Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Përcmimi

| E marte, 15.09.2009, 10:19 AM |


Përcmimi

Albert Zholi

Dy orë  pas  14-tës,  janë me trafikun  më të  rënduar  të ditës në Athinë. Është orari  kur  mbyllen  zyrat  dhe njerëzit  nxitojnë  për  në shtëpi. Unë  dhe një  shoku  im qëndronim  në stacionin  e  autobuzit  për  lagjen  Dhafni. Në  stacion  kishte  shumë  njerëz. Sa  erdhi  autobuzi  njerëzit  e mërzitur  e të  lodhur  nga pritja  nuk  pyetën për  radhë. Kush mundi   hypi, por  shumë  mbetën jashtë, në  pritje  të  autobuzit të  radhës…

Sa  u  mbyll dera  e autobusit  bëri  lëvizjen e nisjes, u  dëgjua  një zë  gruaje : “Shofer, mbylle  derën se  më vodhën  portofolin…”

Të  gjithë  kthyen  kokat  nga  erdhi  zëri. Unë  me  Agimin  ishim rreth  tre-katër hapa  nga  gruaja  që  bërtiti.

-Coje  në  polici  autobusin, me  siguri  ndonjë  shqiptar  e  ka  vjedhur- u  dëgjua  një  zë  nga  kreu.

-Shqiptarët, shqiptarët …  u  dëgjua edhe një  zë  tjetër…

Unë  e Agimi pamë të  shqetësuar  njëri-tjetrin  në sy. Agimi  si më  impulsiv  që  është  iu  kthye burrit:

-Ju  nga  e dini  që  e ka  vjedhur  shqiptari?

Toni i  të  folurit  i  befasoi  njerëzit. Edhe burri  që  kish  folur  u tulat  për  një cast  se  nuk  e priste  atë reagim  të  menjëherëshëm. Agimi  vazhdoi:

-Shqiptarët unë  e  ky  shoku im  jemi  këtu, dhe tregoi  nga  unë, nuk  kemi  as  frikë  e as  turp të  na  kontrrolloni …

Sa  tha  këto  fjalë nxorri  rrobat  nga  canta  e boshatisi  xhepat … Edhe unë  nisa  ta  imitoja …

Në  këtë  kohë  gruaja foli  sërishmi :

-Më  falni, më falni  e gjeta. E kisha brenda në cantë.

Ne  sikur  hoqëm nga  canta  një  barrë të  rëndë. Burri  që  kishte  folur  për  shqiptarët  rrinte  si ... c’themi ne  shqiptartë  për  këto  raste.