Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
| E merkure, 30.09.2009, 08:18 PM |
OAZA
Oaza e Ballkanit
Është parajsa vetë
Për derra të pangopur
Ngujuar në kabinet
Oaza e gjarpinjve
Risi historike
Dora e hadutve
Ka forcë magjike
Oaza e kleptomanëve
Ka dhe kafazin
Për barkuriturit
Kur u prishin avazin
Oazae nepërkave
Rezervat dembelësh
Xhenet sylugatësh
Arenë kriminelësh
NOSTALGJIA
Seç mu kujtuan
Sot
Ditët e rinisë
Jeta jonë e”lumtur”
Në prehrin e partisë
Kur kaplonte acari
E frynte stuhia
Kujdesej pushteti
Na nxehte partia
Thonin zgjeboproletarët
Kemi një atdhe
Shtrihet nga Sibiri
Gjer poshtë në Egje
Murtaja e kuqe
Lindëte xhelat
Në çdo pore t’jetës
Bënte roje
Një njeriulugat
RRËNJËT
Dikush na i rrëmih bjeshkët
Të gjej rrënjë lashtësie
bisha e përhirtë
Ardhur prej Azie
Netëve të zeza pis
Endet bjeshkëve të Sharrit
Kërkon farë e fis
Pjella e barbarit
Duke rend pas rrënjësh
Kapton monopate
Seç e nxjerrin rrënjët
Larg në Karpate
Gërmon nëpër shekuj
Me vite dekada
Mjerani fërkon bishtin
Se i humb lopata
Kurrë s’iu mbush mendja
Kukudhit, të mjerit
Se kjo tokë është dhe do të jetë
Tokë e Skënderit
OAZA E (Paqes)MIZAVE
Kjo Oaza e mizave
Po na bënë ftesë
Në karnavalin politik
Dhe ne të marrim pjesë
Prijësit e miletit
Shpalojnë historinë
Në mungesë të dijes
sulmojnë rakinë
Vishen e ç’vishen
Në patriot e tradhtor
Eh luftë, luftë interesi
Grupesh puthador
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.