Kadri Sherifi: Ku është Iliri? (Këngë kundër gjakmarrjes)
| E diele, 13.09.2009, 02:26 PM |
Kadri Sherifi
KU ËSHTË ILIRI
1.
Bie zilja e parë fillon pushimi
Gjithë klasa pyet:? Ku është Iliri?
Shoku i bankës sdi si ta thot
Por e di mirë se smungon kot
Ku është Iliri? pyet Ylberi
Ai ka frikë se e vret nderi
Se vret nderi i mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës
Ku është Iliri? pyet Shpresa
Ai ka frikë se e vret besa
Se vret besa e mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës
2.
Ku është Iliri? pyet Jetoni
Ai ka frikë se e vret zakoni
Se vret zakoni i mesjetës
E vret kanuni i? neglizhencës
Ku është Iliri? pyet Liria
Ai ka frikë nga kryepleqëria
Se vret kryeplaku i mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës
Ku është Iliri? pyet arsimtarja
Ai ka frikë se e vret gjakmarrja
Se vret gjakmarrja e mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës
Teksti: Kadri Sherifi (autori i shkrimit: Familja e ndershme e Kanunit është organizatë terroriste)
Muzika: Avdi Latifi
Videoklipi:
http://www.youtube.com/watch?v=YatTuAZ6CKQ
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.