Shtesë » Shoqëria
Albert Zholi: Marin Barleti një Universitet interesant
E premte, 18.09.2009, 03:20 PM
Marin Barleti nje Universitet interesant
Përgatiti Albert Zholi
Misioni i UMB është të ofrojë mundësi më të mëdha formimi shumëdisiplinor, në mënyrë që studentët të kultivojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të arritur objektivat e tyre profesionale, për të përmirësuar produktivitetin e organizatave në të cilat do të përfshihen dhe për t’u ofruar komuniteteve të tyre shërbim dhe udhëheqje. Vizioni i UMB-së është të ofrojë një edukim cilësor e ndërdisiplinor, të hedhë bazat e përgatitjes për jetën, të projektojë karrierën e ardhshme, të përgatisë individë me itegritet dhe, arsimojë në një mjedis social aktiv.
Bordi i Universitetit tonë
Bordi i Universitetit orienton politikat e përgjithshme të organizimit, administrimit e zhvillimit të UMB-së duke baraspeshuar politikën e ditës me planëzimin strategjik. Ai ndërmerr politika që i krijojnë mundësi universitetit të formulojë dhe kryejë misionin e vet në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje me interesat e komunitetit dhe të vetë UMB-së. Anëtarët e Bordit janë figura publike me përvojë, reputacion e kontribut në çështje administrative, ekonomike, social-kulturore dhe në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës. Bordi përbëhet nga 7-10 anëtarë me të drejtë vote, 1-2 përfaqësues të Këshillit të Aksionarëve pa të drejtë vote dhe rektori pa të drejtë vote. Anëtarët e Bordit kanë mandat dyvjeçar me të drejtë përsëritjeje.
Anëtarët e Bordit:
1. Prof.Dr.Rexhep MEJDANI
2. Prof.Luan OMARI
3. Prof.Dr.Ermelinda MEKSI
4. Prof.Dr. Fatos BEJA
5. Prof.Dr.Artan FUGA
6. Z.Sabri GODO
7. M.A.Edmond SPAHO
Cilesia Akademike
Zyra për Sigurimin e Cilësisë dhe Akreditimin është krijuar për të siguruar cilësi në e të diplomuarëve të Universitetit për të konkurruar brenda vendit, në rajon e më gjerë. Sigurimi i cilësisë është përkufizuar si: Mjete që sigurojnë që misioni i universitetit “Marin Barleti”, standardet akademike janë të hartuara në përputhje me standardet ekuivalente kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe se cilësia e oportuniteteve të të mësuarit, kërkimit shkencor dhe përfshirja e komunitetit janë të përshtatshme dhe i përmbushin pritshmëritë.
Akreditimi
Universiteti “Marin Barleti” është një institucion arsimor me programe të akredituara plotësisht., duke përmbushur dhe tejkaluar të gjitha standarted e cilësisë arsimore në përpilimin dhe zbatimin e programeve studimore në përputhje me Ligjin Nr. 9741 Dt. 21/05/2007. Si një institucion i akredituar “Marin Barleti” garanton diploma cilësore dhe formim që I bën studentët e këtij Universiteti konkurentë të denjë në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Programet dhe diplomat
Studimet Bachelor
Në UMB, përveç formimit universitar bashkëkohor dhe të përshtatur ndaj kërkesave të tregut, studentët do të mund të gjejnë dhe mbështetjen e nevojshme për orientimin e karrierës së tyre. Kjo realizohet nëpërmjet këshillimit dhe orientimit të studentëvenë formimin e një diplome sipas prirjeve të tyre, në mënyrë që ata të zgjedhin ato kurse dhe minorë që iu përshtaten më tepër dhe, që do i sigurojnë një karriere të qëndrueshme. Gjithashtu, në shërbimin e karrierës përfshihen dhe moduli i veçantë mbi teknikat e aplikimit për punë, minori i Anglishtes për të gjithë, pjesmarrja në panaire të ndryshme si dhe partneriteti me administratën shtetërore, sistemin bankar dhe financiar, organizatat e biznesit, përfaqësues të organizatave të drejtimit e zhvillimit ekonomik dhe human.
Minorët
Sipas modelit anglo-sakson të studimeve minorët janë paketa studimesh të dizenjuara për të prodhuar tek studentët formime dytësore të cilët rrisin shanset e punësimit duke mundësuar përditësimin në përputhje me zhvillimet në tregun e punës. Minori ndihmon gjithashtu në hedhjen e një hapi të parë për studimet pasuniversitare.
Studimet Master
Gjithnjë e më shpesh në ditët e sotme përforcohet ideja se vazhdimi i studimeve pasuniversitare përbën një proces të domosdoshëm, jo vetëm për ata që duan të përmirësojnë pozicionet aktuale profesionale por edhe për kë po përballet për herë të parë me botën e punës.
