Cikël poetik nga Lulzim Logu
| E hene, 14.09.2009, 06:40 PM |
Lulzim Logu ka lindur në B. Curri, në vitin 1960, shkollën e mesme e ka kryer në vëndlindje, më pas është diplomuar për biologji, në vitin 1984.Me shkrime publicistike, cikle me poezi për fëmijë dhe të rritur, me prozë dhe kritike letrare ka filluar të merret herët, ndërkohë që ka botuar këta libra:1. Kohën e ëngjëllit - Poezi, 1999, Tiranë2. Hiri - Poezi, 2002, Tiranë3. Pinoku I qytetit magjik- Poezi, 2002, Tiranë4. Tropoja, enciklopedia e vogël, 2008, Tiranë5. Akoma hiri im - Poezi, 2009, Prishtinë6. Kujtimet e ujqërve gri - tregime, 2009, TiranëPër një kohë të gjatë ka drejtuar Lidhjen e Shkrimtarëve, dega Tropojë, Klubin Letrar: " Tropoja", aktualisht drejton Shoqatën e Shkrimtarëve të Tropojës, është anëtar i Lidhjes së Poetëve Nderkombëtarë të Globit, W.P.S, është botuar në gjuhen angleze dhe ruse, në disa cikle poetikë.Jeton dhe punon në B. Curri.Gjumi i nënësSytë i janë mbyllur, merr frymë ngadalëPor nuk mashtrohem, nëna kurrë nuk fle.Edhe ashtu, nënat janë zgjuarQë të flenë fëmijët mbi dhe’…Gështenjat.Pikin gështenjatNë shtjellën e erës.Shiu ta lag dritarenTa zë shikimin.S’ke ku ti krehësh flokëtKu ti shohësh sytë.Vetëm zjarri të ndihmonTë më kujtosh.Si zjarri, kur jam me tyS’di për fikje.A mendon ndonjëherëA mendon për hirin?!Pikin gështenjatNë shtjellën e erës.Në zjarrin prushshumëPiqen të tjerat.Një e nga një në gjiAty pranë zemrës.Gështenja të ngrohtaNë u ftohshin fjalët…Dredhëzat.Dredhëzat tani nuk i dua mëMegjithëse pikojnë lëng të kuqMegjithëse më kujtojnëBuzët e tua.Veç unë e di ç’kam hequrPër ti harruar…Stinë.Dimri me shiun e ftohtëShiu i ftohtë, ti që qan.Vera me diellin e egërDielli i egër, ti që qesh.Vjeshta me gjethen e zbehtëGjethja e zbehtë, ti që ikën.Pranvera me lumin e eturLumi i etur , ti që vjen.Njeriu.Njeriu qëkur ëndërron lumturinë e madheNjeriu sot vdes për një orë liriNjeriu, të vetën pronë, mund ta bëjë hënënNjeriu, zvarriset i mjerë , në uri.Njeriu, vuan, për të bukurën dhe shpresënKorret nga sida dhe vdes me drogëNjeriu, për atdhe mund ta bëjë dhe marsinNjeriu kryqëzohet si lypsar në botë.Njeriu, sot matet me kohën, ta mundë atëNjeriu, diku në glob, rrethohet me tel si kafshëBeson pafund, shan pafund zotinDhe se ndan dot ferrin me parajsë.Njeriu, qëkur, ëndërron lumturinë e madheNjeriu, sot vdes, për një orë liriNjeriu, pareshtur thyen mite, piedestaleDhe kurrë s’gjen qetësi.Ah, njeri!1991.Kur të kthehesh.Kur të kthehesh, do të jetë vonëZëri më është mekurDhëmbët më kanë rënëSi ujk i vetmuar flë gurëve të bjeshkësDhe vdekja rri mbi mua si hënë…1999.Ajo.Ajo shkoi, siç shkojnë gjërat që vijnë rrallëKur plaket njeriu, vdes dhe për një puthjeAjo shkoi, ditët vazhdojnë kompleksePjesë e zotit të pakënaqur që përsosNë marrinë që quhet lindjevdekjeAjo shkoi…Ajo shkoi, befas u bë e domosdoshmeRri në mua, ekuilibër i shpirtit të vrarëDhe çuditërisht jeta s’ndihet bosheAjo shkoi…Ajo shkoi dhe kujtohem se duhet vazhduarSe duhet të ndihem prapë i gjallëPor përbuz të qënit e harruarAjo shkoi…1999.Shtëpishkreta.Vetëm një mace, rron me thërrimeShtëpishkreta, vdes, ngadalë, në vetmiDikur vilë e bukur, si prej ëndrreTani po humb në hiç dhe në shi.Shtëpishkreta ikën pakuptuarSi të gjitha vdekjet tonaSa shumë më dhimbsen lastarët e thyerDhe dashuritë, shndrruar në jehona…Bytyç, 1998.Pa titull.Mi bënte shuk letratPuthjet mi përbuzteFlokët s’mi pëlqenteVetëm sytë.E dija, duhej ikurS’bëja për pasqyrë…Ditët e mia.Ditët e mia të pafajshmeVaren në kremastar kujtimeshTë vjetra, të idhta, qajnë pa zëQajnë duke buzëqeshur.Ditët e mia krenare, sa s’thuhetRreziten në diellin, që akoma s’ka lindurDuke besuar se bëhen më të miraMe gjaklindje veshur.Ditët