Flora Sela - Kastrati: Poezi nga libri ''Vazhdoj ta kërkoj të nesërmen'' (Parathënie nga Kalosh Çeliku)
| E hene, 14.09.2009, 07:13 PM |
Flora Sela - Kastrati lindi në Strugë më 6 gusht 1961. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Më 30 qershor 1983 diplomoi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik dhe mori titullin Profesor i Fiolozofisë-Sociologjisë. Më datë 29 prill 1992 në Universitetin e Zagrebit (Kroaci), me sukses e mbrojti temën e magjistraturës “Pikëpamjet e Korshit mbi historinë” dhe fitoi titullin Magjistër i shkencave shoqërore-humanitare nga filozofia bashkëkohore. Flora Sela - Kastrati gjatë vitit akademik 2000 –2001, ka kryer specializim në Institutin Ndërkombëtar për administratë publike në Paris (Francë) në lëminë e administratës publike dhe diplomacisë. Më datë 13 qershor 2007 e mbrojti tezën e doktoraturës në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, në Institutin për kërkime Sociologjike Politike e Juridike, në temën: Zhvillimi i demokracisë lokale dhe bashkëpunimit ndërkufitar sipas standardeve të Këshillit të Evropës. Flora Sela - Kastrati e zotëron rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën frënge, ndërsa në periudhën prej vitit 1982 – 1992 ka punuar si asistente, e më vonë si ligjëruese në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës. Nga viti 1994 – 1997, Flora Sela - Kastrati ka punuar si mësimdhënëse e filozofisë në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Pedagogjik. Prej vitit 1999 – 2005 ka punuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Shkup, në pozitën e Shefit të kabinetit dhe ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ka qenë përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Komitetin e përhershëm për demokraci lokale dhe regjionale si dhe përfaqësuese në Paktin për Stabilitet në kuadër të tryezës së parë të rrumbullakët: Demokracia dhe të drejtat e njeriut. Flora Sela - Kastrati ka publikuar artikuj të ndryshëm shkencorë të fushës së filozofisë si dhe një numër të punimeve të ndryshme që prekin tema aktuale si dhe ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare duke patur paraqitje rreth temave që lidhen me demokracinë dhe reformat e pushtetit lokal. Përveç botimeve shkencore, ka botuar edhe tre libra me poezi, njërin edhe në gjuhën frënge: Entre l`amitie et l`amour i përkthyer edhe në gjuhën shqipe ( 2003 ), Heu po më çmend ky infuzion ( 2007 ) dhe Vazhdoj ta kërkoj të nesërmen ( 2009 ). Aktualisht punon si mësimdhënëse e lëndëve filozofike dhe sociologjike në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Filozofik dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
Në vend të parathëniesDASHURIA HYJNORE DHE DEHJA E MISTIKËVENga Kalosh ÇELIKU Poezia është shprehje e artizmit poetik, lojë fjalësh, burimisht që kanë qëllim magjik, është thirrje hyjnore, arrin në qiell dhe hedh fuqinë e vet dhe bëhet e fuqishme duke pasur edhe shpirtin e tyre, Hyut Nuk është ajo e përshkrimeve, përkushtimeve prijësve të partisë, parullave të thata patetike. Rreth nesh çdo gjë është poezi: toka, qielli, dita, nata, lindja, vdekja, ringjallja, rrugët, era, zogjtë, lumi… Vetëm, duhet një sy i mprehtë për t’i hedhur në letër emocionet, idetë dhe imagjinata duhet shkrirë në indin poetik me mjeshtri të jashtëzakonshme. Dhe, novatorizmi që sjell në këtë libër Flora Sela - Kastrati i ka rrënjët te lirika popullore, që e ka tejkaluar moti pjesa më e fuqishme e poezisë shqipe, lirika e dashurisë. Dhe, jo rastësisht Lasgushi është poet i madh. Serembe, Frederik Rreshpja, Dritëro Agolli, Hida Halimi, Azem Shkreli, Mimoza Ahmeti, Mirko Gashi etj. Poezia shqipe është lëruar dhe zhvilluar brenda kufijve politik: Shqipëri, Kosovë, IRJ e Maqedonisë, Mal i Zi dhe Diasporë. Dhe, për çudi, përderisa në Shqipëri ajo është lëruar përkrah poezisë patriotike edhe poezia e dashurisë, në Kosovë, Mal të Zi dhe IRJ e Maqedonisë është lëruar poezia patriotike. Realitet, që do të thotë se, një popull e manifeston atë që nuk e ka, i mungon me vite, liria. Risi në poezinë shqipe, sot është kombinimi i dashurisë me patriotizmin. Poetët që e lërojnë këtë lloj poezie numërohen