Këze (Kozeta) Zylo: Humanizmi dibran, ringjalli një jetë njerëzore
| E merkure, 23.09.2009, 07:59 PM |
Humanizmi dibran, ringjalli një jetë njerëzore Nga Këze (Kozeta) Zylo Një telefonatë nga miku ynë fisnik, z.Dritan Gashi, n/kryetar i shoqatës “Dibra” në Staten Island, do të më ngacmonte për të shkruar rreth një ndihme humane, që dhuruan disa shiqptaro-amerikanë, për një djalë dibran që kishte nevojë të operohej. Bota tëre kohën ka pasur në gjirin e vet njerëz bamirës, human, shenjtorë, sakrifikues, dhurues të pjesëve kryesore të trupit. Pa humanizmin bota do të ishte dhe më e egër, dhe më jo paqësore. Pikërisht brenda kësaj sfere tejet shpirtërore, botës nuk i ka munguar dhe bamirësia shiqptare. Populli ynë ka me se të krenohet, ngase ne kemi tashmë shenjtoren e botës, Nënë Terezën, një emër që u pagëzua pikërisht nga ëngjëjt e gjakosur të botës, nga ëngjëjt që u shëroi plagët me melhemin e shpirtit të saj, hyjnor. Kohët e fundit një grup shqiptaro-amerikanësh me origjinë nga Dibra, ndihmuan me një shumë të hollash djaloshin Ndricim Pjeca që jeton në Dibër së bashku me familjen e tij. Humanizmi i çdo njeriu në botë, shpesh më duket sikur është i lidhur me fijëzat hyjnore të shpirtit të Nënë Terezës, e sadopak këta njerëz duket sikur ndriçohen nga këto fijëza me burim mirësie, nga fjalët e saj: “Kur jam i ligshtuem, më dërgo ndokënd me i dhânë zemer, kur kam nevojë per mirekuptimin e te tjerëve, më jep ndokënd që ka nevojë për timin, kur kam nevojë që të kujdesen për mue, më dërgo ndokënd për të cilin me u kujdes, kur mendoj vetëm për vedi, tërhiq vëmêndjen time mbi nji tjetër njerí”. Kështu falë shpirtit të pasur dibran, djali u bë operacion në një nga spitalet e Tiranës, nga një doktor turk. Për të përballuar këtë operacion u mblodhën në Amerikë, $29, 925.00 dollarë. Në këtë shumë modeste, kontribuan, zotërinjtë: Ago Maqellara, Adil Sela dhe Dritan Kllobocishta. Këta bamirës iu ndodhën pranë familjes Pjecaj dhe ata kurrë nuk do ta harrojnë këtë ndihmë të tyre humane. Ndihma e tyre i bën më të virtytshëm, më njerëzor, ngase falën dashuri tek një njeri që kishte nevojë. E di që ka shumë njerëz në trojet tona dhe në botë, të cilët kanë nevojë për këto ndihma, por sidoqoftë, materiali që solla për ju, është një shembull i shkëlqyer i dashurisë dhe i humanizmit njerëzor. Staten Island, New YorkShtator, 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.