Halit Bogaj: Marek Edelman
| E shtune, 26.09.2009, 06:59 PM |
Halit Bogaj
MAREK EDELMAN
/I cili kërkonte të futeshin trupat tokësore
për ta shpëtuar Kosovën/
Ndër shumë burra botërorë
Që kanë mbetur madhështorë
Është një tjetër veteran
Me mbiemrin Edelman
2
Kishte ai shumë pedigre
Kur luftonte për atdhe
Kur u ngrit kundër Hitlerit
Kundër djallit kundër ferrit
3
Ai ka mbetur n’histori
I pamposhtur për liri
Dhe kur erdhi dita jonë
Nëpër botë bënte jehonë
4
Ai kërkoi për ne çlirim
Për çetnikët bombardim
‘’Se liria ka një çmim
Duhet bërë pa hezitim’’
5
Thirrte NATO-n sa më parë
Të zbarkonte shumë ushtarë
Dhe satrapin ta dënonte
Sa më shpejt që ta ndëshkonte
6
Pra ky burrë u bë për ne
Sikur t’ishte Promethe
Që ndez zjarrin për njerëzim
Që kërkoi për ne shpëtim
7
Ndihmë të madhe na ka dhënë
Me shumë fjalë që i ka thënë
Ai e thirrte Toni Blerin
Zhak Shirakun dhe Shrëderin
8
Që të zgjohen sa më shpejt
Të veprojnë sa më drejt
Për Klintonin mirë e dinte
Se Serbisë ai do t’i binte
9
Zëri i tij me plot respekt
Kishte peshë në çdo aspect
Ai një ditë me plot dëshpërim
Çonte fjalë në Perëndim
10
Ai e dinte se Serbia
Ecte shkonte kah çmendia
Thirri pra shumë shtetarë
Ndihmë të jepnin për shqiptarë
11
Ai për ne ish si Flamur
S’e harron Kosova kurrë
Do të ishte krenari
Që ta thirrnim në liri
12
Për meritë ta dekoronim
Dhe butësisht ta përqafonim
Por ç’të bëjmë Gandi na vdiq
Nëpër botë kishte shumë miq
13
Disa djem janë çoroditur
Disi krejt janë habitur
Dhe të mirat i harrojnë
Drejt prapësive tani shkojnë
14
E harruan Edelmanin
Që luftoi atëherë gjermanin
Që e thirri botën mbarë
T’na ndohmonte sa më parë
15
Që na mbronte me kushtrim
Ta shpëtonte vendin tim
Mirë e tha një ditë Enveri
Se na vdiq neve i ndjeri
16
Që krijonte aq miqësi
Nëpër botë për Pavarësi
Nga Robeli u frymëzova
Poezinë që unë e shkrova
17
Dhe vërtet më inspiroi
Me një shkrim që e botoi
Edelmanin ta kujtojmë
Kurrë në jetë mos ta harrojmë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.