Kush mundohet ta vëjë kombin shqiptar në gijotinë
Nga Blerim Rrecaj
Jemi dëshmitarë se gjatë kohës së fundit janë shpeshtuar sulmet ndaj kombit shqiptar. Kush i orkestron këto sulme njërën pas tjetrës dhe a kanë këto sulme lidhmëri mes vete? Ka kohë të gjatë që me çdo kusht qarqe të caktuara ta kriminalizojnë luftën çlirimtare të Uçk-së, jo vetëm me dy rreshtat e Del Pontes për Burrelin, por edhe me sajime, trillime, gënjeshtra e çka jo tjetër. Pos tjerash si sulm miop e ogurzi kemi të ashtuquajturën enciklopedia maqedonase që s'ka si quhet ndryshe pos si famëkeqe e faqezezë. Sot u dha edhe një vendim gjykate i Euleksit për gjoja krime lufte që siç e quajnë ata Grupi i Llapit. Në vend që Piter Feithi dhe Hashim Thaqi së paku t'i vizitonin nxënësit e helmuar të Fushë- Kosovës dhe të premtonin se ky rast do të sqarohet sa më shpejtë që të jetë e mundur ata i pamë Median Center në Graçanicë duke i ftuar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, e ç'kuptim ka kjo kur para pak kohe po këta serbë masovikisht dolën edhe në zgjedhjet që Serbia i organizoi në Kosovë. Kur ende mjegullohet çështja e këtij helmimi shqetësimi rritet kur flitet edhe për gazra e helme të njejta që i përdori Serbia në kohën kur e kishte nën thundrat e saj Kosovën e tërë. Derisa rezultatet e analizave vonohen dyshohet mediat merren fare pak me këtë rast kemi arsye të dyshojmë se po fshihet diçka. Aspak nuk e teprojmë nëse themi se po t'u ndodhte kjo p.sh., nxënësve serbë e jo edhe nxënësve të pakicave tjera do bombardoheshim me lajme, me reagime që do të zgjateshin me javë e javë të tëra. Ne vazhdojmë të helmohemi në forma e metoda të ndryshme tash një kohë të gjatë. Në 90 e kusur për qind të mediave tona ndoshta duke marrë edhe fonde të dyshimta janë përpjekur t'i demonizojnë shqiptarët p.sh., në ballinat e ndonjërës prej tyre kanë vendosur lajme nga kronika e zezë dhe kanë dhënë "lajmin" se një shqiptar me veturë e ka shkelur një plakë në Zvicër. E drejta dhe e vërteta kanë dalë e kanë për të dalë në shesh dhe faktikisht dalja e këtyre të vërtetave po i nxisin faktorët antishqiptar të punojnë ditë e natë për t'i mjegulluar ato me shpresën që t'i paraqesin edhe si të paqena. Kjo përballje me
elementet e tilla nën të cilat fshihet një terrorrizëm i fshehur, i maskuar, destabilizues, provokativ siç duket s'qenka e thënë t'i kundërvihemi edhe një kohë të gjatë. Shumë perde ranë e shumë vazhdojnë të bien. Bashkë me to edhe maskat që nuk dëshirojnë njërin nga kombet më të persekutuar e më paqësor në mesin e tyre. Thellësisht besoj se çështja e pazgjidhur shqiptare po lë vend për po e mundëson racizmin ndaj nesh. T'i kundërvihemi të këqijave ndaj nesh duke reaguar si komb, për ta zgjidhur çështjen tonë dhe të mos mbetemi në mëshirën e të tjerëve që pos tjerash masin pulse dhe dijnë të bëjnë edhe eksperimente...