Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Pikëpyetjet dhe krekosjet

| E merkure, 30.09.2009, 06:58 PM |


Pikëpyetjet dhe krekosjet

Nga Blerim Rrecaj

Pikëpyetjet dita ditës shtohen. Pikëpyetje për gjithçka nëpër kokat tona. ?-ja a nuk ju duket nëse e hiperbolizojmë si një gjarpër i përdredhur dhe nga koka e saj vazhdimisht rrjedh një helm që na spërkat. Dhe kjo spërkatje na mundon e na bën telash duke ju dukur se pak i kemi telashet...Për shembull mund të pyesim e të pyesim pa na u dhënë ndonjë përgjigjje e duhur. Përafërsisht kanë mbetur edhe diç më shumë se një muaj e gjysmë nga zgjedhjet lokale dhe billbordat janë të mbushur me fytyra kanditatësh që më duken si shpëtimtarë të rremë. Po flas vetëm për çka pashë sot brenda asaj hapësire të metaltë e të mërzitshme e të gërditshme do të shohim Ramush Haradinajn e Blerim Shalën duke qeshur secili sipas mënyrës së tij bashkë me mbishkrimin: "Në aleancë për Kosovën" e Astrit Salihun veshur si për festën e Bajramit me moton: "Për funksionimin e Prishtinës". A thua sa kushtojnë reklamat e tilla? Pritet të shohim fytyra të tjera të ngjashme. Sa është e nevojshme lufta për ekspozim fytyrash të partive politike. Duke mbetur përsëri tek billbordat do vërejmë ata të Euleksit që pos tjerash në ta thuhet se ky mision ndihmon zbatimin e ligjit, por mbi ta me bojë të kuqe që këtë herë parulla siç duket nga aktivistët e "Vetëvendosjes" që kanë ironizuar duke shkruar: "Përkrahë Kosovën në Integrimin Evropian". Pikëpyetjet na vargisen si ushtarët e mbretit shprehje kjo që e përdornin për nxënësit me shumë të dobëta. Duke përmendur edhe individualen shpesh dëgjojmë dhe themi se kemi ngelur, kemi dështuar, na ka humbë reagimi qytetar, me një fjalë s'jemi kërkah. Një ditë njëri prej artikullshkruesve se pavarësisht se shumica e dojmë drejtësinë shumë pak përpiqemi për të. Pikëpyetjet vazhdojnë të vargisen dhe më sikur nuk e dijmë se pse e për kë jetojmë. Deri kur do themi deri kur kështu? Mos jemi duke i pritur erërat spektakolare të ndryshimit? Apo?...Kur po shkruaj ndonjëherë po mendoj se po shfryhem e po lirohem prej plot e plot gjërave. Po çdo ditë po ngarkohem me ato që po i shoh e po i dëgjoj. Se çfarë po ndjejmë, a jemi në gjendje ta shpjegojmë? Këtë a e shpjegon kush? Kush po i nxit pikëpyetjet dhe krekosjet tona njërën pas tjetrës???