Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)

| E hene, 05.10.2009, 07:13 PM |


Ekrem Ajruli

BINI BURRA

Bini, burra, bini
Poshtë e lart
Pushtetit
Sa të mundni
Vidhni rripni
Në llogari t'miletit
Vërsuluni natë e ditë
Tryezave të rakisë
Burrërisht me besa-besë
Në llogari t’partisë
Le të çirret sa të dojë
Opozita anembanë
Edhe ajo është soji juaj
Mos e prishni Sevdanë
Hani çka të mundeni
Veç salltanateve të miletit
Po i hëngrët dhe ato
Vjen dita e kijametit

MALLI PËR ATDHE

U bënë ca dekada
Nën thundër t’mizorit
Patriotët morën azil
T’i shpëtojnë terrorit
Kurse ne të tjerët
Nuk ndihemi të gjallë
Se një grup banditësh
Na mbyllën n’tinar
Rënkon vendlindja
E shtrirë gjërë e gjatë
E shndëruan kopilat
Sot në rezervat
Mbi tokën e shejtë
Hordhitë marshojnë
Burrat e dheut
N’fotele lotojnë

KU E GJETA FERRIN

Gjersa ti pas hyjnive
Rend poshtë në Purgator
Unë këtu në gji të Evropës
Përleshem me cerber e kremator
Kot zbrite poshtë ti Dante Aligeri
Ja këtu në cep të Ballkanit
Sundon Luciferi