Albina Idrizi: Poezia ime
| E shtune, 19.09.2009, 02:18 PM |
Albina IDRIZI
POEZIA IME
E gjatë rruga që bën
Deri tek unë
As e shtruar si duhet
Nuk është pothuaj kurrë
Male, kodra zemre
Të lodhin shumë
Brengë e popullit
Të lë pa gjumë
Dorë që dridhet
Të merr në krahë
Ti pikon mbi letër
Sa shumë ëndrra
Shpresa ngelur pa za
Nuk i dëgjon askush tjetër
Salloneve të modes
Shoqet të shpërfillin
Mbushur fjalë të huaja
As vetes s` ua gjejnë fillin
Kritikë kokëlartë
Kapen pas çdo grepi
Nuk të njohin as duartrokasin
Se nuk u mbushet xhepi.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.