| E merkure, 16.09.2009, 06:34 PM |
VRASJA E LDK-së PËR SË DYTI
Nga Xhevat Rexhaj
“LDK-ja si parti qendrore e republikës së Kosovës e cila gjithnjëështë
mbështetur në votën e qytetarëve të Kosovës dhe në besimin e tyre për punën e
saj para luftës në një situatë shumë të rëndë dhe që me ndihmën e miqve tanë
dhe të zotit arritëm ta kalojmë, por edhe pas luftës. LDK-ja edhe Presidenti ka
treguar një punë konkrete edhe me udhëheqjen prej vitit 2000 si në nivelin
lokal ashtu edhe në atë qendror i kanë bindur njerëzit e R. Së Kosovës që të
votojnë për LDK-në. Prandaj ne duhet të pranojmë logjikën demokratike se kush e
fiton shumicën do ta udhëheq vendin. Kjo është thelbësore në demokraci.”, thenë
nga Presidenti I. Rugova në një intervistë -dhjetor 2004.
Presidenti Rugova ndërroi jetë, lotët përmbysen sytë e shqiptarëv anë e
këndë. Ldk-ja duhej të vazhdonte ritmin dhe angazhimin për të mbajtur të gjallë
jo vetëm vepren e tij por edhe elektoratin të cilit i ofroheshin topuz parti
tjera. Të gjithë kishim menduar se elektorati i LDKsë do të jetë i fortë dhe do
të vazhdoi ecjenë në trasen që ishte e trasuar nga i Madhi i kombit.
Por që tradhtia ndaj Rugovës dhe rugovistëve, pra ndaj elektoratit të vinte
nga lartë nga vetë kryet e LDKsë, pra Kryesisë nuk e pritnim, jo sinqerishtë
nuk pritej të jetë aq fatale dhe aq e vrazhdë. Marksistë –leninistët dhe ish
komunistët e konvertuar në demokratë filluan shkatërrimin e shpejtë të LDK-së,
e ndanë e nënqmuan dhe e hudhën për toke një filozofi dhe një enciklopedi të
quajtur rugovizëm. Dihet se shqiptari kurr nuk mundë të pranoi të jetë i dyti
filluan edhe degradimet e fotografisë së Presidentit, humbën gradualishtë datat
e caktuara, filloi fejesa dhe pastaj martesa me ata që dikur e quanin “
tradhtar dhe shka” Dr. Rugovën, filluan dhe vazhduan hudhjen në greminë të
mundit dhe angazhimit të qindra mijra ldk-istëve të mërgatës, pra filluan dhe
po vazhdojnë ta varrosin LDK-në, sigurishtë e kanë mision të tyre, marri u
çoftë për jetë e mot.
Kjo gardë të them mercenarësh, në Kryesi së bashku me atë kryesorin, edhe
tani para zgjedhjeve të Nëntorit, ( që enkas u caktuan për nëntor nga kinse
LDKisti kryesor, i quajtur President, duke ditur se edhe ashtu në mot të ftohët
dhe kur dita është e shkurtër njerëzit e disa partive nuk dalin në votim sepse
nga ana tjetër partiashët e një partie dalin se janë fanatikë partiak, dhe se
mundësia për të manipuluar dhe vjedhur është shumë e madhe dihet nga kush? ),
po vazhdojnë me fatalitet të madh humbjen e zgjedhjeve. Kjo vërehet kjartë kur
shikohet lista e bartësve të kandidaturave për qytete të Republikës. Në mbi 80%
të qyteteve garojnë njerëzit që kanë humbur heren e fundit, kjo nuk do koment.
Me këtë denigrim të LDK-së Kryesia dhe kryetari me vetëdije të madhe duan që të
largojnë votuesit e LDKsë nga kutit e votimit duke ditur se të tillët nuk
meritojnë të jenë kandidatë për votime se janë të pa aftë dhe të shkokordhuar
pa asnjë referencë konkrete as intelektuale e as morale partiake.
Të shkojmë me radh:
Prishtinë, I. Mustafa, njeri që u bë LDK-istë para dy vitesh, në
aktivitetet tona ku edhe une isha goxha lartë në pozita partiake në perëndim,
ky zotëri kur nuk ka marr pjesë në tubime të LDK-së, pra nuk ka qenë antarë i
partisë, besa dihet se as nuk e ka dashur aq shumë sepse edhe ky ishte hisenik
me B. Bukoshin kur e bllokonin punën e Presidentit Rugova dhe nuk i dërgonin si
Institucion as para për udhëtime por i bënim ne si LDK. Ja pra kandidati për
Prishtinë.Nuk i mohohet profesionalizmi dhe kapaciteti, por...
Gjilan, S. Berisha, njeri i mirë por i tejkaluar i mundur disa
here dhe bashkëpjesëmarrës në ndarje së bashku me L. Hazirin, votuesit
injorohen dhe dihet kush fiton tjetra parti se kënaqet fatkeqësishtë Luta.
Ferizaj, F. Grainca, njeri që kurr se ka dashur LDK-në, me
zemër është PDK, dhe ishte një ndër shkaktarët kryesor në ndarje të LDKs dhe
humbjen e LDKsë në këtë bastion që ishte si Gjilani. F. Grainca thjeshtë nuk
është LDK.
