Agim Cerga: Një detyrë morale...
| E marte, 29.09.2009, 08:56 PM |
NJË DETYRË MORALE…Nga AGIM CERGA
- Shkrimtar- Kisha shkuar te kafe “Europa” që të takoja poetin e njohur Xhevahir Spahiu, por fatkeqsisht nuk arrita t’a takoj, ndaj po dilja i menduar kur dëgjova që më thirri dikush. Ktheva kokën dhe pashë një fytyrë të qeshur me sy që i shkëlqenin, që më tha:- Sido që të ndryshosh, unë do të njoh sepse ti edhe të duash të ndryshosh nuk mund të ndryshosh. Eja ulu të pijmë një kafe.U ula dhe ai duke më dhënë dorën më tha:- Unë jam Ilir Çumani.- Ky është Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, – shtoi shoku i tij, i ulur në të nëjtën tavolinë.- Mos të shqetësova?, - vazhdoi me zë të butë Iliri.- Jo, përkundrazi, me dhe një kënaqësi të veçantë. Se për mua identiteti është nga më të rëndësishmet në jetë. Veç të tjerave, identiteti është i domosdoshëm për cilindo në jetë. Pas një çast qetësie Iliri më tha:- Të thirra se doja të ipja revistën tonë “Integrim”. Mbase duke e lexuar do të njohësh diçka më shumë nga bota shpirtërore e jetimëve. Unë vura buzën në gaz:  |
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani mes fëmijëve jetimë. 20 Maj, 2007, “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”. |
- Diçka unë e njoh botën e fëmijëve jetimë. Kjo ka ndodhur kur ime shoqe punonte si arsimtare në shkollën “Konferenca e Labinotit” dhe aty vinin të mësonin nga “Shtëpia e Fëmijës”. Kështu rasti e pruri të njihesha me disa prej tyre që vinin edhe në shtepinë tonë. Kështu, mbaj mend: Vasilika Zoraqin, Vera Ademin, Anife Mejdanin, Vjollca Ramën, Elvira Diamantin, Petritin, Ilirin dhe të tjerë. Kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë. Fëmijët e shqiponjës prej kohësh janë shpërndarë nëpër botë. Tani ata janë rritur dhe kanë krijuar familje, por unë nuk do t’i harroj…Tani që po shkruaj këto rradhë qëndroj në studion e vogël shumë larg prej jush dhe shikoj nga dritarja lulishten, vilat, pemët dhe dëgjoj zhurmën e trafikut që vjen nga qyteti i madh e i bukur i Montrealit, por të gjitha këto, së bashku me të gjitha kujtimet më shuhen përpara një fytyre të vogël, një njomëzakeje që më shikon drejt e në sy. Është Xhuliana Luli, jetimja që vdiq aksidentalisht në moshën më të njomë. Fytyra e kësaj vocërrakeje, me flokët e shkurtëra të krehura si djemtë, ndarë me vizë, të vështron në një mënyrë të tillë sikur don të thotë: “Nuk me njeh… !? Nuk të kanë treguar për mua !? Nuk të kanë thënë me sa gëzim luaja, si qeshja dhe sa i doja shokët e shoqet, veçanërisht Ilir Çumanin me të cilin rrija në një banke dhe e kisha si vëlla…!? |
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani mes fëmijëve jetimë të Kosovës. 20 Maj, 2006, “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”. |
Ajo nuk është më. Mbi varrin e saj të largët, diku në Sarandë, shkojnë e çojnë lule shokët e shoqet e saj, bashkëqytetarë, të njohur e të panjohur që kanë dëgjuar për historinë e saj... Kjo është një dhimbje e madhe. Dhimbja e humbjes së njeriut të dashur. Të gjithë do të ikim nga kjo jetë, por lum kush që e lën emrin të veshur me dashuri. Ti Xhuliana ja arrite këtij qëllimi të madh; madje ti u ktheve në një simbol të dashurisë e të dhimbjes njerëzore. Dita jote u shpall si “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”, dhe kjo është një gjë e bukur. Të gjithë kemi nevojë për dashurinë. Por jetimët kanë 100 herë më shumë nevojë, sepse ata, që në foshnjërinë e tyre më të largët u dogjën nga mungesa e dashurisë prindërore. Ndaj është e nevojshme, për të mos thënë e domosdoshme që shoqëria të kthehet në një shtrat të ngrohtë për të dhënë afërsisht dashurinë e munguar këtyre fëmijëve. Kjo nuk është një LUTJE… Kjo është një DETYRË morale e qytetare për të gjithë ne.
Montreal, Shtator, 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.