Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Laboratori për analizën e mostrave të dyshuara për Gripin A H1N1 inaugurohet gjatë javës në Kosovë

| E marte, 29.09.2009, 07:38 PM |


PRISHTINË,28 SHTATOR 2009-Banka Botërore ka vlerësuar lart angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për Gripin A H1N1, këto komente u bënë të ditura sot gjatë një takimi që zhvilloi Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi me një delegacion të Bankës Botërore, i cili po qëndron në Kosovë për disa ditë për të mbikëqyrë situatën rreth kontrollit të Gripit A H1N1 dhe përgjigjen ndaj pandemisë.Gjatë këtij takimi është biseduar për përgjigjen që kanë dhënë institucionet shëndetësore të Kosovës ndaj pandemisë së Gripit A H1N1, masave të ndërmarra preventive, sigurimin e medikamenteve dhe procedurave për porosinë e vaksinës.Përveç sigurimit të medikamentit Tamiflu, masave preventive dhe komunikimit me publikun, ministri ka theksuar se të premten Kosova do të startojë edhe me laborator për analizën e mostrave të dyshuara për Gripin A H1N1  dhe ka theksuar se fokusi i institucioneve kosovare nuk është vetëm krijimi i këtij laboratori, por që ky laborator të jetë referent për vendet e rajonit dhe i certifikuar.Kosova aktualisht posedon 27.500 doza të medikamentit Tamiflu.

Hajdin ISLAMI,Vushtrri.