Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Martin Lleshi: Përplasje ikjepërdaljesh

| E shtune, 03.10.2009, 09:24 PM |


Martin Lleshi

PERPLASJE  IKJEPERDALJESH

Largohem nga vetja mallkimeve t’ namura

Zhgënjimi më sjellë në nismë hapërimi

As kahjet s’përfillen mendimeve

N’vorbulla t’përhumbjeve n’rrotullim krahësh

Cilin zbërthim të krisjeve përqafuan ëndrrat

Ç’shlyerje e kufijve të ikjeve nëpër hartë

Nëse pritja të duket parajsë

Me duarhapjet e engjujve te bardhë

Gjuhë e harrimeve memece kapërcen fjalët

A duhen largimet njësoj si vetëdaljet e ikura

Kur ç’mallen me heshtjen e hijeve n‘ luhatje t‘theçafjeve

Kafshohen me vetvetën n’kërkim t’parajsës deri në ramje

Çuditë e zërave nëpër këngë t’përdaljeve drithërojnë

Ëndërr apo zgjuar jamë veten pyes n’këte natvonë

Juglindja më sjellë pak aurorë n’daljeagu

Pak shkreptimë drite  t’plasaritur në njëmijë vetëtima

Sikur më bëhej vezullimë rrezeje n’dritare t’ mbyllur

Nëse është thirrje e përmalljeve të ikura

Nga vetvetja e gjuajtur me gur

Nga dielli përbuzur rezënjëve t’krijuara


Sikur t’isha në nismë sante

Ç’do t’më thoshte fillimi

Vetikjet s’i kishin këputur hijet

Mallin dashuritë e kishin përqafuar

Shtatë herësh deri n’pëlcitje

Unë me Unin tim gur do kishim gjuajtur në diell

Nëse përdaljeve rreze do t’u falte

Plagë n’u çelshin vetikjeve

Mallë nëse lagin n’diell apo terin n’shi

S’do ua hapi dyert

Dritaret çelur do i’lë

Pak zbërthim atësie t’i ngrohë n’mërdhirje

Zjarrë t’ju bie n’mëndje prush në zemër

Edhe në këngët e këthimeve të purpurta…!

01.10.2009.
GJAKOVE