e mia të vërteta, si fryma imeIdealiste si ëndrrat që shohin, tragjike si ëndrrat që si panëVdesin ngapak në pritjen e përjetshmePër të qënë më të mëdha.Ditët e mia, fëmijë kopshti zënë për dorePa edukatore në trafikun e sotëm të jetësShtrëngohen rreth vetes ti ikin vdekjesQë si bushtër u leh tek ecin.Ditë e mia, ikin shpejt pa kuptuarStinë që meritueshëm, mendoj se janë jetuarDuke larë borxhet e vjetra dhe të rejaPa mëkate njerëzore ngarkuar.Ditët e mia, shkojnë thjeshtë nga jetaPa epitaf dhe gur te koka të rëndëSiç shuhen yjet netve të vona të verësMbi ëndrra të brishta, kur ranë.Ditë e mia, i kam dashur shumëDitët e mia, sa fort ju duaMbi supet tuaja, më zë gjumiNë gjirin tuaj , duke pushuar.Lamtumirë, ditët e mia që shkuatMirësevini, ditë të tjeraQoftë lëvduar jeta juajQoftë lëvduar , vdekja!1996.Fillim vere.Shuhet pasditja e bukurNë apartamentin komodBrenda muresh dhe qelqeshKafaz modern.Troftat lodrojnë në lumëRetë luajnë me avionet e linjësDhia e egër po kthehet në shpellëUjku ka nisur sokëllimën.Dashuria e djegur s’bëhet mëTë puthurat bien erë blozëShpirti, një grumbull hiriKu gacat, kurrë s’ndizen zjarr.Por nesër, lind prapë ditë e reE bërë nga zoti për njeriun e lirëI burgosuri qiellin e kujton kurthDhe nuk e kupton hapësirën.Shuhet pasditja e bukurNë apartamentin komodNjë fillim vere që nuk vjen mëS’ka më kthim të asaj që shkoi…1996.Letrat që digjen.Të zverdhura si gjetheLetra dashurieFerrparajsa ime Peng i kujtimit.Digjeshin ngadalëDuke kërciturSikur brinjët e miaKur therin dimrit.Ashtu ngadalëPa flake të dukshmeDigjeshin vetëDhe digjnin.Tani i iki zjarritZjarrit të madh në vatërNga frika imeTë mos shkel hirin…1999.Hiri.Endrra ime e hershmeZjarri që s’di për fikjePengu im i vonëFikja e hershmeHiri që mbetetKurrë nuk tretet…Shi.Kullon mbi muaRrjedh vetes timeNdihem veç lotNdihem veç mallNdihem i shuarPa eshtra, pa muskujLëndë pa formëPo i kthehem tokësMolekul dhimbjePjesë e turbullt e saj.Po shiu, s’ka faj!... 1 korrik 2001.Fryma. Çdo mëngjes, po eci më ngadalëÇdo mesditë, po më merret ngapak frymaÇdo mbrëmje, më herët i afrohem shtratit timÇdo mesnatë , po ndihem më i vetmuar…Eshtë fundprill, është fillim majPor nuk qaj…Asgjë me veteAsgjë me vete s’ke me marrëKur të shkosh nga kjo botëPërveç dashurisë shumëzuar në kujtimeQë përbën shpirtin tëndMë tha së fundi në ndarjee pangopur me dashurinë që i kisha dhënë.Netve ngujohem në qiellin mbi kryeKu një yll ndizet e shuhet pareshturPërmbi hënë…S’ka më kohë.Tani s’ka më kohë për mëkatNë qoftë ky veprim mëkatKur unë lidhem i tëri pas tejeO zot, ato vijat paralele të buzëve tuaHekurudha e vetme për në parajsë?!Tani s’ka më kohë për mëkatNë qoftë ky veprim marriO zot , ata sytë e tu, shpella pafundHone ku rashë papritur një ditëPor, kurrë nuk mund të dal perseri?!Tani s’ka më kohë për mëkatA është vertet mëkat, apo diçka tjetërO zot, tip o ikën papritur prej mejePo kush pas teje, kush pas teje mbetet?!2008Kuajt.Ma kanë zënë hisen e hënës duke fjetur në këmbëNë ag’ dielli lind copëtuar pas veshëve të tyreDhe yjet e fundit rrëzohen në jelet e lagta…Qentë.Qentë sonte e qajnë hënën skaj maliEra pastaj e mbulon me re të zezaVdes e dashura e tyre ulërimash…Qyqja.Në muzg mbeti veç ajo me ku ku të mekuraDhe hëna e ngrirë si drapër i ndryshkurQë s’ja priste dot kokën …Mesnatë.Dhi e egër piu ujë dhe rrëzoi gurë në honeMëngjesi mban frymën dhe gjurmën e sajPor kurrë s’munda t’ja shoh sytë…Qirinjtë.Sa shpesh digjen netve tona të gjata si kujtimeNë pjatën e madhe të natës shuhet shpirtiI dashurive të dyllta…Ora.Ndalet ora e murit papritur, lavjerrësi bieVeç qelqi që thyhet pastaj, kris një çastKoha vdes si zemër…
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.