Fetah Berisha: Autostrada e Bashkimit Kombtar
| E marte, 29.09.2009, 05:35 PM |
Fetah Berisha
Autostrada e Bashkimit Kombtar
/Dr. Rugovës-Dr. Berishës/
Sa kohë gjatë larg njëritjetrit
Një komb i ndarë, dy trupa e një shpirt
Drejt njëritjetrit bënë rrugëtim brezash
Oda shkollë e kënga histori bënin traditën
Më 31 maj 2009, këtu në Kalimash
U shtrua sofra e kombit, sofra e gëzimit
Zbritën katër vilajetet si dikur në Marash
E flakën ndarjen dke hedhur vallen e bashkimit
Sot në Kalimash, se dje në Koshare
U bashkuan qiejtë, dhe u shëmbën malet
E mundën historinë me një shekull ndarje
Kurrë s’do ketë më egzod as kalime ilegale
Sot në Kalimash buçet gëzimi i gëzimeve
Si dje muri i Berlinit, sot bie kufiri i tmerreve
Një shekull zemra e kombit me lotin e hidhërimeve
Sot autortrada e bashkimit çanë Alpet me tunele
Sot në Kalimash po ndodh mrekulla
Kosovë e Shqipëri tëtrungut Ilirian
U shemb shekulli i ndarjes dhe padrejtësia
Prishtinë e Tiranë si nëpëllëmbë të dorës janë
Kërkova tërë ditën me diell
Kërkova tërë natën me hënë
Kërkova në dritë e në errësirë
Kufirin me gjemba shqiptaro-shqiptar
S’ishte më, kha e kishte fshirë
Shqipëria kullë ngujimit
Vetëm zhurmë e frëngji
Komunizmi ferr i njerëzimit
Shqipëria pa besim e priftërinj
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.