Poezi nga Blerim Rrecaj
| E hene, 14.09.2009, 12:39 PM |
Blerim Rrecaj
Lëmsh në maje gryke
Kur më mblidhet një lëmsh në grykë
Them (vetnevete): ti e ke kokën të fortë beton
Unë kokën të fortë çykë…
E kur lëmshi më mblidhet në majë të grykës
Them (vetmevete): A duhet t’i bjerë çyka betonit,
A betoni çykës?...
Nëse je burrë, e je trim
Se çfarë mendon për mua
Thuaje pa hezitim…
Pse rri ashtu
Pse më rri ashtu me atë çehre të rëndë,
Ashtu rëndshëm,
Si shef e si boss bote.
Pse bëhem nervoz nga ky qëndrim i yti,
Pse ndjehem keq,
Në vend se të qesh…
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.