Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Krye gjeli

| E shtune, 03.10.2009, 09:39 PM |


Xhenc Bezhi

KRYE GJELI

Mbi  një grumbull plehu
Kaqurotën me gel
I thërriste pulat
N´ kukurimë një gjel

Alarmonte botën
Për një kokërr misër
Si ka hije të keqe
Të jetë kryeministër

Sa zhurmën e bënte
Të gjitha i tubonte
Në fund vet e hante
Ato i mashtronte

kaqurotë dhe mendje
s’ka kush qe ja ulë
Gjelat tjerë kur sheh
Behet sikur pulë

Edhe kur këndon
Te dy sytë i mbylle
Ai këngën për mëndësh
Na veshët me dyllë

Edhe kësaj here
Ti na i  ngrënë kokrrat
Por prej sot e tutje
Ti mësuam dokrrat

Ti besuam të gjitha
Ti me ne po lua
prej nesh gjë mos pritë
kë kokrrat e tua