në gishta. Megjithatë, kjo është poezia e ironisë, sarkazmës dhe protestës artistike. Motivet e poezisë erotike te ky libër janë të njohura: besnikëria, tradhtia, ndarjet, xhelozia, malli, sëmundja nga dashuria, mirëpo edhe ëmbëlsia nga dashuria dhe bukuria e trupit të zhveshur. Është interesante se në rolin e subjektit lirik paraqitet në këto poezi, njësoj shpeshëherë gruaja sikur edhe mashkulli. Për më tepër, mes këtyre faqeve është e përbashkët tema: jeta pas vdekjes. Ringjallja. Dhe, raporti midis jetës dhe vdekjes. Edhe pse, në kohën e sotme ende vazhdon të shkruhet poezia patriotike, ku gjakohet pas lirisë dhe luftohet robëria. Poezia e Florës në gjirin e vet e ka edhe tipin e poezisë profetike. Zakonisht, këtë lloj të poezisë e kanë shkruar poetë-profetë, që letërsia shqipe i ka pasur edhe para kohës së Romantizmit. Stili i poetes është i përsosur, nuk vajton për të kaluarën, po për të sotmen dhe të nesërmen. Vargu i kësaj poezie e lufton hipokrizinë, koprracinë dhe grykësinë. Një spektër më i gjerë objektesh paraqitet në poezinë erotike, e cila dallohet fare lehtë nga poezia patriotike. Kështu që mjeshtëria e poetes shprehet me kërkimin e forcave të reja, përsosjen e figurave ekzistuese dhe të proçeseve stilistike duke lejuar shtimin dhe zhvillimin e temave. Poezia e këtij libri e ka gjakun dhe shpirtin, që i ecin nëpër damarë. Një përzierje të së resë: dashurisë me patriotizmin. Gjuha e thjeshtë dhe me stilin e qartë, po të thellë është përsosur me imagjinatën e pasur dhe gjuhën e stolisur. Këndimi i poezisë të “Borës në mars”: Pas borës së acart – Ti vjen si pranverë/ E nesërmja do të vij/ me Ty!/ dhe asaj erotike: Shijen e buzëve Tua/ do ta marr me vete. – Po, kam frikë se ma zbulojnë -/ Në kufi...!/ Vdekjes dhe Lindjes. Ringjalljes… Dhe, për mua si poet, poezi e fuqishme është ajo që i qarkullon nëpër damarë gjak dhe shpirt, i ka rrënjët në poezinë popullore. Dhe, i japin gji Tri Zana të maleve. Fuqi për luftë si Mujit dhe Halilit… Ikja nga parullat e thata, patetika patriotike është risi e plotë në poezinë e poetes, sikur është ruajtja dhe ndikimi i poezisë popullore. Poezia e mirë duhet të ketë edhe filozofinë jetësore plot figura poetike. Poetja hedhë farën në tokë pjellore, ashtu si bujku me hebet në krah drithin në ara, kështu që frutat e pjekur, poezitë i lulëzojnë në libër, bregliqen… Armë e fuqishme është edhe lirika satirike, ku poetja përqesh momente njerëzore, politikën me prijësit e tyre, madje edhe vetë fatin e një populli: I flet zemra – zemrës të ruhet prej mërive/ Se bota më shumë kurtha ngriti se liri!.../ Origjinaliteti i poetes, fatkeqësisht ende është në kundërshtim me dukuritë imorale dhe idetë e kohës, në të cilën jeton brenda kufijve politikë. Poezia e Flora Sela – Kastrati sa vjen e më shumë demokratizohet dhe misticizmi depërton në art. Dashurinë ndaj lirisë e paraqet me shprehje plot figura dhe me gjuhën erotike të lirikës së dashurisë. E zhvesh nga trupi ferexhen patetike dhe parullat e thata dhe i vesh rrobat e nusërisë: E, Ti më ke zili,/ për vetminë time./ Është e rëndë ajo/ por/ më i rëndë je Ti!/ Në poezinë e saj, nganjëherë është shumë vështirë të dallohet deri ku shkon alegoria e ku fillon shfaqja realiste. Vetë gjuha shqipe, gjuhë e poezisë ka disa veçori të saj poetike, e përshtatshme në paraqitjen e dy-tre dykuptimësive të vargut. Megjithatë, në këtë poezi ekziston edhe një rrezik stereotipash, sepse ajo bazohet në disa tema të përsëritura: dashuria, vera, bukuria. Që, poetja e ka tejkaluar me sukses dhe pasuruar me Senën, Gruan, vetminë, Varkën e Noes, Burrin, Engjëllin mbrojtës, Nimfën. Qiririn, Natën e gjatë: Nuk jam në gjumë! Jam në udhëtim!/ Pas këngës dhe vargut kam hap duel!