Albina Idrizi: Dhembje e ëmbël
| E premte, 25.09.2009, 06:01 PM |
Albina IDRIZI

DHEMBJE E EMBEL
O dhembje e ëmbël
Ik, shko nga unë ku të duash ti
Nuk kam krahë të të përqafoj
As forcë të të mbaj fshehur në gji
E lodhur jam, mërzitur
Si drenushë e plagosur
Plagën e thellë duke lëpi
Njësoj si ky popull
As ngrihem si duhet po as bie kurrë
Në tempuj të gënjyerash hyjni
O dhembje e ëmbël
Që dhemb e deh përnjëherë
Ik, largohu të lutem
Kërko një tjetër jetë
Lermë këtu, mes ëndrrash ku jam
Jam mësuar të zgjohem vetë
Oh, mos o dhembje
Mos më dëgjo, mos u largo, mos më lë kurrë
E si të jetoj pastaj unë!?
C`më duhet jeta kaluar kot
Asgjëja asgjësë s`i jep kuptim dot
Mund të të mbaj, pa fund të të duroj
Njësoj si ky popull
Me dhëmbë të të shtrëngoj
Gjëma as vaji të mos ndihet kurrë
Paçka nëse përbrenda
Plaga dhemb e loti derdhet lumë.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.