Halit Bogaj: Adam Mickieviç “Grazhina”
| E enjte, 01.10.2009, 07:34 PM |
ADAM MICKIEVIÇ “GRAZHINA”Nga Halit BogajNjëra ndër mrekullitë më të mëdha poetike të mbarë literaturës botërore, pa mëdyshje është edhe poema patriotike “Grazhina”, e shkrimtarit të njohur polak Adam Mickieviq.“Grazhina” të zgjon ndjenja të shumta atdhedashurie e cila bënë fjalë për një princeshë të famshme lituaneze që veshet me rrobet e burrit të saj për t’i dalur në ndihmë atdheut dhe për të luftuar për lirinë e tij.Grazhina, heroina kryesore e poemës homonime të Mickieviqit është një femër e posaçme e cila bëhet theror në një luftë vendimtare kundër armikut gjerman që ishte mësyer ta pushtonte Lituaninë e pavarur e cila kishte një traditë të lashtë luftarake dhe patriotike.Ajo është motra e mbretit lituan i cili me vite të tëra e kishte mbrojtur atdheun e tij të rrezikuar. Ishte e martuar për një princ tjetër lituan i cili xhelozonte vëllain e saj autoritativ Vitoldin, por që ishte i shquar për një trimëri të jashtëzakonshme dhe që gëzonte autoritet të madh në vendin dhe popullin e vetë.Princi Litavër/i shoqi i saj/ kishte lidhur një aleancë të fshehtë me armikun për ta asgjësuar Vitoldin e popullarizuar, por Grazhina nuk e lejon një gjë të tillë aq të kobshme që bashkëshorti i saj të bashkëpunonte me armikun për ta marrë pushtetin me dhunë dhe për t’u kthyer kështu kundër atdheut të vetë të dashur..Grazhina e mençur dhe trimëreshë vesh rrobet luftarake të burrit të e saj kur ai ishte në gjumë të thellë për t’i dalur përballë armikut dhe për ta mbrojtur nderin e vëllait, bashkëshortit dhe mbarë Lituanisë.Dalja e saj në skenë është diçka tejet e papritur dhe në një kohë kur i shoqi ishte në një gjumë të rëndë, dhe kur armiku kishte arritur afër mureve mbrojtëse të kështjellës zot i së cilës ishte burri I saj/Litavri trim./Ai gati e kishte bërë një gabim të madh dhe të pafalshëm historik për t’u hedhur në luftë kundër mikut të vetë dhe prijsit madhështor të popullit lituan.Një ogur të tillë të zi e ndaloi Grazhina madhështore për të cilën Mickieviq e këndoi njërën ndër poemat më të bukura që i ka lexuar ndonjëherë njerëzimi dhe që për hir të saj edhe shumë femra polake mbajnë emrin e nderuar Grazhina .Gjatë pjesëmarrjes së saj në betejë, askush nuk e dinte se Grazhina ishte femër por të gjithë ushtarët lituanezë dhe armiku i tyre kujtonin se ajo ishte Litavri, andaj edhe okupatorët ishin koncentruar shumë më tepër rreth personalitetit të saj/të tij/ luftarak.Pra Grazhina nuk kishte lejuar që bashkëshorti ta bënte një tradhëti aq të çmendur që të vehej në shërbim të të huajit i cili më vonë do ta pushtonte shumë lehtë Lituaninë, sipas asaj thënies së njohur dhe të lashtë romake”përçaj e sundo”.Sikur të vritej Vitoldi/Vëllaiu I Grazhinës/ , atëherë do të ishte shumë lehtë që të shpartallohej edhe Litavri, i cili xhelozonte sëtepërmi lavdinë e kunatit të vetë.Nata djallëzore e Litavrit shëndrrohet edhe në një fitore të paharruar dhe historike ngase ai e heton gabimin e vetë dhe madhështinë e gruasë së tij Grazhinës e cila që të mos ndodhte ajo që nuk bënte të ndodhte kurrsesi, ishte e vendosur që ta kthente edhe atë në rrugën e drejtë të cilën e kërkonte atdheu në ato çaste aq të vështira, çka edhe pati sukses por duke e sakrifikuar vetëveten ngase ajo vritet nga gjermanët.Në poemë na del madhështor edhe Rimvidi, këshilltar i princit Litavër i cili i tregon Grazhinës për të gjitha ato