Mitrovicë, M. Ibrahimi, ishte njëhere, ç tregoi dhe çbëri asgjë,
njeri i urtë por ama pa kurrfarë referencash kualitative, kuadër i vjetër dhe i
pariparueshëm si dhe i papërgatitur për sfidat e ardhmërisë.
Pejë, a. Bërdynaj, edhe ky ishte njëhere, humbi, çfarë pret
tani, këtu dshihet ajo papërgjegjësia e jonë si shqiptarë medoemos duhet të jem
une, ka edhe shumë më të mirë, por kjo është deviza e E. Kryeziut që humbi
votat e u bë i madh prapseprap, turp por ne shqiptarët nuk e njohim këtë fjalë.
Podujevë, A. Veliu, dikur mblidhte vota në Llap tani do të humb
sepse edhe ky është një kuadër i sterkequr dhe i lodhur pa përgatitje
profesionale dhe intelektuale për momentin ku jemi. Ky ishte edhe ministër pse
bre vëlla nuk ia lëshoi dikujtë tjetër arstin’
Prizren, H. Muharremi nuk mundë të them më shumë për të vetëm
se duke ditur që e deshi Eqa nuk ka gjë në të. Mbetet të shihet mirëpo gara
është efortë e Pruzrenit i duhet një figurë me emër të ditur.
Gjakovë, F. Vula, respekt për punën dhe emrin e tij, njeri me
vlera më dhimset se konkurenca e madhe do e lodh dhe mbështetjen nga Dega nuk
dihet sa e ka, pra një emër i qëlluar.
Rahovec, I. Kryeziu, do zoti dhe antarët e LDKsë dhe ia dhanë
votën është një njeri aktivistë dhe me dinjitet.
Deçan, M. Bojku, me gjithë kualitete e tij ky nuk mund ta
sfidoi kandidatin e Aak-së.
Malishevë, J. Kastrati, shumë here i provuar por humbës është
kuadër i vjetër për rrjedhat aktuale.
Vushtri, I. Jonuzi, sigurishtë nuk kanë pasur tjetër dhe ky do
ta sprovoi vehtene vet.
Suharekë, S. Asllani, e qëlluar se është nderë ata të pakët që ka
fituar heren e fundit andaj besohet në zgjedhjen e tij edhe njëhere.
Kaqanikë, L. Demaj, do e ketë vështirë se aty është bastion e
PDKsë, por si një emër i ri më duket e arsyeshme
gara.
Lipjan,
I. Ahmeti, edhe këtu shihet se një emër i ri është përvidhur nga Kryesia, pra
gjasat e tij nuk dihen.
Kamenicë, prap Sh. Surdulli, ishte dikur humbi LDKja në Kamenicë
dhe prap e vendosin këtë emër që nuk do jetë garues i aftë sepse kariera e tij
ka marr fund më heret, edhe ky pjesë e shkatërrimit të LDKsë.
Klinë, F. Gashi, duket se është i përzgjedhur i më të
menqurit, sipas tij, Z. Kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së.
Këtu i ka humbur votat R. Manaj dhe ai është fajtor për humbjen e radhës.
Skenderaj, ec e guxo e konkurro kush prej hashimave, jo more ska
të tillë?
Viti, M. Misini, i shkuar i harxhuar dhe i pashpresë, humben
votat. Ishte dikur dhe tani dëshiron prapë, marrëzia ska kufij.
Istog, Z. F. Ferati, LDK-istë i fortë, rugovistë dhe njeri që
gjithhere ka fituar, njeri modest nuk e deshi kurr kreun nuk deshi Prishtinë
dhe hajni, korrupcion dhe shantazh, i mbeti besnik vendlindjesë së Rugovës, e
zhvilloi dhe e ndertoi Istogun, këtu Kryesia nuk kishin qare pa e nominuar
sepse atë e donë qytetari i Istogut dhe vota është më se e sigurtë. Ky njeri
nuk di për humbje, fitoi prej zgjedhjeve të para dhe do fitoi prapë, një i
tillë ishte dashur ta udhëheq LDK-në, por klanete caktuara nuk lejojnë njerëz
që do e forconin LDK në por duan njerëz që sa më shpejtë e fundosin LDKnë.
Kam drojën se do luhen lojra nga vetë krerët e LDKsë që mundësishtë Z. F.
Ferati të humb zgjedhjet, nuk u dihet atyre atje!
Pas gjithë këtyre marifetllëqeve të bëra nga kryesia shihet se pas
zgjedhjeve të nëntorit LDK ja do jetë edhe më e dobët, dhe parashihet që Z. F.
Sejdiu të zgjidhet sekretar i përgjithshëm i PDK-së së H. Thaqit, ndersa Eqa do
të shkruaj një libër me vica dhe llafe odash.
Fatkeqësishtë 1 muaj do të dëgjojmë nga gojët e kinse LDK-jcave përmendjen
e emrit të I. Rugovës, e që në realitet po e njollosin e mrin e tij këta
dallkaukë dhe hardupë të mbetjesë së LDK-së, zoti i vraftë.