/ etj. Inspirimi i poetes është i sinqertë dhe i thellë duke u shërbyer me shprehje të larta poetike. Formën e një vargu mes legjendave, porosish dhe alegorish: Në bregun e arritjes jam diçka unikate/ Në varkën e Noes – risi!.../ Ose: Rrëzëllima vrazhdësie më dalin në prita./ Vetmia durtrokitë pandalë!.../ Tendencë kjo, për të krijuar një rrymë të re letrare me shumë vazhdues dhe përkrahës. Poetja rebele është e gatshme të rroket fytas edhe me Zonjën Vdekje. Ringjalljen. Lindjen. Robërinë. Lirinë. Shkurt, ballafaqohet me misteriozen: dashurinë qiellore dhe tokësore. E di se, rrezik për poetët e talentuar me dhunti nga Zoti, janë poetët e rrejshëm të oborreve të partive politike. Poetë pa talent, po të shkathët t’u vihen pas partive politike në pushtet, si dhelpra pas dashit, me shpresë se mos i bien udhës. Poetë të këtillë vetëm për një përdorim, letërsia shqipe ka me bollëk, sa kanë të hanë edhe qentë e rrugëve… Herët a vonë, këta poetë do të dështojnë në poezi. Rrugën do t’ia lëshojnë poetit-profet, lirikut me mendime të thella dhe me talent të madh vrojtues, kur është fjala për situatat e përgjithshme njerëzore, i cili ka qëndruar, në të vërtetë, mjaft indiferent kur është fjala për ngjarjet politike të kohës së tij. Vargu i saj luftarak, përjeton një lulëzim të ri të lirikës shqipe. I lëshon paragjykimet, maxhen, burgun shtëpiak… Ferexhen e hudh në përrua… Robërinë... Shkolla është shtegu i saj drejtë Lirisë… Universiteti… Biblioteka… E nxjerrë vargun nga brezi: Filozofinë e jetës sime e ndërtoj mbi Ty.../ Poete me shpirt krenarë dhe e vetëdijshme në paraqitjen e realitetit shoqëror, kështu që për këtë poete rebele jeta e varur nga partitë politike është e huaj. Tentim ky, i komunizmit që tërë jetën e shoqërisë ta ketë nën kontroll. Hap i gabuar ideologjik me të cilin dështoi në parashikime. Tashti e kanë radhën partitë politike “demokratike”, shkaku se poetët bëhen edhe më të fuqishëm. Stili i tyre është sakrificë, ndjeshmëri e poetit dhe sinqeriteti. Përsëri do të vdesë dhe ringjallet, por kurrë nuk do t’u bie duarve dhe këndojë arritjeve të tyre demagogjike. Shkëputja e poetes nga format klasike poetike nuk qe proces i lehtë, me vete mori edhe viktima. Nuk është punë e lehtë t’u ikësh ndikimeve nga letërsia ruse ( Shqipëri ) dhe sllave ( Kosovë. Mal i Zi e IRJ e Maqedonisë ). Poezia shqipe moderne sot ka një rrezik nga poetët e oborrit të partive politike “demokratike”. Fatkeqësisht, falë Zotit, në përgjithësi janë poetë të dobët dhe pa talent. Megjithatë, poezia e ardhmërisë do të jetë poezia e verës dhe e dashurisë, që alegorikisht të paraqesë dashurinë hyjnore dhe dehjen e mistikëve... Ardhmëria e poezisë shqipe qëndron në traditën e poezisë popullore, Rilindjes, duke u pasuruar me rrugë të reja, për të hipur në Baba Tomorr. Atdheun e Perëndive. Tyrben, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri…
FLORA SELA - KASTRATIVAZHDOJ TA K?RKOJ T? NES?RMEN (Lirika me borë) Biblioteka: MJELLMARedaktor letrar: KALOSH ÇELIKURedaktor gjuhësor: VJOLLCA RRAPIBallina: LAURA ÇUKALidhja e Shkrimtarëve Shqiptar Shkup, 2009 Unë s`të fal idenë sepse atë e krijon TiShpirt asaj nuk mund t’i japë asnjë njeri…Pluhur t’shndërrohesh do të thotë mos ekzistoshE në të njëjtën kohë gjithë botën ta pushtosh… Flora Sela - KastratiISBN 978-9989-931-13-0COBIS.MK-ID 79106826FLORA SELA - KASTRATIVAZHDOJ TA K?RKOJ T? NES?RMENBotues: Lidhja e Shkrimtarëve ShqiptarKorrektore: FITORE DERALLATirazhi: 500 kopjeU shtyp në shtypshkronjën: “ Tringa Desing “ Tetovë, 2009Botimin e këtij libri e ndihmoi materialisht edhe Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë.TË PAGËZUAN : GRUA ! Të pagëzuan :Grua! Kush ishte ai që kështu të pagëzoi?A e dinte kush je, çka do të jesh ti?Më shumë apo, më pak - se njeri!?Shekujt rënduan mbi ty,Ti e fjetur, e kënaqur me pak,“Është fati im thoje” e flije rehat.Të tjerët filluan ta shkruajnë historinëTë shpallën “moll sherri” që luftëra shkakton.Pandora nga ana tjetër e hapi Kutinë,Për çdo gjë të keqe fajtore të bënë.U fshehën pas teje, pas shpine ta punuanNë margjina të vendosën nga jeta të larguanNë labirinth bridhje, rrugdalje kërkojeAtë që të bëri grua, në vete mallkoje.Një ditë u zgjove nga “gjumi dogmatik”Por ishe ajo në çka të shndërruan,“Flokëgjata e mendje shkurtëra”, kështu të vlerësuan.Perëndia e as natyra këtu nuk kishin gishtMashkulli ishte që shtonte nga një bisht!Nuk ishe ti vetëm shtyllë e familjes Nënë dhe grua që çdo gjë sakrifikon Qenie e madhërishme, shtyllë e njerëzisë,Që në emër të dashurisë dhe jetën flijon.E domosdoshme, e pazavendsueshme në dimensionNjeri! Më shumë se njeri! Ndaj, respekt