Jusuf Zenunaj: Këngë për Fehmi Lladrovcin
| E diele, 27.09.2009, 06:57 PM |
KËNGË PËR FEHMI LLADROVCIN
(Në dyvjetorin e rënies për liri)
N'atë Kosovë kreshnike
që kurrë s ' u përkul ,
u lind e u rrit Fehmiu
me shtatin si flamur.
Historinë e kombit
e mësoi n'odë burrash
si mbrohet atdheu
me gjokse t'forcuar
sikur mure kullash.
Rininë e burrërinë
i çoi me gisht n'çark,
siç i ka hije trimit,
te shkau të marrë hak.
Kahdo që shkoi
Fëhmiu në perëndim
thërriste:" t'gjithë në luftë
se kush s'na sjellë lirinë".
Liria s'është pjatë
që çitet në sofër,
kullat t'i shndërrojmë n'zjarre
me oda e me votër.
Malet si përherë
sot t'i bëjmë kështjella,
veç të bashkuar
për ne vjen pranvera.
Kur shpërtheu gjelbërimi
në fusha e në male
me pushkën e parë
Fahmiu bashkë me Xhevën
n'Ushtrinë Clirimtare.
Si në fushëbetja,
ashtu n'istikame
përkrah komandantit
luftoi nusja dardane.
Siç e kanë dhënë besën
e bënë edhe luftën,
në palcë armikut.
ia kanë shti tutën.
Për liri t'Kosovës
Fehmiu me gjithë nuse
me gjakun e tyre
u bënë lulkuqe.
Jusuf ZENUNAJ,
Bruksel,më 15.9.2000
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.