Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Tinka Kurti

| E merkure, 30.09.2009, 08:53 PM |


TINKA KURTI/1932

Nga Halit Bogaj

Aktorja e madhe , Tinka Kurti, është njëra ndër kineastet më të famshme të artit tonë filmor dhe teatror, e cila  filloi të luante në film menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë botërore, përkatësisht në  filmin’Tana”./1958/.

“Tana Premti, një vajzë nga një fshat fushor, dashuron Stefan Gjokën , një i ri nga një fshat malor.Ata duan të martohen.Sipas zakonit ajo duhet të shkojë në shtëpinë e burrit, por ajo i kërkon Stefanit të vijë në fushë ku jetohet më mirë”, çka edhe realizohet pas shumë peripecive.”

Filmi “Tana” zgjoi kurreshtje të mëdha në të gjitha qarqet shqiptare dhe në Hungari ku ishte shfaqur edhe si punim diplome i regjisorit të ri Kristaq Dhamo..?

Ato ishin vitet e hershme të pasluftës kur Shqipëria kishte dalur e varfër nga lufta e domosdoshme dhe e imponuar nga egërsia e fashizmit italian dhe nazizmit gjerman, duke i mbyllur plagët e saj akoma të pashëruara.

Qysh në ato vite të hershme Tinka Kurti bëhet simbol i një krenarie të paparë kombëtare e cila realizonte çdo rol të saj me një mjeshtëri të madhe  artistike dhe me një lehtësi të jashtëzakonshme ngase ishte e paisur me një talent të rrallë  dhe të dhuruar nga vetë natyra.Ajo bënte hapa të sigurtë dhe kolosalë me çdo film të ri, apo me pjesë teatrore, duke u shëndrruar ndër aktoret më të mëdha, më të lavdishme dhe më të kërkuara të vendit.

Ndonse posedonte një zë karakteristik dhe mbante një qëndrim stoik në çdo rol të saj, Tinka Kurti mund të realizonte përformansat më të ndërlikuara të cilat thuajse ishin të krijuara vetëm për gjenialitetin e saj kreativ.

Disa dhjetëvjetsha më parë,  edhe ne në Kosovë patëm rast t’i shihnim  disa nga realizimet maestrale të aktores kulminante Tinka Kurti, e cila na lente mbresa të jashtëzakonshme dhe kujtime të paharruara me rolet e veta poliedrike.

Aktorja e shquar luajti në 35 filma shqiptarë dhe në një varg pjesësh teatrore në të cilat çdo here tregonte risi të tjera dhe të arritura shumë të suksesshme në botën e pashterrshme të artit të cilin e kishte në zemër dhe në ndërdijen e saj të përhershme.

Kush mund ta harrojë ‘’Tanën’’  e pakapërcyer , në regjinë e kineastit Kristaq Dhamo , e cila dha gjithçka nga vetja për ta realizuar filmin e parë shqiptar i cili krijohej  me forcat vetanake materiale në një kohë të vështirë në të  cilën gjendej Shqipëria dhe kur e kishte partner të madhin- Naim Frashëri.

Tinka Kurti shquhet edhe si njëra ndër recitatoret më të mëdha e cila gjatë luftës në Kosovë kontribuoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në mobilizimin e luftëtarëve të lirisë me vargjet nga veprat e Fishtës dhe të shkrimtarëve të tjerë të popullit tonë.Ajo mbillte atdhedashuri tek çdo zemër shqiptare, duke na bërë edhe më të kalitur në qëndresën tonë të përgjithshme ndaj barbarisë së egërsuar serbosllave e cila ishte lëshuar si lubi mbi trojet tona shekullore, duke vrarë , djegur e rrënuar gjithçka që gjente përpara.

Aktorja e dashur për të gjithë ne, ishte ndër të parat që u ngrit kundër atij okupimi klasik të Kosovës, duke na grishur në luftë deri në fitoren e sigurtë dhe përfundimtare të këtij populli të vuajtur dhe të robëruar me shekuj.

Tinka Kurti na bënte edhe më krenarë, më të forte dhe më të vendoasur  drejt realizimit të synimeve tona gjithëkombëtare, prandaj-bashkë me aktorin – Reshat Arbana, kanë mbetur simbole të paharruara bashkëpjesmarrjeje në luftën tonë të fundit çlirimtare.

Siç u pa edhe më lart,edhe Tinka Kurti luajti në një numër të madh filmash shqiptarë me emrin e së cilës është e lidhur një periudhë e gjatë kohore.

Në vijim po e i theksojmë titujt e tyre: Familjet (2009) serial Filumena Marturano (2009) Teatër Ne dhe Lenini (2008) Mira - (2008) Kosova: Desperate Search - Etjet e Kosovës (2006) Dasma e Sakos - (1998) Nata - (1998) Zëmra e nënës - (1994) Vdekja e kalit - (1992) Në emër të lirisë - (1987) Hije që mbeten pas - (1985) Besa e kuqe - (1982) Qortimet e vjeshtës - (1982) Si gjithë të tjerët - (1981) Mëngjese të reja - (1980) Nusja - (1980) Gjeneral gramafoni - (1978) Vajzat me kordele të kuqe - (1978) Emblema e dikurëshme - (1976) Çifti i lumtur - (1975) Lumë drite - (1975) Operacioni Zjarri - (1973) Yjet e neteve te gjata - (1972) Guximtarët - (1970) Tana - (1958)