meriton.Dhurove aq shumë e pak të dhuruanVazhdove ta kërkosh atë që të takonAtë që ta vodhën e ta uzurpuanDinjitetin njerëzor dhe një jetë për të qënë.Ti grua e di, kthim prapa nuk ka,Mëkatet e kohës janë shumë të mëdha!Borxhi ndaj teje a do të lahet ndonjëherë?Pas dimrave të acartë - Ti vjen si pranverë...I E PRES TË NESËRMENE PRES TË NESËRMENE nesërmja do të vijë, Së bashku me të kaluarën,Me Ty!Me Vitin 2000I imi Bel Ami,E di!Tani në perëndim të rinisë sime,Njeriu dashuron vetëm njëherë në jetë. Të tjerët, kalimtar të rastit, e aq shumë desha,Edhe njëherë të dashuroj…Prill i Vitit 2009,Ditë e natë, natë e ditë,As njëra-tjetrës vendin s`ia lëshon.Kryeneqësi!Për dikë - dallim mes të dyjave nuk ekziston.E nesërmja do të vijë,Do të trokasish në portat e hapura të shpirtit tim,Ti i imi Bel Ami,E kaluara, e tanishmja e nesërmja ime je Ti…LAPIDARILapidar do t’i ndërtoj dashurisë sonë,Lapidar me tinguj muzikor e me vargje!Pranvera Ty të solli dhuratë!E vjeshta plot zili ma grabiti! Lapidar!Lavdi pastë -Një dashuri pa ardhmëri!Unë dhe Ti, të shndërruar në lapidar!Le të prehet në qetësi,Mashtrimi, tradhëtia,E së bashku me ta edhe poezia –Që po ta kushtoj Ty…TË SHKRUASH POEZIShkruaj poezi më thonëPo ku t’i gjej vargjet?Ata m’i vodhe TiSë bashku me atë që isha e që jam!E humba veten e aq shumë desha të besoj,T`u them të tjerëve, heeeu!- U gjeta përsëri!Prit pak, ma kthe të kaluarën,Në rrugëtimin e gjatë,Merre një frymë.Nëse je lodhur të jap infuzion…Grabite kohën - çastin, eja te unë,I trazo edhe njëherë ndjenjat e mia!Në fund të oqeanit të gjërë,Mos u fundos, duhet larë një borxh!M’i kthe vargjet që dashuri kundërmojnë,Sa më detyrohesh Ti,M’i kthe vargjet e mia,Ti e ti “i imi “ Bel Ami….POEZI LUM SI TI DHE E MJERA TIDikush shkruan poezi,Sa për të shkruar diçka,Epilogu:- Letër e pashkruar që nuk thotë asgjë…SIKUR TË ISHTE AIHeeeu!Pëllëmba e dorës tënde nuk është në eksurzion.Përkëdhelja e brisht aq shumë më rëndon,Ti je rastësisht këtu, e rastit edhe unë,Më duhet Ai t’i japë kuptim çastit!Kësaj nate me shi që në pranverë kundërmon,Ti je me mua, e Ai është atje Sepse edhe determinimi ekziston!Sikur Ai të ishte i rastit, E di! Do të isha mbytur nga përqafimi i tij!Fund më i ëmbël a ekziston,Ta lësh frymëmarrjen në përqafimin e dikujt,Të cilin as vet nuk e di, se sa shumë e do…GJITHÇKA VARET PREJ MEJEI madhi Osho,Nuk varet gjithçka nga unë,Po thua jeta është pëlhurë,Pikëllimi e lumturia është zgjedhja jonë.Kush të lë të zgjedhësh,Fati nuk është në duart e mia.As pikëllimi e as lumturia.Osho!Ndaj jemi gjysma e një tërësie,Qenie racionale, por emocionet nuk kam ku ti flak,Janë përditshmëria ime. Racionalen e dëbojnë nga pak…Osho!Në gjithçka përgjigje pate, e t’u drejtuam ne që Të përkohshëm jemi.Por, një gjë nuk ma the,Ku qëndron sekreti i lumturisë?Recetë nuk ka - i preferuari im Osho,S`do të ekzistonte njeri,Veç Perëndia, mbi fatkeqsinë tonë të ndërtojnë,Kultin e sajë të harmonisë.I madhi Osho ma zbulo recetën e lumturisë…Jam e lodhur nga pikëllimi, OSHO…NË MES TË KOHËS NJË POEZINjë natë të padefinuar,Unë dhe koha kuvenduam,Mos u lodh kaq shumë më tha,Unë pas meje fshijë, çdo gjë.Më erdhi për të qeshur, e cila je tiNga ajo që jam të ma vjedhësh një njeri?Jo ka kaluar një shekull i tërë,Nuk mund të ma marrësh është më i fortë se ti.Ej kohë ti lind e njerëzit i plak,Por dashurinë e vërtetë, s`ke fuqi,Të ma marrësh e të ma kthesh përsëri,Ti je e kalueshme e Ai përjetsi,I imi Bel Ami…U RRËZOVA POR NUK U VRAVARrëzohem e rrëzohem,Flej, ëndërroj, në agim me mëngjesin ballafaqohem,Unë jam ajo edhe kur terri bie mbi dhe……Mëngjesi kërkon që të luaj role,Ta humbas veten timeMë pëshpëritë: ka dy pole.E unë jam ajo që jam,Njerëz hipokritë agimin e keqkuptuan…NATË E GJATËQiriri po shuhet, Deshe atmosferë, e kapluar nga një mister,Deshe e çka nuk deshe ti,Misteret e natës i kam ndarë veç me një njeri,Më fal, por s`mundem me ty.E sa e gjatë mu duk ajo natë,Pa fillim e pa mbarrim,Unë e ti të huaj, Në një natë prilli,Pikat e shiut më shurdhojnë,E ti, si gjete fjalët e duhura,Që do të mashtrojnë…DHIMBJADhe përsëri kthehet ajo,Dhimbja…Ti nuk je pranë meje, e di se më do,Vitin 2000, Senën e sytë e mi,Përqafimin tim për të kaluar një shekull aty,Kohën, largësinë kush ish ai gjeni,T’i shpik e të më largoj nga ty,E në çka, në hiç i shndërroi,E di se më do,E dhimbja më kaloi…II TI MË KE ZILIEJA! SE DO TË VIJ! Eja! Se, do të vij atyKu Ti ishe unë – e unë isha Ti.Eja! Se, do të vijFilozofinë e jetës sime e ndëtroj mbi Ty.Eja! Se, do të vijPër një puthje të vjedhurSi atëherë dikur.E pastaj do të shkojDo të shkosh edhe Ti.Shijen e buzëve të tua Do ta marr me vete.