Kadri Mani: Ju paraqesim poetët tanë të mirënjohur - Mikel Gojani
| E diele, 04.10.2009, 01:57 PM |
Ju paraqesim poetët tanë të mirënjohur - Mikel Gojani Mikel Gojani: NË KËTË RRUGËTIM SHUMËÇKA KAM HUMBUR - POR SHPRESOJ... Përgatiti Kadri Mani SHËNIME MBI AUTORINmikelgojani@hotmail.comMikel Gojani u lind më 1956 në fshatin Dugajevë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Drenoc ( fshat afër vendlidnjes), Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, ndërkaq Fakultetin Filologjik - Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Një kohë të gjatë ka punuar mësimdhënës, poashtu edhe bibliotekar, në shkollën fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës. Ka punuar edhe udhëheqës në bibliotekën e qytetit “Kongresi i Manastirit” në Klinën. Një kohë ka kryer detyrën e zyrtarit për informim publik pranë Kuvendit komunal, ndërkaq tash kryen punën e lektorit në Kuvendin e Komunës në Klinë. Ka punuar edhe gazetar në të përditshmen kombëtare “Bota sot”.Me krijimtari letrare merret qysh herët. Poezinë e parë e ka botuar më 1968 në revistën për fëmijë “Pionieri” dhe “Jehona e Dukagjinit”. Ka bashkëpunuar me shumë revista në gjuhën shqipe në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Lubjanë, si: “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, Jeta e re”, “Fjala”, Nëntori”, “Drita”, “Koha”, Altrnativa”, “Republika”, “Illyria”, “Flaka e vëllazërimit” etj. Me kumtesa ka marrë pjesë në shumë sesione e simpoziume në Kosovë dhe jashtë. Paraqitjet e tij janë pritur mirë nga publiku. Deri me tash ka botuar këto libra: Zëri i largët (poezi) - "Rilindja" - Prishtinë 1990; Udhëtimi pas kaluarit të vdekjes (poezi),"Fjala" - Prishtinë 1994; Ndrecë Ndue Gjoka (monografi në vazhdime) "Rilindja" 1995; Shëti nëpër atdhe (poezi për fëmijë),"Pena" - Prishtinë 1995; Llesh Gjon Lleshaj (monografi-bashkautor me Pal Canajn), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë; Kroi që rrjedh rrëzë bjeshkës (poezi për fëmijë), Prishtinë 1996; Në profil kah Jugu (poezi) - Prishtinë 1996;Ai vjen me shirat e pranverës (roman), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë; Mësonjëtorja e Zllakuqanit (monografi-bashkautor me Pal Canajn) - Klinë 1997; Udha e shkronjave (poemë) - Zllakuqan 1997;Kolë Ndrecë Mirdita (monografi) SHB "Anton Pashku"- Prishtinë 2003; Diell dhe reshje mbi Morenë (poezi) - Prishtinë 2005; Tradita dhe bashkëkohësia, (studime, vështrime letrare, intervista), botoi “ARSest” - Prishtinë 2007;Mendësi krijuese (vështrime letrare dhe intervista), Prishtinë 2008,Mësuesi në kujtesë (monografi), “Drita”, Prizren 2009;Dedë Daka – në kujtesën historikeKa në dorëshkrim edhe disa libra të tjerë. Mikel GOJANI NË KËTË RRUGËTIM SHUMËÇKA KAM HUMBUR - POR SHPRESOJ Në Trastën e shkabaveVarur rri një Emër Dimrat e egërE thyen guallin e gurtëMitin e ruajti të mos ia vrasin Harta e jetësGjithherë e vizatuarI rri mbi vetulla Nuk është një ëndërr e rePikë gjaku me plagë të vjetër Motet e ThataNuk mposhten jetënNë kërkim të DheutNë kërkim të ujit të ajrit të gjakut e jetës E di -Shumëçka kam humbur në botëPo, shpresoj… PEIZAZH ME MUGË Unë i strukur në urnëGjenden në fatin e kësaj koheGjymtyrët nga çdo anëKanë dhembje që s’durojnë Ende pa u shëruarNga varret e hershmeShpirtin tim të brishtëMë pushtojnë shumë plagë tjeraAs lot të bardhë nuk kam për t’i pastruarBurimi është ndaluar nga ama e tyre Me shekuj në pritje kërkoj një diellAtë diellin tim përcëlluesE di shumëçka në këtë botë Kam humburNëpër rrugët plot labirinthe Në dhomën e errët skëterrë Bashkë me urnën time po digjem. NË FOLLORINË Në kërkim të EmritNgarend qe ca shekuj Aty gjetaEpitafet e KohësDhe, dialogoj me gjithçkaTë asaj bote të brishtë Pyes qiellin e përhitur:Të kujt janë gurët?Përgjigjet me pantomimë Edhe GurëtFlasin për Historinë e Qiellit,Vranësirat e zeza skëterrëUa kanë zënë kaltërsinë Bjeshka flet për DiellinUa ka njohur biografinë-E ka më afër Jetës Dheu i pandarëFlet për të gjithaDëshmi kohë ndër kohë Nën të janë VarretVarret që kurrën e kurrësNuk humbën ndër vorbulla Zbres rrëzë KroitQë asnjëherë në jetëDamarët nuk ia kisha parë;Nga aty prapë pyesKundruall për ca frëngjiPortat e Ylberit përgjigjen:Janë të Mëmës Shqipëri! MOREA Mbi shtatin TëndFlë ai zjarr i lashtëËshtë shndërruar në rrashtë Shpirti i NjeriutDëshiron të shndërrohetNë një trajtë tjetër.DUMVENICO* Kur bie mespërmes shtatit TëndKthehem në Antikë Shpirti përjeton një sembim të mprehtë Shpeshherë kam menduarT’i shoh damarët e trupitAta damarëQë sfidojnë kohënAto kohë të mungëta Një klithmë të thellëNë një kohë lëshove Nga paranojaMesjetarët të ngulfatën frymënDuke u frikuarMos je varr i gjallë Jeta e nëndheshmeI ngjan një feniksi diellorDo rë shoh pakëz dritëKur trupoj mespërmes trupit TëndNdjej ca dhimbje të serta *Qytet i lashtë ilir në afërsi të Pejës PEIZAZH ME MUGË Mbi horizontin timJanë shërndarëPeizazhe me mugë Sa shekujNë pritjeHarta e Horizontit timTë marr formën E Portretit Diellor Portat e qiellitNuk mund të hapën Ndërsa u zihen rrugët Kur do të rihapenPortat e Qiellit tim APOTEOZË ANTIKE Vështir është t’i shikoshDorën e zgjatur në horizontKëmbët të shtrira në asfaltin e zi Fytyra e tij e jeshiltëTë përkujtonMotivet migjeniane Është shekulli i mijëvjeçarit të tretëEuropa e qytetëruarKa mbërritur fjalën e fundit të teknikësTek ne mbizotëronApoteoza antike
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.