Xhevat Rexhaj: Gazetaria dhe pushteti në Kosovë
| E merkure, 23.09.2009, 08:47 PM |
GAZETARIA DHE PUSHTETI NË KOSOVËNga Xhevat Rexhaj Përditshmëria e zakontë dhe e pazakontë njeriun e sjell shpesh në situata të tilla që edhe vetë të jetë herë i zakontë e herë i pazakontë.Të merresh me tema të ndryshme faktikishtë do të thotë se nuk e zotëron asnjëren, por ama për kohën që po përjetojmë në realicionet tona shqiptare thuaja se pakëz edhe është normale që të futesh kudo ngase në përditshmëri je i varfër për tema dhe ngjarje të ndryshme të cilat duhesh të ishin në fokus të lajmeve, informimeve, gjurmimeve dhe ngarendjeve gazetareske. Fatkeqësishtë pra te ne shqiptarët po përcillet ajo trashëgimia komuniste- të gjithë me pushtetin- si në kohën e social-komunizmit të gjithë mepartin, përfitimi i mirë.Në ditët e sotme qytetari shqiptarë është sigurishtë i varfër për nga informimi i drejtë, transparent, investigiv dhe zbulues. Të gjitha gazetat në Kosovë janë partiake së pari e të varura nga pushteti aktual së dyti, të gjitha gazetat dhe mjetet e ndryshme vizuele faqetë e tyre i kanë të mbushiura me fotografi pushtetarësh dhe qeveritarësh, faqetë tjera janë me lajmërime tenderesh për ndermarrje dhe punë të ndryshme të shpalluar po nga pushteti, fiton pushteti fitojnë mjetet e informimit. Kështu tani më qytetarët e Kosovës janë thuaja të imunizuar nga ky dilentantizëm gazetaresk, thjeshtë mund të besohet se më trima dhe më të guximshëm ishin shumë gazetarë në kohën e serbosllavisë sesa gazetarët e sotëm në shtetin e tyre të pavarur. Askund nk mund të gjëshë ndonjë artikull, ndonjë denoncim, ndonjë zbulim, ndonjë investigim rreth aferave ditore, korrupcionit ditor, kriminalitetit, ryshfetit e defejkteve të tjera. Nganjëhere të tilla gjejmë vetëm në gazetën ditore, “Koha Ditore” dhe aty mund të gjeshë vetëm kritika në adresë të ministrive që i udhëheq LDKja, s eK:D, e ka detyrë zhdukjen e LDK-së nga faqja e dheut, e ka mision të kahershëm, pra edhe këtu shihet ai inati personal ndaj një subjekti, se të kritikoi të tjerët nuk ua mban...Kur lexohen gazetat dhe shikohen TV e ndryshme në Kosovë ta merr mendja se po jetohet në Zvicerr, punë sa të duash, shkollat për merak me nga 50 nxënës në klasë, spitalet mrekulli, pacientët duke u ushqyer nga shtëpia dhe medikamentet duke i blerë privat në barnatoret e mjekëve të spitalit, administrata publike e profesionalizuar ku për një dokument duhet të i zbulosh 4-5 zyre dhe të i njohësh 4- 5 aparatçik byrokrat, njëri për taksë, tjetri përkopjim, tjetri për nënshkrim, tjetri për vule e i fundit për një kafe. Gazetat dhe gazetarët tanë sot punojnë nepër zyra, me donacione të nduarduarshme, me korrupcion dhe të shantazhuar si dhe me një jo profesionalitet, këta i shohin të gjitha dukuritë negative dhe bëhen se nuk dijnë gjë, aty rolin kryesor e luajnë kryeredaktorët dhe financuesit e padukur, të cilët së bashku ndajnë hisen e caktuar dhe gazetarët duhet të shuajnë e të shkruajnë vetëm mirë e më mirë për pushtetin çfardo çoftë ai.Gazetarët e sotëm në Kosovë duken po si ata nënpunësit partiak komunist në kohën e Titos të cilët sa më më mirë dha sa më shumë folnin për Titon merrnin më shumë benificione dhe kryenin kurse të ndryshme politikë e më vonë bëheshin udhëheqës partiak e shtetëror, duket se edhe shumica e gazetarëve shqipatrë sot e ka të njejtin burim të tillë, vetëm se tani thuhet e lavdëroi qeverinë dhe pushtetin demokratik të shtetit të pavarur Kosovë. Krejt kjo kalbje fatale e gazetarisë së shëndoshë është rrjedh e realitetit të shoqërisë kosovare, Kosova është sa një lagje e vogël e një metropole botërore, dhe është për tu çuditur se si nuk shihen dhe nuk dihen devijimet flagrante ditore që ndodhin në Kosovë, besohet se këto i dijnë shumë mirë edhe gazetarët por kuptohet se po janë bashkëpjesmarrës në kontrabandë dhe në korrupcion, ka të tillë të cilët edhe frikësohen dhe kërcënohen për të mos shpurdhur më tutje. Nga kjo del se,deri sa në shtetin tonë të quajtur Republika Demokratike-Sovrane dhe e pavarur e Kosovës, nuk ka liri të të shprehurit dhe liri të punës së mirëfilltë gazetareske nuk ka demokraci, ka anarhi dhe diktaturë ku në zingjirë të ndryshëm fitimi është i madh.Shikuar nga realiteti për vetëdijen që e kemi ne shqiptarët diçka e tillë edhe është e pritur ngase vërtet na mungon guximi, qëndrimi, egoja dhe atdhedashuria e vërtet për shtetin. Ne e kemi urryer ish shtetin që nuk ishte i yni, por shumë gazetarë e kritikonin dhe denoheshin e linçoheshin për punën e tyre, ndersa sot ta shohësh e mos ta denoncosh krimin është vërtet tradhti kombëtare dhe shtetërore, pra jo vetëm gazetarët që e kanë detyrë të shenjtë luftimin e dukurive negative por edhe qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe ta kuptojnë se shteti nuk duhet për hirë të lider¨ve por shteti duhet për hirë të interesit shtetëror, pra ruajtjen e shtetit nga keqëbërësit dhe keqëbërja.Në shtete demokratike gazetarët dhe qytetarët denoncojnë edhe familjarët e vetë kur ata abuzojnë me shtetin e kur do bëhemi ne të tillë...Gjatë ngjarjeve fatale ndaj shtetit të vet- të ish komunistëve në Shqipëri një Pro.Dr. zvicerran më pat thënë” Zotëri shumë më keni folur se ju shqiptarët e duani shumë shtetin, por kjo çfarë po ndodhë në Shqipëri është fatale dhe i hedh poshtë thënjet e juaja se e duani shtetin, si mundet që shtetasit ta shkatërrojnë shtetin e tyre kjo nuk është parë kurr në histori. Ne zvicërranët jemi fanatik ndaj shtetit dhe sikur dikush të tentoi ta shkatërroi shtetin ne qytetarët vetë intervenojmë dhe luftojmë kundër shkatërruesve...”Ne shqiptarët fatkeqësishtë flasim mirë e veprojmë keq, deri kur do i shajmë të huajtë për marrit tona.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.