- Por kam frikë se ma zbulojnë –Në kufi …!U VONOVAU vonova!U vonove dheTi!Treni shkoiAeroplani fluturoi!S’të pashë!E, as që më pe!Lamtumira jonë –U ngjitë mbi re!U vonava!U vonove!Gisht këtu fati ka!Nuk të krijuan për muaNjerëzit bëjnë padrejtësi.Por Zoti?- Përse nuk na kuptoi ne të dy?!... GABIMI YTKaluam një sprovë nëpër katandiGabimi yt isha unë në çast!Në lakuriqësi - jeta tregonte largësi.Për të - të flasim, do të kemi rast?Do të vij ai çast, patjetër të vij!Se gabimi im - ishe vetëm Ti…! SHPIRTI IM Shtatëmbëdhjetë vjet shpirt i ke tiSyri i nënës –Të shikon si foshnjëKur të mbaja në gji!Të përkundja në djepDerisa engjëlli mbrojtësTë merrte në krahë të tij.Shpirti imShtatëmbëdhjetë vjet je tiDerisa të vështroj se si fleE frymëmarrjen ta dëgjojMë kujtohet viti 1991.Ti je bërë burrë e ke hedh shtatValmira – si kanjushëtë ndjek në çdo hap.Unë çka ndjej nuk e diTë vogël të ëndërroj në gji…!Dashuri në përjetësi!...TË NGADHËNJESHAi që i tejkalon dilemat e vështërësitëDykuptimësitë e dihotomitë,Është ngadhënjimtarë!Alternativës ia vë një pikëKur vetja i ndjen zjarrGjithkund mbjell mirësiGjithmonë rilind behar!Kacafytet me jetënTë ndjejnë gëzim të tjerët.Përballet me përbindëshin –Që mendjen dhe shpirtinUa mjegullon brezave.Se shtrembërime djalli -Ngarkon nëpër teza!Ngadhënjimtarë është aiQë mbi jetën dhe vdekjenRimbetet njeri.PËRDHUNIMSi përdhunojnë vargjet?S’më dëgjojnë, s’më kuptojnë!- Më kundërshtojnë!- Më përdhunojnë!Një varg! Shumë vargje!I përgjëroj tek më sakatojnë!Por unë: depërtoj deri tek Ti!E të të çoj një porosi:- Sa shumë të kam dashur!Të dua!Dhe, do të të dua Ty!…MOS MË THUAJE dëgjova porosinë Fjalët që s’i dua!Mos thuaj: më vjen keq! - Se, më shqetëson mua!Cili është dallimi mes brengësÇ’do të thotë lumturi?Mos më thuaj kurrë:- Më vjen keq për Ty!Sepse, në çdo segmentUnë jam në ndjesi.Jam horizont gjërësie -Gurrë për dashuri!...NATË PRILLI Harrove të tanishmenPjesë e së cilës jam edhe unë.Më fute në sirtarëFrymën e fundit më more.Ashtu gjithmonë je Asgjë nuk kuptove!Këtë natë të lagur prilliHistori më shndërrove!... MA JEP …Ma jep çelsin e parëTë hap kullën e fildisht!Se është mbyllur porta Për shpresë dhe gjallëri.Ma jep çelsin e dytëTë vërshojnë vargjet!Zanoreve qyshkur u ra zëriHeshtja jehonë shëmtie valon!...Ma jep çelsin e tretëTë rikthehen pjesët në terësi!Në ugarin e këngëve të rritetBima e jetës - dashuri!... TI MË KE ZILIE, Ti më ke zili,Për vetminë time.Është e rëndë ajo Por,Më i rëndë je Ti!Jam e lumtur me vetminë timeE Ti!Vazhdo të humbish vetenTe ata që s’te kuptojnë!Si kupton as Ti!Gjithçka nuk është dashuri.Atë –Moti e humbe Ti!...III E VËRTETA E VRARËLËNGON NË MISTERE NISIM NGA FILLIMINë pikëtakimin e jetës pa gjuhëThyejmë binarët e heshtjes me heshtje.Shkëmbinjtë ringriten në brendiNë shpirt errësirë dhe rrjedha gjaku!Dëshirat tona plot zgavra. Në pikëtakimin e ditëve kotësiHumbellat zgjohen domethënie për shpalimin E verteta e vrarë lëngon në mister!Gëzimi i mbetur pezull në çastePër një emblemë të buzëqeshjes së shpërndarëPër një mirupafshim pa lamtumirëE nisim nga fillimi!...NË DRITËN E PAMJES - BLERIMINë dritën e pamjes - blerimiShtrohet në syrin e përloturPa lamtumirë dalin ndarjet e largohen shpirtatVetëm kujtimet qëndrojnë në ngujim!Në pritje mbesin përshëndetjet me lahuri dashurie Gjithçka lëviz, tronditet toka nën këmbëSe shkojnë vërdallë të ndeshen e të përqafohenShpresat e vrara të jetës!Një muzg si vel shekullor duket në pamjeEdhe kështu ishim të lumtur në qëndresë! Në interpretimin e rolit aktori pa fjalëPërkulet për ndodhinë. Largësia ia qartëson pamjet e një vallëzimi!... NUK JEMI AS DETËRAAS SHKRETËTIRA RËRECopa - copa pamjet e mjegullta të qiellit, ecinNë rrjedhën e rrugëtimit