Selim Hasanaj: E vërteta e argumentueme, libra monumental me vlera historike të Jusuf Buxhovit
| E shtune, 26.09.2009, 07:54 PM |
E VERTETA E ARGUMENTUEME, LIBRA MONUMENTAL ME VLERA HISTORIKE TË JUSUF BUXHOVITNga Selim HasanajQë në fillim të shkrimit kerkoj falje shkrimtarit, studjuesit, analistit, historianit, dramaturgut, aktivistit politik , diplomatit etj z. Jusuf Buxhovi pse unë po i shkruej pak rreshta dhe temë po marr dy librat e Ti të mrekullueshem "KTHESA HISTORIKE" Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së, libri i parë dhe "KTHESA HISTORIKE" Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur. I kerkojë falje të madhit Jusuf Buxhovi sepse unë as per së afermi nuk jam i aftë as kompetent të analizojë këta libra me vlerë të madhe historike kombëtare, libra të cilet per mendimin tim duhet ti ketë në shtepi secila familje shqiptare dhe duhet ti lexojë secili njeri shqiptarë që i din shkronjat e ALFABETIT TË GJUHES SHQIPE.Jo pse po due të jem modest, por asht fakt se të analizojë dy libra me gjithsejtë 966 faqe të nji autori i cili ka në bagazhin e vetë krijues 16. romane, 3. trilogji, 3. drama, 2. libra tregimesh, 1. liber publicistik, 1. liber historiografik dhe 1. liber veshtrim letrar asht dicka e pamundun edhe per analist të kalibrave botnor e jo ma unë nji gazetar i vockel, i thjeshtë.Ashtu sikur neve si popull e kemi zakon që të flasim dhe krijojmë opinione per gjithkend dhe gjithcka dhe ato i krijon nji njeri apo nji grup dhe tue i perseritë tue i shpernda arrin të banë legjenda nga ato sado që opinionet e tilla në 99% të rasteve janë trillime, shpifje, rrena e maskarallaqe që të vetmin qellim kanë denigrimin dhe poshtrimin e personave të caktuem , të zgjedhun që ma parë nga nji "elitë" kundershtaresh. Unë gjatë jetes time i kamë lexue pothuej të gjitha veprat e shkrueme të z.Jusuf Buxhovit. Per këtë njeri kamë ndegjue të flitet shumë dhe jo gjithmonë fjalë miradie, kamë ndegjue edhe shpifje e ofendime dhe akuza ma të paskrupullta. Ndersa unë gjithmonë e kamë pas opinionin tim se Jusuf Buxhovi asht nji nder shkrimtaret ma të mëdhenjë shqiptarë. Nuk kamë pas mundësi të vlersojë ndryshe pos nga gjuha e argumenteve. Këti krijuesi ju ndanë dy cmime vjetore nga SHOQATA E SHKRIMTARVE TË KOSOVËS, me 1985 dhe 1991, ju nda cmimi letrar " HIVZI SYLEJMANI" ,me 1989, cmimi kombëtarë " AZEM SHKRELI" në vitin 2006 e tjera lavdata e mirnjohje per krijimtarinë e ti letrare e publicistike. Por ky nuk asht qellimi im me këtë shkrim.I ceka meritat e z. Jusuf Buxhovi dhe tani po dal direkt te librat e këti studjuesi dhe historiani të mrekullueshem, të këti shkrimtari, publicisti dhe diplomati profesional.Sado që gadi po bahen dy dekada që nga krijimi i LDK-së si parti e parë politike shqiptare në ish Jugosllavi, gojkqinjet edhe sot e kësaj dite kanë versionet e tyne të llojllojshme per arsyet pse u krijue LDK-ja?! Kush e krijojë ate?! Pse erdhi dr. Ibrahim Rugova në krye të kësaj partie e cila në realitet ishte LEVIZJE POLITIKE KOMBËTARE GJITHSHQIPTARE etj, etj.Si askush tjeter deri më sot, me nji mjeshtri të rrallë dhe me faktet e argumentet ma të sofistikueme z. Jusuf Buxhovi shkruen librin e ti me titull "KTHESA HISTORIKE" vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së ku në 347 faqe ai me nji pedantri profesionale radhitë nji nga nji fakte dhe deshmi per nji periudhë që asht nji nder ma të randsishmet e historisë shqiptare neper shekuj. Autori Jusuf Buxhovi librin e parë e ndanë në dy pjesë. Pjesa e parë VITET E GJERMANISË . Fillon me Pikat e kujteses shqiptare dhe Franc Jozef Shtrausi. Duke kjen historian z. Jusuf Buxhovi para se të filloj të shkruen per F. J. Shtrausin ai mjeshtrisht i këthehet