Vullnetarizmi, ky gjest fisnik i shoqërive të civilizuara...
| E merkure, 16.09.2009, 07:31 PM |
 |
Ilir Çumani, Drejtor i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve, pershendet veprimtarine |
ILIR ÇUMANI : - Kjo veprimtari humane synon jo vetëm ndihmën konkrete dhe të drejtëpërdrejtë ndaj këtyrë fëmijëve më në nevojë, por edhe qasjen e njërit prej modeleve se si duhet të funksionojë mekanzimi e solidaritetit human,vullnetarizimi..VULLNETARIZMI, KY GJEST FISNIK I SHOQËRIVE TË CIVILIZUARA....- Nën kujdesin e Zonjës së Parë, Teuta Topi, 110 fëmijëve jetimë u dhurohen çanta të kompletuara me libra dhe mjete shkollore, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor -Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, nxitën një inisiativë krejtë të veçantë dhe humane, në ndihmë të 110 fëmijëve jetimë më në nevojë. Prej vitesh, shumë fëmijë jetimë dhe pa kujdes prindëror nuk kanë patur dhe nuk e kanë mundësinë që të ulen në bankat e shkollës, pasi atyre u mungon gjithçka që i duhet një fëmije për t’u ulur në bankat e shkollës. Këta fëmijë, nuk kanë të ardhura për të blerë çantat dhe librat, mjetet didaktike shkollore, aq të nevojshme që do t’i bënin të ndjeheshin të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.Prej vitesh, shoqëria shqiptare po e vuan si një plagë të hapur dhe të pashpresë anafalbetizimin e shumë fëmijëve në nevojë, të cilët, për shkak të pamundësive ekonomike e financiare nuk mundin dot të shkojnë në shkollë. Në kategorinë e këtyre fëmijëve bën pjesë edhe kontigjenti i fëmijëve jetimë, i atyre fëmijëve që janë pa kujdes prindëror, pa familje...Për këtë arsye, nisma e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim nxiti Aksionin Kombëtar në ndihmë të këtyre fëmijëve, duke promovuar tek çdo qytetar shqiptar nismën mbi vullnetarizimin, të ndihmës ndaj më të dobëtit, të atij që nuk ka mundësi dhe që është më në nevojë....Kanë qenë 10 të rinj dhe të reja vullnetarë të Federatës së Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, djem dhe vajza 18 – 22 vjeçarë, të cilët për gjatë muajve të verës ndërmorën veprimtarinë humanitare të vullnetarizimit për mbledhjen e fondeve në Shqipëri dhe Kosovë për rreth një muaj. Këta vullnetarë studentë, të rinj dhe të reja dhe me zemër të madhe, kanë trokitur derë më derë, shtëpi më shtëpi, në të gjitha zonat dhe qytetet e Shqipërisë, por edhe në Kosovë, duke bërë të mundur kështu jo vetëm sensibilizimin por edhe sigurimin e ndihmës së nevojshme për këta fëmijë jetimë të cilët do të kenë mundësi të buzëqeshin dhe të plotësojnë ëndrrën e tyre për t’u ulur në bankat e shkollës. Ky aksion, kishte në vetvete edhe një tjetër qëllim madhor; sensibilizimin e të gjithë shoqërisë shqiptare, të institucioneve shtetërore, bisnesit dhe të gjithë aktorëve të shoqërisë, të operatorëve privat që veprojnë në fushën e bisnesit, me qëllim që ata të jenë sa më pranë këtij komuniteti në nevojë.Pas një punë të lodhshme, plot mund dhe me shumë sakrifica, mes vapës dhe diellit të nxehtë të kësaj vere, këta të rinj mundën dhe i’a dolën mbanë që të siguronin mjetet e nevojshme financiare, aq të domosdoshme për këta fëmijë, përfitues të cilët janë 110 fëmijë jetimë nga klasa e I-rë deri në shkollën e mesme. Në përmbyllje të kësaj fushate sensibilizuese, në mjediset e Hotel Tirana International, u organizua edhe ceremonia e shpërndarjes së këtyre dhuratave, të siguruara me shume dashuri dhe bujari nga kontributi i shumë qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.Të pranishëm në dhurimin e pakove me mjete shkollore përveç vullnetarëve dhe përfaqësueseve të Institutit të Integrimit të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, morën pjesë edhe Ambasadorët për Paqe, të cilët i janë bashkangjitur sensibilizimit për të mbështetur fëmijët pa prindër. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Zonja e Parë e Vendit Teuta Topi, z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Presidentja e Federatës së Paqes Universale për Shqipërinë znj Lavdie Ruci, Kryetari i Këshillit Kombëtar i Federatës së Paqes Universale për Shqipërinë Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Presidenti i Federatës së Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim z. Gani Rroshi, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë Civile, etj.Në të gjitha diskutimet e pjesëmarrësve në këtë veprimtari krejt të veçantë, u vu theksi te vullnetarizmi, si një nga aktet më të mëdha dhe më fisnike që duhet t’a zhvillojmë dhe t’a ruajmë, për t’a ridimensionuar atë ashtu siç bëjnë të gjitha shoqëritë e emancipuara dhe të civilizuara.Kjo veprimtari synonte jo vetëm ndihmën konkrete dhe të drejtëpërdrejtë ndaj këtyrë fëmijëve më në nevojë, por edhe qasjen e njërit prej modeleve se si duhet të funksionojë mekanzimi e solidaritetit human, mekanizmi i vullnetarizimit.
 |
Pamja nga pjesemarrja e 110 femijeve jetime |
 |
Fjala pesrshendetese e Presidentes se federates se Paqes, znj. Lavdie Ruci |













Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.