që dëshironte t’i bënte burri i saj, duke ia sinjalizuar se qëllimi ishte tejet i errët dhe tradhëtar.Pra Grazhinës nuk i kishte mbetur rrugë tjetër përveç asaj të cilën e shohim në poemë, e që është njëri ndër aktet më sublime në mbarë letërsinë heroike botërore, ngjashëm me pjesmarrjen e Sidit të vdekur në luftë me forcat e errëta dhe regresive arabe kur tentonin ta pushtonin Spanjën.Gjithashtu në mes personazheve më të dashura, më interesante, më të vendosura dhe më atdhetare, pa mëdyshje është edhe këshilltari Rimvid i cili ishte edhe krahu i dhjathtë i princit lakmitar, përkatësisht i Grazhinës gjatë luftës së saj të parë dhe të fundit e cila mbetet e vrarë në atë betejë aq të lavdishme dhe vendimtare për Lituaninë.E bukura, e mençura, luftëtarja dhe atdhetarja e jashtëzakonshhme- Grazhina zgjidh një problem delikat dhe shumë fatal për Lituaninë, kurse në të njejtën kohë edhe i eviton mendimet çmendurake të burrit të saj që ai të bashkëpunonte në dëm të atdheut ..Në betejë e sipër,askujt nga ushtria lituaneze nuk i shkonte mendja se Grazhina ishte e veshur në rrobet e princit Litavër.Askush nuk e dinte por diçka dyshohej ngase lëvizjet e saj ishin shumë më të dobëta në krahasim me ato të Litavrit i cili bënte kërdinë në betejat e shumta lituaneze.Gjermanët e kishin hetuar dobësinë e madhe të princit lituan, përkatësisht të femrës Grazhina, prandaj ishin hedhur në betejë me të gjitha forcat e veta shkatërrimtare.Sulmet e tyre të pandërprera bënin kërdinë mbi ushtrinë shumë më të vogël, së cilës i printe një femër e kamufluar në rrobe mashkulli.Ushria gjermane me një kalorsi moderne, nuk mund ta thyente dot shpirtin patriotik lituanez ngase ata bënin një luftë mbrojtëse ..Të lodhur nga beteja lituanezët dobësohen por së shpejti vie si Uragan kalorësi i zi i cili në të vërtetë ishte Litavri, e që lëshonte britma të fuqishme me të cilat i tmerronte armiqtë e vendit të tij dhe e ngriste moralin e ushtarëve të vetë trima.Britmat dhe kushtrimet e tij i çmendnin gjermanët të cilët ishin të hutuar se kush ishte ai trim aq i rreptë që defilonte si rrufe në drejtimin e tyre, por të cilët më në fund e kuptojnë se ai ishte Litavri i vërtetë që vinte ta shpëtonte nderin e vendit dhe gruasë së tij fisnike dhe trimëreshë e cila i kishte prirë ushtrisë në çastet më vendimtare...Litavri më në fund i sheh të gjitha gabimet e veta trashanike ndaj edhe nxiton në betejë si një luan i tërbuar për ta shpëtuar atë që mund të shpëtohej dhe për të prerë armiq të shumtë të cilët ia kishin vrarë edhe gruanë/Grazhinën/.Të gjithë ushtarët lituanzë, por edhe ata nga ana e armikut, e kishin kthyer kokën kah kalorësi i ashpër që vinte në ndihmë në çastet më të nevojshme kur kishte filluar të binte morali luftarak, duke u përshkruar në këtë mënyrë nga poeti i madh Mickieviq:/mbi kalë ai si lis mbi kodër ngjanë/dhe si degë të errëta lisi, ashtu bien copat e pelerinës anembanë/./kalorësi mbi gjermanët bënë kërdinë/ku shkel ai, teutoni/gjermani/ hapin merr/ku shpatë e tij mbjell vdekjen e mbjell zinë/atje veç klithma ndihen e veç tmerr/../ca hedhin stemat, ca flamurët hedhin/të tjerët, të tmerruar ,me vrap bredhin/.Në mes tjerash poeti thur vargje hymnizuese edhe duke shtuar:/Lituani!Atdhe!Ti je porsi shëndeti/se sa ti je e shtrenjtë, e di veçse ai/që ty të pati humbur.Sot bukuritë tua po t’i këndoj nga shpirti, që shumë m’u përmall/.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.