Poezi nga Isa Spahiu
| E hene, 05.10.2009, 05:42 PM |
Isa Spahiu
Popullit tim
Zgjohu nga gjumi ! Zgjohu populli im i dashur,
a nuk e shihni se jam duke u tretur
zgjohuni ! Kapni pushkët për vajin tim?
Nuk e kuptoni se jam I lodhur nga diktatura
më kan thyer zemrën ,më kan thyer dhe shpirtin
mundohem tl mbaj veten që të mos dorzohem
Ngrihu në këmbë popull!
Nata sonte vëtem më kalon
nuk më troket askush në derë ,
nuk më kujton njeri, a thua mos kam vdekur
Apo ka humbur kjo njerzi
Ku është gjaku I të parëve.
Ku është nëna Shqipëri
Mos vallë kam luajtur mendsh
apo nuk ka konak në këtë vend
Zgjohuni trima dhe bashkohuni
O sot o kurrë
Gjumë nuk kam
Është natë e ftohtë vjeshte,
më vjen sikur dikush më provokon,
a është vallë e vërtetë apo veshët më bëjnë,
dëgjoj dhe nuk besoj se njëfarë enciklopedie
ka nxjerrë në sheh një urrejtje
shumë shekullore ndaj popullit shqiptar
nuk mund ta besoj vallë ju a mendoni
se Çuprilloviqi është gjallë
apo i ka lënë këto zagar
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.