpërfytyrim e shprehen qartë në emisionin “Opinion” të së hënës dy nga figurat më kozmopolite të Tiranës, Maks Velo e Fatos Lubonja, ku me ekstremizmin e tyre paraqitën vlerën e një helmi vrasës. Në të kundërt, endërrimet e tyre për të qenë bashkë me ata që me shekuj u munduan të shfarosin qenjen tonë, nuk kanë ndonjë dobi as për hapa shkencor, as edhe për ta gjetur të vërtetën. Me egoizmin e tyre deshën të vënë në provë profesorin tim të nderuar, Ali Aliu e të fyejnë shqiptarët në Maqedoni, të njëjtën sigursht se do ta bënin edhe me ne shqiptarët në Mal të Zi e gjetiu, për t’na bindur se për integrim me popujt tjerë duhet që ne së pari të lëshojmë pe! Ne për këtë jemi dëshmuar me vet faktin se i kemi pranuar shtetet në fjalë, se kemi pranuar dokumentin më të lartë të shtetit, siç është Kushtetuta, dhe si duket këtyre në Tiranë u është errësuar horizonti, ndaj me anë të “lotëve” përpiqen të shuajnë zjarrin e mallit! Të bindur prej diturisë së tyre harrojnë se jashtë Shqipërisë ka mjaft shqiptarë të tjerë që me veprat dhe punët e tyre kanë bërë mrekulli, këta vazhdojnë që me egon e tyre të dalin në shesh të fryer e të zmadhuar sikur ne të ishim “kallam kusur”.Nga veprimet e tyre “për të shitur sapunin për djathë” dhe për t’na shpallur islamik, muxhahedinë, turqë e mos e thashtë zoti edhe terroristë, nga vet këta kozmopolitë nuk pati diçka që ia vlenë më shumë të diskutohet, diçka për të cilën punuan e punojnë kudo në botë shqiptarët, e ajo është qëndresa si komb, si popull që jeton në trojet e veta etnike. Derisa ne jemi të detyruar që çështjet tona t’i trajtojmë jo me eufori ndjenjash e emocionesh, Maks Velo e Fatos Lubonja u munduan të denigrojnë shqiptarët në Maqedoni, me çka dëshmuan se janë pseudontelektualë duke shfaqur alternativa të prodhuara vetëm në kokën e tyre. Ata harrojnë se ne kemi parime të njëjta unitetin, pastaj vatanin dhe kulturën e njëjtë dhe se fatin duhet ndarë bashkarisht, kurse armiku është i njëjt, ai që për sa kohë nuk ka identitet, nuk ka kutlurë të mirëfillt, sipas këtyre pseudointelektualëve shqiptarë të “mëdhenj” që shprehen në dobi të tyre, nuk ka të zgjidhur as emrin e vet. Me këtë dëshmuan se janë në të njëjtën zonë me maqedonasit, ndaj dolën qesharak para ipinionit, pa ditur se në vendin tonë i cili është bërë skenë e afrimit dhe shkrirjes me njëri- tjetrin si përfundim i jetës së përbashkët prej shekujsh, të kërkosh gjënë që i themi “gjak i kulluar”, është si të kërkosh të gjitha hollësitë që i përkasin gjithësisë. Si në veri e jug, në lindje e perëndim, në çdo anë të vendit tonë ka të vendosur individë puthadoras dhe të shitur tashmë të cilët me dashje apo jo bien në situata qesharake.Këtë në njëfarë mënyre e ndihmoi edhe gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziui cili është dashur më mirë të kanalizojë rrjedhën e bisedimeve duke e ditur se aktorët në tyrezë nuk janë në nivel të njëjtë. Është për të atdhur keq që këtu u ndodhë edhe profesori Ali Aliu të cilit nuk iu dha mundësia për të thënë fjalën e tij në nivel akademik, përballë “strucave” të imponuar në shoqërinë shqiptare. Po qe se individët në fjalë nuk e njohim periudhën në të cilën po jetojmë, është e pamundur të pranojmë se të njëjtit jetojnë akoma për hirë të të tjerëve e për të shkatërruar shoqërinë tonë.Kjo nuk i bënë mirë askujt, e aq më shumë nuk i bënë mirë shoqërisë shqiptare duke na servuar pseudointelektualë me defekte mase. Kur ata që veprojnë kështu e që pretendojnë se janë njerëz me ndikim, a nuk kemi të bëjmë sa me shkatërrim, aq edhe me mëkat dhe krim ndaj popullit të vetë? Kush e di, ndoshta do të duhet që tërë bashkësia e cila s’e ka kuptuar ende orientimin tonë, të mbetet edhe për një kohë të caktuar në gjendjen ekzistuese!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.