diktojnëSe sytë e lagët me lot lëvarur për qerpikësh Rikujtojnë dashurinë.As kështu nuk arritëm tek niveli i harresës,Në pranim të ndodhisë gjithmonë kujtimiMe detin e mallit kurorëzon pikëllimin në shpirt.Nuk jemi as detëra as shkretëtira rërePor lindim e ngrisim frymëzimet në këngë agimesh.Unë dhe Ti dy plagë kohe për të shëruar zemratPas dhimbjes që kanë veç e veç!...NË MESJETËN TONËNë mesjetën tonë blerimi i përgjakurNuk është pikëndalim i synimit për mposhtje!Nuk mjafton kjo rënie por duhen rënie serikePër të gjetur shtegun që shpie rrugës së dritës?Patjetër të nisin udhëtimet, të arrihen synimetDashuria ia ngjesh skeletit gjithë trupin blerim!...E NISNI NGA FILLIMINë vështrim të yllësisë jamEdhe diellit ia shikoj mangësitë.I shterron energjia dhe rënkon në vetëmiSa herë që kërkoj unë prehje për këngë drite! Brënda kafkës më mungojnë telat e zgjimit,Mbështillen lëmsh idetë dhe dalin fjalët,Të krijojnë oqeanin e mendimeve në skuta Ku rrijnë e mendohen të dashuruarit!Edhe portreti i gjyshes, i gjyshit - bëjnë hije,Si dinosaurë kohe kanë lanë amanetin:- E nisni gjithçka nga fillimi!...KUR AI ËSHTË I QETËEdhe në shtratin e vdekjes përjetuam parajsënShekujve kënduam me shpresë. E pritëm çastin për njeri - tjetrin U pamë ndonjëherë? S’kujtohem!Megjithatë, endem shtratit të butësisëMe dënesje: Të dua!. Pranë gjithçka e drobitur.Idila e pritjes është harku ku gjithësiaKa kuadrin e shëmtisë së bardhë.Vështrimi më bën të vij me këngë!Kur Ai është i qetë thellë brënda meje -E ndjej një hark,Veç tokës e hapësirës…KRIZANTEMAT E DIMËRITNganjëherë bëhem pre e buzëqeshjes!Përndriten pamjet se dua t’a shohTë flas për gjëra që vrasin shqetësimin!Rrëzëllima vrazhdësie më dalin në prita.Vetmia duartrokitë pandalë!Jemi bërë qenie të kthyera shpinë më shpinëMe fytyrat që s’e shohin njëri-tjetrin.As zëri i lotit, prej syrit nuk ka jehonëMbi çarçaf të jastëkut nuk ujit lule pranvere.Krizantemat e dimërit mbjellin acar!Jam unë që rikujtoj dhe harrohem.Do të zgjohem sërish e ndritur në legjendë!...GJUHA JOTE BRENDA SHPIRTIT TIMNdonjëherë, si asnjëherë! Përkulem siç paloset një letërkujtimesh në arkë.Është heshtja e zambakut që e ruan një plagë.As gjuha jote brenda shpirtit timNuk ia prish kuadrin botës që shpotitAs zëri i bilbilit se ka tingullin që duhetSe çelësi i notave nuk ka nota të tilla!Në bregun e arritjes jam diçka unikateNë Varkën e Noes – risi!...NË ENHALLON …!Në Enhallon riciklonim pijet si ditët e jetësDuart e shtrënguara në sofër sa pak i mbajtëm!Në shfrim ankthi sërish aty ripërtrihej premtimiSe koha që na vrau njëherë nuk e gjykoi krimin.Nëpër shtëllunga tymi dhe zëri i binjakëve Me petën e jetës ngritej mbi dheun e hijes erëmirë!Ia marrim nga pjesa e saj për një ardhmëri.Kudo që të jemi, të flasim gjuhën e urtisë,Mos bëhet shkarje përmes kufirit ndarës!Ajo bëhej vetëdie, trupat tanë mbërtheu.Unë Euridika e Ai Orfeu!...ATY MBILDHEN PLAGËT…Mos pandehni se ngjyrat e jetës i lexoniDerdhen hapsirës se shpirtit krijojnë oqeane!Aty mblidhen plagët, dhe njollat e gëzimeve,Nuk vdesin! Por mbesin në kujtime!Kur e shoh shfaqjen si dëborën e brishtë,Më dalin yjet që enden lartësive!Jeta rënkon unë përjetoj habi!Shkronjat e saj - akoma nuk i di!...IV NË ZEMËR KA GJITHMONË VENDÇASTE VETMIEEh! Çka desha unë ato çaste vetmieZemrën të mbërtheja me dashurinë!Sikur të permbysej bota e asaj stuhieNuk do të kishte lot që derdhin breshërimë!...NË ZEMËR KA GJITHMONË VENDMë duhet të ik! Jam vonë!Vargjet i lë të flasin për mirësinë!Nuk janë pikat dhe presjet jehonëQë e ndajnë dhe e nisin mërinë! Janë bërë heshtje në pritje e takime.Të ftojnë të vish, mos u hamend!Se ka gjithmonë edhe grindje, si mirëkuptimeSe në zemër ka gjithmonë vend!...JAM NIMFA E PËRLOTUR…Më duhesh! Tek Ti dua të mbështetem!Mos e rrëno veten nuk je gur i thatë!Se unë nuk jam shteg që gjithmonë të tretemTë bëj lot vetmie të përjetoj mandatë! Nuk i dua trillet që krijojnë mistereKam ngritur në jetë qiparisë lartësie.Unë jam më e forta edhe kësaj hereJam Nimfa e përlotur me sy dashurie!...MBI VARGJET E MIAMbi vargjet e mia erërat le të fryjnëNga shtigjet e jetës të oshëtijë jehona!Sheshazi le të dalin lumenjtë të shfryjnëMjaft nga nëntoka