Programet e studimit master, paraqiten të domosdoshëm në tregun e sotëm të punës për të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen me sukses në profesionet e ndryshme. Këto programe u ofrohen kryesisht të diplomuarve të cilët kanë përfunduar studimet universitare në çdo disiplinë akademike dhe synojnë të zhvillojnë karrierën.
Mënyra e konceptimit të programeve të studimit master, bën të mundur që pjesëmarrësit të fitojnë më shumë aftësi analize dhe praktike, gjë që ngre cilësisht kapacitetet e tyre menaxheriale dhe drejtuese në profesionet e ardhshme, apo përmirëson më tej formimin e tyre ekzistues profesional. Tashmë gjithnjë e më shumë programet master ofrojnë trajnim i cili shkon përtej njohurive të përgjithshme, duke ofruar aftësi ekspertize në fushat përkatëse të interesit.
Universiteti Marin Barleti i vendosur ne zemer te Tiranes prane parkut te Liqenit ofron cilesi akademike te nje niveli te admirueshem, jete studentore te lakmueshme dhe nje staf akademik te mbushur me emra pedagogesh te spikatur. Universiteti eshte i perbere nga tre fakultete, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik dhe ai i Shkencave sociale. Me tej, UMB ofron edhe formime ne Minore, programe Part-Time qe nisin per here te pare kete vit shkollor dhe shume shpejt edhe programet Master.
Te bie menjehere ne sy sesi Bordi i Universitetit perbehet nga personalitetete dhe akademike te shquar si ish Presidenti Mejdani, Z. Sabri Godo, Prof. Luan Omari, Znj Ermelinda Meksi, Prof. Artan Fuga etj.
Universiteti ofron bursa te pjesshme 30-50% per maturantet me mesatare mbi 8, partneritet me bankat per kredi studimesh. Qender studentore e cila nxit studentet per nje formim akademik superior dhe nje formim te plote shoqeror. Universiteti ka ngritur edhe nje zyre keshillimi per karieren e cila organizon panaire pune, mbeshtet karrieren e studenteve pas diplomimit te tyre.
Me qellimin e qarte per te sfiduar mediokritetin, "Marin Barleti" vë në dispozicioni të studentëve një sërë shërbimesh që lidhen drejtpërdrejtë me sigurimin e cilësise së studimeve, me cilësine e jetës sociale, shëndetin etj, duke filluar që nga kujdesja e mbikqyrja e studimeve tuaja nga akademikët, asistenca e stafit administrativ të UMB-së, vënia në dispozicion e një infrastrukture bashkëkohore si biblioteka, salla e kompjuterave, laboratori i gjuhëve të huaja etj, e deri në sigurimin e ndihmës së shpejte për probleme të mundshme shëndetësore, mundësitë e organizimit me studentet e tjerë, ofrimin e informacioneve mbi jetën kulturore të Tiranës etj.
Universiteti Marin Balrleti e sheh veten si pjese te komunitetit dhe u kushton vemendje te vecante nevojave në tregun e dijeve dhe perpiqet t'u përshtatet me shpejtësi ketyre kërkesave.
Nisur pikërisht nga ky objektiv dhe i orientuar në strategjinë e tij nga parimet dhe kërkesat e Deklaratës së Bolonjës, universiteti "Marin Barleti" ofron për studentët jo vetëm një larmi diplomash dhe profilizimesh shumë të kërkuara por edhe një sërë shërbimesh të panjohura deri sot në universitetet tona, duke filluar që nga financimi i studimeve dhe këshillimi i karrierës dhe deri tek nxitja, mbështetja dhe organizimi i një jete studentore aktive... dhe të gjitha këto të sanksionuara në Statutin dhe Rregulloren e universitetit!!

Komentoni
Artikuj te tjere
Naser Aliu: Homo - Sapiensi dhe Homoseksualizmi
Sabir Krasniqi: Optimizmi në jetë
Fëmijë të egër, të rritur nga kafshët
Isidor Koti: Shoqëri e shpërqëndruar!
Evans Drishti: Vdekja e bardhe
Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë
Albert Zholi: Fëmija, shkolla, mësuesi, prindi dhe mjeku
Llemadeo: Semundjet e shoqerise, mentaliteti turkoshak ndaj grave dhe vajzave...
Burbuqe Thaçi: Servilizmi ndaj serialomanisë
Blerim Rrecaj: Para kompjuterit…
Sokol Demaku: Vetëvrasjet një fenomen brengosës për kombin
"Gratë e bukura, e ardhmja e botës"
Gra dhe vajza, mos luftoni në heshtje!
Albert Zholi: Telenovelat si pasqyrë e vetevetes dhe libri si përballje
1 milion fjalë, fjalori rekord i anglishtes
Kush janë femrat më të pasura në botë
Shtatzënia dhe zhvillimi i bebes
Fenomeni i flijimit, i vjetër sa vetë jeta
Homogjenizimi i kulturës globale
Studimi, femrat flasin 546 fjalë në ditë më shumë se sa meshkujt