historisë dhe lexuesit ja perkujton vitin 1496 dhe kalorsin fisnik gjerman Johan von Harff i cili në historinë shqiptare u ba i njohun dhe mbeti si pjesë e saj me fjalorin e njohun " FJALORI I JOHAN VON HARFIT" si nji nga dokumentet e para të shkrueme të gjuhes shqipe. Tutje z. Buxhovi permend vitin 1913 dhe princin Wilhelm Wied dhe kalon pastaj te politikani dhe diplomati i mirnjohun gjerman Franc Jozef Shtraus.Gjithmonë me parashikimet e F. J. Shtrausit mjeshtrisht dhe me argumente e pershkruen opsionin e barazisë së Kosovës me të tjeret, tue u thirrë ne dokumente të mbledhjeve të politikajve dhe kancelarve gjermanë ku mes tjerve edhe vetë z. Jusuf Buxhovi ishte gazetar ai mjeshtrisht pershkruen deklaratat, intervistat dhe porositë e diplomatve , analistve dhe kancelarve gjerman të kohes në lidhje me ndryshimet e paparashikueshme që do ndodhin së shpejti në mbarë Evropen me crast ai merrte instruksione se si duhet shqiptaret të veprojnë dhe kur ata duhet të veprojnë. Në këtë liber pershkruhet maturia e demokristianve gjerman dhe dinakria e liberalve. Argumenton debate nga konferencat e krenve shtetnor të gjermanisë me ata jugosllav ku në faqen 75 pershkruen parashikimin e gjermanve se si do jet Jugosllavia pa Titon dhe "habin" e Vladimir Bakariqit per Kosovën. Në faqen 90 njofton nga argumenti se ishte vet prezent kur analisti Hajnrih Bëll merr në mbrojtje Dobrica Qosiqin dhe e paraqet ate si nji njeri të madhë dhe mendimet e ti ( Bëllit) per Ismail Kadaren. Në faqen 112 flet per Mahmut Bakallin dhe atun e barazisë në Jugosllavi dhe per fund në këtë kapitull shkruen duke u thirr në fakte të dokumentueme se si gjermanet e paralajmruen varrosjen e Jugosllavisë së tretë në faqen 120.Pjesa e dytë e librit trajton LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS.Mjeshtrisht, me fakte dhe argumente, z. Jusuf Buxhovi pershkruen ndodhitë e kohës dhe argumenton se si, nga kush dhe per c`far qellimi u ba presion mbi shqiptaret që të krijohet nji LEVIZJE SHQIPTARE e cila me instruksionet gjermane në fillim dhe me perkrahjen amerikane u formue partia e parë shqiptare në jugosllavi e cila u quejt LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK.Jemi deshmitarë se panderpre asht flit dhe edhe sod flitet gjithandej nga njerz injorant dhe qellimkëqinjë per historikun e krijimit të LDK-së, bile edhe nga vet disa të ashtuquajtun inicues apo krijues shtrembnohen faktet dhe realiteti i asaj kohe që pruni deri te formimi i LDK-së. Dhe njeni nga aktoret kryesor bile edhe kryesori z. Jusuf Buxhovi gjithmonë tue u thirrë ne fakte dhe argumente demanton ashper thash e thanat e cilitdo qofshin ato. Lexuesi tue i lexue argumentet që i paraqet z. Buxhovi në librin në fjalë bindet se shumcka që asht ba histori per opinionin në realitet asht gënjeshter e paskrupullt, asht trillim qellimkeq antikombëtarë.Unë nuk do shkojë të elaborojë tash secilin artikull të librit veq e veq sepse per ta ba këtë do duhej të shkruej me radhë per javë të tana, por unë shkurtimisht po e bajë publike këtu per lexuesin e zemrashqiptare.net, lexues ky që nuk asht i vogël në numer, se po të duan ta dinë të verteten e ndryshimeve historike të fundshekullit të kaluem në Evropë, po duan ta dinë të verteten e fillimin te shkatrrimit të perandorive komuniste Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë patjeter duhet ti blejnë dhe ti lexojnë librat në fjalë të Jusuf Buxhovit. Po të duan ta dinë të verteten e krijimit të LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS dhe gjithca që terhoqi me vete kjo Levizje per pothuej dy dekada, patjeter duhet ti blejnë dhe lexojnë librat në fjalë të Jusuf Buxhovit. Po të duen ta mësojnë të verteten shqiptaret