mistere - të vrasin ditët tona! Nuk dua të bëhem një rreng i pengesës As zjarr që djeg e kthen gjithçka në hi!Me rimat që përputhin zemrat e pendesësKurorëzoj zhgënjimin të ndjej lumturi!...SHTATORE GURIKujtuat se jam njeri - shtatore guriKu zbardhin agimet e zverdh blerimin vjeshta!Ashtu siç ngritet me tulla e llaç në Kala - muriTë ngritet pikëllimi në rreshta!Rikthej frymëzimet, kush m’i mbolli lotëtJanë gjyle që bijnë e shkatërrojnë gëzimin!Gjithmonë në shënjestër i marrin botëtTë flasin se janë forcë që mposhtin pikëllimin!I FLET ZEMRA - ZEMRËSNuk jam në gjumë! Jam në udhëtim!Pas këngës dhe vargut kam hap duel!Kudo nëpër shtigje me trishtimKoordinoj një zë kënge për tel!Ultravalët zgjasin diametrin e shpotiveDel nga errësira ajo që ishte në robëri! I flet zemra – zemrës të ruhet prej mëriveSe bota më shumë kurtha ngriti se liri!...HIJEHije që bëjnë pamje Për shkarrje imazhesh Zbardhen në frymëmarrje Dhe, frymëzime këngësh!Zhvendosen pamjetNë skenën e hapur të cirkutZbehen ideogramëtPër të shkruar epitafë!... NGRICAT E SHËTISËNga heshtja mortore - jehona pamoreNë horizontin e shtigjeve krijon bardhësi!Janë tretur në oreksin e drekësNgricat e shemtisë!Një krizantemë zgjimi në përballimKa dalë me këngë në Kullën e heshtjes!Edhe valët e liqenit ia nisin tronditjesPër ritmin që jeta ka humbur!...ME AROMËN E KËNGËSMë mbushen damarët me aromën e këngësKur gjëmon gryka e pushkës për liri!Gjithçka ringritet e nuk fundoset si BarkaQë Noe ia fali Rilindjes nga rrëmeti!Çka të jap në këtë hapsirë mbijetimiPos vargut që rrezaton mirësi!...MË MIKLOJNË PAMJETJam në suprinën ku meridianët mbështjellinVarganin e gjatë të kalorësve të fatit!Në tatuazhe të ngritura që vënë në kornizë DiellinMbështes një qëndrim që ia kuptoj shpatit!Miklojnë pamjet. Hije m’bën pëlhura e mëndafshitAshtu si në Parajsë. Ku kërkojnë devotshmëri. Jam e trazuar në horizontin e afshitKu jeta kërkon nivelin e njeriut për njeri – UNË!V BORË NË MARSN?NA MA P?RKUJTON KOH?N E GEORGE ORWELLITNënë, nuk jam çupëlinë e vogëlKur më këshilloje që të mos vonohem.Terri mos më përbijë në rrugëE ti të mbetesh pa fëmij.Nënë, sa herë më përcjellë te porta Më thua: mos pi lotët e Shën Mërisë!Mos rri me poetë të çmendur NatënShkaku: se ata mund të të tjetërsojnë E ta humbish veten ti.Nënë, më ke thënë: dhe çka joTë kam police që më kontrollonMa përkujton George Orwellin: 1984.Megjithatë, nënë unë mbeta fëmijKam nevojë për ngrohtësinë tëndeTë më vësh në gjumë si dikur Kur isha fëmij...BOR? N? MARSBorë e pazakonshme në Shkup Heu, bie borë!Nuk kisha ombrellë, e bleva dikundTë më mbroj nga moti i lig.E ombrellat gjithmonë i harroj. Humb.Po strehohemi diku në një BohemiPimë gjakun e azreti Aliut me pomfritë.Kohë gjaku. Dhe, lotëve të Shën Mërisë?!S’kam kohë të them unë:Furgoni më pretE për ku?!Për në vendin ku borë s’ka Ka breshër.Atje, ku nuk jam Vetvetja...DHE ZJARRI DO T? SHUHET N? SHKRUM E HIDate, ha speca djegës Të kam ngjarë ty.Përvëlojnë. Djegin, por Ja, që unë si ndjej.Date, e shi më djeg shpirti Thellësia e qenies time.Jo specat djegës, por zakoni Që e trashëgova nga ti.Ti s’do të pajtohesh. E di...E pi gjakun e azreti Aliut.Dhe, zjarri do të shuhetBrenda meje në shkrum e hi...U LODHA ME VITET E MIA NË SHPINËMë thua: lehtë e ke tiUnë jam Pandora, s’e kamDitur çka fshihet në atë kuti.Herë Helena e Trojës pas së cilës Lë kokën Ti.Por, edhe Nefretiti, që iDuhej kohë të dashurojë Një njeri...A e di?S’e di, as unë. E si mund ta Dish Ti?!Jam Eva që nga Parajsa E dëbova çdo burrë.Përjetshmëri. U lodha me vitet E mia në shpinëMë lini të prehem në qetësi!...MOS M? POROSIT FURGONMos më porosit furgonDua të rri këtu me TyE të shkruaj poezi!Frymën e vargutTa grabisim që të dy.Më përcjell në shtëpiE, mandej çka do të bëshPa mua “Katastrofën”?!