Luan Çipi: Një kërkesë e shokut tim (Poezi)
| E enjte, 17.09.2009, 10:25 AM |
Luan Çipi
NJË KËRKESË E SHOKUT TIM
I ngelur vejan, mjerani,
Në kërkim për më mirë,
Morri pozicion jarani
Për të shprehur një dëshirë .
E gjykoi se nuk gaboi,
Mendoi se ish i vyer
Guxoi e dikë takoi
Bisedoi, me zemër thyer :
“Ti, e vetme, unë, i vetëm
Cfilitemi e vuajmë shumë,
Pse mos ta bashkojmë jetën,
Ta kalojmë në va një lum?”
Takimi qe i papritur
Mu duk se bëra gabim,
Po, ne jemi fort të ritur
Thjesht kërkova bashkjetim.
Tani, që ngela zhgënjyer,
Herë në kengë e herë në vaj,
Më duket se jam i fyer
Dëshpërohem e sa s’qaj.
Po, dy vargje për ty dua
Brenda vehtes mos ti mbaj :
“-As më thua, ç’ke me mua,
Pse të desha, paskam faj?”
Vlorë, 09.09.09
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.