Vitrina e librave të LSHAKSH
| E merkure, 16.09.2009, 05:19 PM |
PANORAMË E BOTIMIT TË LIBRAVE TË RINJ Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani se shpejti do të organizojë promovimin e librave me të rinj të anuarve të saj.
Martin Çuni THEMELET E JETËS(Rrëfime për fëmijë)Redaktor Ali Sh. BerishaBotues „Radio Kosova e lirë“Prishtinë 2008Libri “Themelet e jetës” Martin Çunit përmban rrëfime të cilat i përshkruan ne letërkëmbim me më të dashurit e tij, pra me prindër, bashkëshorten dhe fëmijët e tij përgjatë kohës sa qëndroj në burgjet serbe. Autori përmes këtyre rrëfimeve, përshkruan jetën e tij, si fëmijë, dhe jep shumë tablo të jetës me mesazhe të fuqishme pedagogjike për brezat e ri. Libri është komunikues, dhe prekës. Shkrimtari merr te gjitha bukurit e natyrës se atdheut, toponiminë dhe antroponiminë pastaj emra të kafshëve etj. si protagonist, dhe me lojë prozaike, e kultivon dashurin ndaj tyre.Rrëfimet janë shumë origjinale dhe te lexueshme, me përmbajtje të pasur,dhe te lexuesi ngjall dashurin ndaj shumë gjërave qe shumë shpesh i shpëtojnë pa e parë jo vetëm syrit te fëmijëve por edhe te të rriturve. Libri ka 110 faqe dhe është një doracak për lexuesit e vegjël,por edhe për të rriturit(me ëndje e kam përjetuar edhe unë).
Avni Bellaina HARMONIA E SHPIRTITRedaktor: Pal SokoliRecensent: Halil HaxhosajBotoj BK Blini. 2009Gjakovë Libri !Harmonia e Shpirtit” e Autorit Avni Bellaina është një kontribut në vargun e botimeve të reja me përmbajtje të mendimit pozitiv. Libri merret me probleme gnoseologjike ku si qendër merr njeriun dhe aktivitetin e orientuar të tij. Libri hapët me pyetjen “Çka dëshironi ju?”pastaj për dashurin, manifestimi i mendjes e deri të problemi ontologjik apo i qenies. Njeriu ballafaqohet në jetë me të gjitha këto probleme, por duhet te dalloj një vijë të kufizimeve deri të qëllimi i jetës. Autori është njëri ndër seminaristët e parë të mendimit pozitiv,dhe kjo libër përmban mbresa qe ka përjetuar përgjatë ligjëratave më përmbajtje të tillë.Sa do qe librat me përmbajtje të tilla edhe pse bazohen në përjetime e raste konkrete, kanë edhe subjektivitetin qoftë të rrëfimtarit. qoftë të autorit.Libri është 65 faqesh dhe për lexuesit shqiptar deri tani kohëve të fundit kjo lloj krijimtarie është diçka e re.
Liman Zogaj SHTIGJET E DRITËS Redaktor:Din MehmetiRecensent: Halil HaxhosajBotoj. Blini BK Gjakovë 2009Poeti Liman Zogaj doli me librin e tij të dytë poetik “Shtigjet e Dritës”me të cilin libër autori po dëshmon se gjithnjë e më shumë po e avancon penën e tij.Libri ka katër kapituj qe edhe pse të veçantë përbëjnë një tërësi të bukur poetike.Brezat qe kërkonin liri-është kapitulli i parë qe poeti komunikon,me përjetimet dhe fatin e kombit, pastaj me monumentet, varret dhe me figurat e ndritshme të kombit.Shtigjet e dritës-kapitulli i dytë qe poeti përmes të ligjërimit poetik të figurave me të dashura të tij duke filluar nga ato të familjes e deri të ato të sakrificës qe si për çudi poeti i sheh se si fati ynë përsëritet nëpër kohë, dhe qe autori brenda këtij përjetimi fsheh edhe mesazhin e dritës. Në kapitullin e tretë Në buzëqeshjen e saj- poeti Liman Zogaj përkufizohet ne një lirizëm qe nuk mund ta shkëpus nga malli e mallëngjimi,nga loja dhe ekzistenca qe dikur duhet të buzëqeshi. Biografia e dhimbjes-është kapitulli katërt kur poeti ballafaqohet me realitetin e tij në jetën e mërgimtarit,me plagët,më udhëtimin e tij nëpër natë i dukët se ka humbur hapin. Pas Librit të parë “Kosovë nuk ta mora Diellin”poeti Liman Zogaj na sjelli “Shtigjet e dritës” në duart e lexuesve tanë.Libri ka 110 faqe dhe pasuron vërtet vitrinën e letërsisë sonë shqiptare.
Sabahate Byci ZAMBAKU I GJAKOVËSRedaktor: Besim R CENGU Reçenca: Ymer DOMI Korektor: Ferit DidaParaqitja grafike: Ornela Bita Shtëpia botuese: Geer,2009 TiranëKa shumë kohë qe poetja Sabahate Byci na është paraqitur nëpër periodikun ton letrarë,por tani na erdhi me një vepër poetike të emëruar “Zambaku i Gjakovës”“Tematika e krijimeve poetike është me të vërtetë mbresëlënëse. Pas leximit të faqes së fundit të këtij vëllimi, ndjehen qartë gjurmët që lë çdo poezi në ndërgjegje të lexuesit. Përmes penelatave të holla dhe përzgjedhjes së fjalës, poetja ka aftësinë që të ftojë e të fusë brenda botës së saj, të bën për vete me mendimin e vet drejtpërdrejt pa vështirësi. Nga ana tjetër këtë e them, se edhe pse këto poezi, i shkruan një shpirt i ndjeshëm njeriu që jeton larg vendit ku ka lindur dhe që (për fatin e mirë) nuk ka rënë në pellgun e nostalgjisë që shpesh herë bien duke u kapur “mat” krijuesit e larguar nga vendlindja për shkaqe kërkimit të një jete më të mirë diku tjetër“ do thoshte Redaktori Besim Cengu për ketë përmbledhje poetike të Sabahate Bycit. Tematika krijuese e poetes Sabate Byci edhe pse jeton në mërgatë janë vendlindja të afërmit, toponomastika dhe figurat e rrethit ku autorja është rritur,dhe me të cilët është rritur,figurat rriten edhe më shumë si personazhe kur autorja tanimë jeton larg tyre.Përmbledhja poetike “Zambaku i Gjakovës”ka 60 poezi dhe është një vepër sublime poetike.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.