Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Visar Gashi: Koshtunica

| E premte, 25.09.2009, 06:09 PM |


KOSHTUNICA

Njeriu me Kallashnikov në Kosovë

Shkruar para 4-5 viteve

Nga Visar Gashi

Kryeminstri aktual i Sërbisë tani, kur i ka ardhur veja, duket të jetë bërë demokrat dhe zemërgjerë ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke u dhuruar atyre “më shumë autonomi , më pak se pavarësi”, por , natyrisht me kontrollin e sërishëm të shtetit të tij ndaj Kosovës, që kufijt e saj të jenë nën mbikëqyrjen serbe!!!Koshtunica” gjeneroz” akoma është i dehur nga fama e dikurshme çetniko-millosheviqiane e okupimit të vendit tonë i  cili nuk mund të pajtohet në asnjë mënyrë me humbjen e Kosovës e cila është çështje e kryer qysh në ditën e 12 qershorit të vitit 1999 kur tek ne hyri Aleanca çlirimtare e NATO-s.E di Koshtunica i gjorë jehonën historike të asaj dite të lavdishme dhe të lumtur për çdo shqiptar ngase ne u kthyem në shtëpitë tona pa çetnikë dhe okupatorë ne këtë vend.Po ato ditë gjenerali Ojdaniq, njëri ndër çetnikët më të mëdhenj serbë, kishte derdhur lot nga sikleti dhe nostalgjia  para Ahtisarit kur e kishte pranuar kapitullimin ushtria e tij barbare dhe politika hegjemoniste.Prandaj janë të shuara përherë ëndrrat serbe”më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”, të cilat vonë i kanë rënë në mend Koshtunicës dhe bashkëmendimtarëve të tij ideologjikë.

Koshtunica paska harruar se të gjithë e dimë  se në kohën  e heqjes faktike të autonomisë sonë nga Millosheviqi, pikërisht ai ishte kundërshtar i kushtetutës serbe ,i cili thoshte se nuk duhet të figurojnë fare as termat”autonomi” !Domethënë ai  ishte alergjik  edhe ndaj fjalës ,,autonomi ,,e lëre më të aplikohej ajo sipas kushtetutës.Kur edhe satrapi i Hagës lejonte që bile të përdorej ajo fjalë, Koshtunica ishte ai që donte qe të njejtën ta hiqte nga faqja e dheut kurse sot kinse po bëhet njëfarë demokrati për t’ia dhuruar Kosovës atë’’term’’ të irituar nga ana e tij.

Koshtunica i mjerë dhe mjekrroshi Drashkoviq, tanimë po e shohin fare mirë se në ç’drejtim është duke ecur Kosova, prandaj janë duke u përjargur në çdo mënyrë që të fitojnë diçka më tepër nga ky vend i larë qindra herë me gjakun e dëshmorëve tanë.Ata e dinë  se Kosova ka rrëshqitur nga duart e tyre, , por akoma shpresojnë në vellezërit e tyre komunistët – rusë-kinezë.Ata lehin sa mundin për ta kthyer Kosovën atje ku ishte, e që kjo është një ëndërr e tyre e përënduar ngase edhe qendrat vendosëse, që e çliruan këtë popull nga thundra e hekurtë sllave, po  e thonë haptazi se Kosova nuk mund të kthehet më atje ku ishte, duke i paracaktuar konturat nga të cilat nuk mund të dilet.Drashkoviqi një ditë e puthte sa mundej Lavrovin se mbase ai do ta ndihmonte Serbinë në Grupin e kontaktit, por edhe  ai e di fare mirë se Rusia nuk mund të bëjë asgjë më tepër për Serbinë ngase  edhe vetë ajo  është e varur nga perëndimi dhe do të ishte fare e palogjikshme që  për Serbinë t’i prishte marrëdhëniet e veta me shtetet tjera.Puthja e Drashkoviqit dedikuar Llavrovit, ishte ndër ngjarjet më tragjikomike të cilat i kishim parë ndonjëherë pasiqë edhe vetë Drashkoviqi e ka hetuar qysh para gjashtë vitesh se nuk kishte asnjë dobi nga Kina dhe Rusia. Domethënë se edhe Llavrovi tejet radikal, kur e mbronte atëherë Serbinë në OKB, e ka marrë vesh se kah po  shkojnë gjërat ngase rrinte  i ftohur tek Drashkoviqi dhe nuk do t’i ketë dhënë atij asnjë shpresë sa u përkiste dëshirave serbe, aq më tepër kur nga e ashtuquajtura Jugosllavi u ndanë edhe vëllezërit e tyre sllavë,  e mos të flasim për shqiptarët  të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me “popullin qiellor” dhe megaloman serb.Pra edhe Llavrovi , më në  fund e ka pare, se askush nuk dëshiron të jetojë me serbët e njohur zullumqarë , nga të cilët po përgatitet të ndahet edhe populli   malazias që është katër here më i vogël  se shqiptarët e Kosovës, ose“ syri  tjetër” i Serbisë, siç e pat quajtur njëherë Millosheviqi Malin e Zi.

Koshtunica, Drashkoviqi dhe të gjithë të tjerët që janë sot në pushtet , në vend që të merren me vetëveten dhe me fatin e mëtejmë të popullit të tyre, kthehen në kohrat e kaluara.Ata në vend që të bashkëpunojnë me botën demokratike dhe t’i plotësojnë kushtet e kërkuara prej saj, për t’i dorëzuar kriminelët e luftës, i strehojnë edhe mëtej ata, kurse në anën tjetër veten e quajnë”demokratë të moderuar”!!!

Kur e kishim fjalën për Kinën, siç është thënë  dhe shkruar nga analistë të ndryshëm, ajo i ka problemet e veta ekonomike dhe politike , e cila në asnjë mënyrë nuk i prish marrëdhëniet e veta me SHBA-të me të cilat ka një qarkullim tregëtar prej 3 miliard dollarësh, prandaj çka e shtynë atë që ta mbrojë me ngulm Serrbinë?!

Edhe njëherë po kthehemi te fakti i kryer atëherë kur ka hyrë NATO-ja në Kosovë dhe kur është dëbuar ushtria dhe policia e egër sllave nga vendi ynë.E dinë ata shumë mirë se Kosova u rrëshqiti nga duart qysh atë ditë kur maniaku Millosheviq pranoi daljen e saj nga kthetrat e tij .Duhej ta jepte atë për ta shpëtuar Serbinë ngase brenda trojeve të saj do të futej këmbësoria amerikane dhe ajo e NATO-s.Një gjeneral amerikan kishte thënë me atë rast”Millosheviqi e dorëzoi Kosovën për ta shpëtuar kokën e tij”, i  cili më parë e kishte deklaruar të kundërtën, se”kokën e jap, Kosovën jo”.

Çetnikët e të gjitha ngjyrave asnjëherë nuk mund të pajtohen me gjërat e humbura dhe të kërkojnë sëpaku falje për ato që na i kanë shkaktuar, por orvaten në mënyrë skizofrenike që ta kthejnë kohën e dikurshme me vrragë të thella të dhunës dhe dominimit të egër çka nuk mund ta duronte as vetë Perëndia.As që u shkon mendja atyre se shqiptarët  do të vdesin të gjithë e nuk do të lejojnë që të kthehen në  gjendjen e mëparshme tragjike të cilën e kanë përjetuar deri atë dite  madhështore.
Për ZSH: Halit Bogaj