“Qerren me ferra” rrugësQë ngec dardhave gorriceDhe, për Ty ndez qiri.Në ëndërr do të të vij. PërqafojAq fortë, do ta mbys Natën.Shkaku: më përcjell në shtëpi...VI DHE NË FUNDPËR VETEN DHE VETËM PËR VETENDerisa agimi zbulonte bukurinë e Qytetit të poezisëLexoja vargjet e Fadil Bekteshit « Dashuri qyqare »Në çdo varg të gjeta Ty e ditët e kaluara të rinisëFjalët e tua, zërin e shpirtit tënd që i gjuajta me revolt e sharjeNuk e di pse gjithmonë mes rreshtave dëshiroj të gjej diçka të kuptimtë e në pakumtësi ta shndërroj mazohizëm? dënohem nga vetëvetja, mëkatet e dikujt i pastroj? …Dhe e di këtë betejë me veten e humba, unë dorzohemMiku im i dashur s’mund të të gjuaj ashtu kot më kotNga e nesërmja që do të ngjall përmallim dëshiroja të mbrohemS`kam mburojë veç vuajtjes sime që si hije më ndjek pas,E natën më futet në shtrat.Vuajtja,Në esencën e sajë unë gjej lumturinëJam grua e dashuruar në Dashurinë.TE unë mos kërko azil,E unë, unë,Pa të pyetur pse dhe si,Nga vjen e çka do ky Poet?U përvodhe m`u fute nën lëkurë, u bëre i padukshëm,Hije, pjesë e qenies sime, por vetëm për një çast,Bëra shpejt një dush, pastrova lëkurën deri në dhimbje, e ashtKërko një strehim te ndonjë tjetër grua,Më mjafton vetëvetja, vuajtja, lumturia e alter egoja Unë jam DASHURI…BALADË PËR VETEN DHE ENGJËLLIN E BARDHË QË E DËBOI DREQI Jam apo nuk jamFare nuk ka rëndësiE më së paku për TySi më shohin të tjerët as që dua t`ia diVullneti i Zotit ishte që të jemTa kryej misionin tim në këtë botë të rreme.Bota e secilit e varfër ështëSepse gjithmonë jemi në kërkimPosa ia arrim një qëllimiPas dere pret një sfidë e reE pangopësia jonë për të pushtuar horizonte E gjithësinë, është lojë kjo që ka fillim por jo Edhe përfundimVullneti për fuqi, i rrënjosur në thellësiPër tu dëshmuar në çdo pore të jetës për ta kënaqur sedrën deri në pakufi…A është Engjëlli Bardhë që roje prore më bënëOse Dreqi Zi i shndërruar në engjëll që triumfon…E shpirtin ta trazon, gjithçka nga ajo që jam unë më alienon.Rrugëtimi në ëndërr është shum i gjatë deri n’amshim Nuk i takon tokësores, veçse ngjallë mashtrimin e iluzorenE në endacak të pakuptimt të shndërron ....Deri tek rrezja e Diellit nuk mund të arrishAcar e furtunë e Ti do të ngrish nga ëndrra jote E shndërruar në ankth e në neveriTi e unë afër por aq shumë larg do të jemi përsëri…Koha e tretë një dimension E aty, unë e Ti të shndërruar në të kaluar Të çveshur nga çdo ardhmëriYjet janë pranë nesh por kush dot si prekSe të djegin të shndërrojnë në pluhur e hi Ata xhelozojnë e s`paradurojnë t’i posedoj njeri…Vargu nuk mund të vritet e as Poeti që atë krijonAi të merr e në rrjetin e tij të robëronE ti mbi frymëzimin e tij lundron e lundronMbi valët e Liqenit që jetë frymojnë….E unë jam ajo që jamMëkatare si çdo njeriNuk dua të më çveshin nga çdo pafajsi...Unë jam ajo që njëmijë herë kam parë vdekjen me syAjo që për çdo ditë i them jetës POSepse ç`kuptim do të kish ajo pa mua…Ti udhëton, udhëtoj edhe unëE nëse dikund rrugët na kryqzohen S`do të thotë që jam duke të të ndjekur dhiareveNdjeki yllin polar që ndoshta e ndjek edhe TiPor a e ka arritur atë dikush deri më tani?Ndaj dinjitetin ma ruaj, o MikMua mos më kujto se gjumin nuk dua të ta prishXhelozia është atribut e të dobtëveTi vazhdo rehatinë, i qetë flejë me Poezinë…Po, mos e mashtro veten se mund ta ndalosh fluturiminE pulëbardhës mbi LiqeT`ia ndërpresësh këngën bilbilit, ai nuk këndon për neNgjyrat e ylberit nuk mund t’i zbehësh, veten e mashtronYlberi paraqitet pas shiut, zhduket e përsëri kthehetTë na dënojë, ai i cili me ngjyrat onorike të verbon…E në shpirtin tim ka aq vrragë që reflektohen edhe në sytë e miE Ti s`ke qenë e as që do të jesh i imi ndonjëherëTë takova në kohë dhe vend të gabuarTë njoha shumë vonë…E çka nëse do të të kisha takuar më herëtEdhe ne do të ishim si gjithë të tjerët…Dhimbjen e trishtimin nga shpirti im ta çrrënjosish Nuk mundesh as TiNdaj shko mos u shndërro në dhimbje të re Si ata para e pas Teje në mesnatë Ninulla nuk këndoj as për Ty e askujt në këtë botëDua të udhëtoj në mesnatë në ëndërr ku prehje kërkojTë të harroj, të harroj gjithçka që më ngulfatMe vite të tëra më ndjekin ditë e natë…Unë nuk kam kënd ta pres as në Dimër e as në Vjeshtë të vonëTa ndez kandilin e shpresës dhe dashurisë që është pjellë e imagjinatës sonëPër mua lindje nuk ka, ka vetëm perëndimE aq shumë do të dëshiroja t’i shoh fjollat e borës në VallëzimPërsëritje e së njëjtës sillem në një rreth marramendësE sa për lotët e mi, kush ata i meriton?Apo. Ose, ndoshta……..Ti!...
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.