Naser Aliu: Dashuria
| E hene, 28.09.2009, 07:14 PM |
Naser Aliu
Dashuria
Dashuria është shkëmbim
Shkëmbim vështrimesh të thella, të thella sa Oqeani Paqësor,
shikime tinëzare, vezulluese e të shpejta, si vetëtima,
shkëmbim premtimesh e shpresash, si lulet e para të pranverës
Dhe, ecja lëndimthi, si në errësirën e plotë...
Dashuri është edhe vrap i dalldisur nëpër shi...
Dremitje e përgjim nën strehë dhe pritje e pafund, rrëqethur
qull apo i mërdhirë,
dashuria është edhe sfilitje udhëzuese...
Shkëmbim i dhembjeve dhe vuajtjeve!
Dashuria është shkëmbim besimi,
respekti e fryme,
afshi dhe epshi
Dhe përgjegjësie, varësie...
Dashuria është shkëndijë dhe puhizë,
dëshirë e flakëruar, si flakadan!
Dashuria është:
Rrahje rrufeshme e zemrës
rrahja e ngeshme,
mungesë durimi,
orët e gjata, ditët e gjata, të pafund, si koha!
Përfytyrime joreale, irracionale, të trishtueshme!
Sytë e shndritshëm,
fytyra e përflakur, belbëzimi
dhe vështrimi përtokë, në sy
dhe dëgjim me vëmendje...
Ajo është:
Shkëmbim Marrë-Dhëniesh të barasvlershme
pa detyrim
Mirëbesim dhe afekt!
Dhunti dhe vetdorëzim!
Bulëzon dhe rritet:
Vetëm në mes njerëzve të lirë e të barabartë,
sepse Dashuria është një shfaqje e teorisë së probabilitetit...
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.