e vertetë, por edhe ata shqipfolsa që paturpsishtë dhe panderpre kanë vjellë shamje e mallkime per liderin e LDK-së i cili u ba Lider dhe udhëheqës shpirtnor i mbar popullit shqiptarë per plot dy dekada Dr. Ibrahim Rugova, ata patjeter duhet ti blejnë dhe lexojnë librat në fjalë të z. Jusuf Buxhovi. Po deshtem ta mësojmë realitetin edhe per shumë personalitete diskutabile të kohes në politiken dhe shkencen shqiptare, patjeter duhet të lexohen librat në fjalë të Jusuf Buxhovit. Po deshem ta mësojmë realitetin e miqësisë SHQIPTARO-AMERIKANE, të asaj SHQIPTARO - GJERMANE, patjeter duhet ti lexojmë librat në fjalë të z. Jusuf Buxhovi.Po deshem ta mësojmë saktësishtë realitetin e "misterit" të krijimit të UCK-së, të fillimeve të rezistences aktive patjeter duhet ti lexojmë librat në fjalë të z. Jusuf Buxhovi. Po deshem ta dim të verteten e kontakteve dypalshe per bisedime të liderve shqiptarë të Kosovës dhe atyne të Serbisë ku pati disa takime edhe të Dr. Ibrahim Rugoves dhe Sllobodan Millosheviqit, patjeter duhet ti lexojmë librat në fjalë të z. Jusuf Buxhovi. Po duem ta mësojmë realitetin e marrjes peng të Dr. Ibrahim Rugovës nga pushteti policor i Sllobodan Millosheviqit dhe po qese ata ish bashkveprimtar të cilet paturpsishtë e paten sha, e paten quejt tradhtarë dhe bile i paten pregatit edhe linqimin e Dr. Ibrahim Rugovës në kohen kur ai ishte peng-rob i luftes, pra poqese ata kanë pak ndergjegje dhe moral unë i ftojë ti blejnë dhe ti lexojnë të dy librat "KTHESA HISTORIKE" të z. Jusuf Buxhovi dhe do binden se sa të padrejtë, sa të ligj dhe sa egoist e injorant karierist ishin ata , per mos me thanë sa të poshter ishin kur njeriun peng lufte, liderin e tyne e sulmonin aq poshtersishtë.Dhe per fund kamë guximin dhe nderin ta pergëzojë shkrimtarin dhe diplomatin Jusuf Buxhovi per modestinë e ti në shkrimin e këtyne librave të randësisë historike per kombin shqiptarë. Sado që ai asht figura qendrore dhe kryesore e fillimit të organizimit per tu formue LDK-ja, ai askund dhe me as ma të voglen fjali në librat në fjalë nuk e qet veten në ballë të perpjekjeve, a në realitet ishte ai që koordinojë gjithcka, tue fillue nga kontaktet me koleg tjerë shkrimtar e gazetar, me akademik e shkenctarë të ASHAK sikur ishin Gazmend Zajmi , Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Bardhyl Qaushi etj, etj. Deri tek formulimi i statutit dhe programit të subjektit politik që do të lindte. Askund nuk e qet veten dhe meritat e tia në ballë të organizimit per tu mbledhë nenshkrimet e nevojshme që duhej per tu paraqit kerkesa në organe per mbajtjen e Kuvendit themelues të subjektit politik partiak që do lindte. Jusuf Buxhovi gjithmonë fletë me superlativ per miqet e vetë, per koleget e vetë, per të gjithë të tjeret , por jo edhe per veten e vetë. Dhe ai me këtë tipar, tregon dhe deshmonë se asht njeri i madhë, asht shqiptarë i madhë dhe se asht profesionist i perkryem në punet krijuese që ai mirret.Mue si nji njeri që jeten kisha me e dhanë per Dr. Ibrahim Rugovën, më ka ba pershtypje se askund dhe asnjiherë nuk e shkruen as edhe ma të voglen fjalë negative per Dr. Ibrahim Rugoven. Sado që asht flit dhe shkrue se si Rugova e hudhi , e largojë, e injoron etj, Jusuf Buxhovin, në librat në fjalë Jusuf Buxhovi burrnisht dhe realisht flet per liderin e vet dhe ate gjithmonë e pershkruen si të pagabueshem, të pa zavendsueshem, të pa asnji të keqe. Asht ky edhe nji shkak që më bani ta bajë këtë shkrim dhe ti falenderohem Profesor Jusuf Buxhovit per kontributin e ti madhor që dha per neve sod , por edhe per brezat që do vinë me këto dy libra monumentale.Selim HasanajSarpsborgNorvegji26.09.2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.