Halit Bogaj: Vëllezërit Bytyçi
| E enjte, 10.09.2009, 08:22 PM |
Halit Bogaj
VËLLEZËRIT BYTYQI
/Të ardhur nga Amerika dhe të vrarë nga Serbia/
Kur Kosova ndihmë kërkonte
Diaspora e ndihmonte
Luftëtarët nga çdo anë
Besë të madhe kishin dhanë
2
E tmerruar ishte Serbia
Se çka bënte kjo rinia
Në çmendi ajo një ditë
Tre vëllezër vrau në pritë
3
Ishin vrarë në një pritë
Tërë Kosova u trondit
Ata ishin meteorë
Që për ne ranë dëshmorë
4
Bënin pjesë n’atë Batalion
Shumë kujtime që na zgjon
Bënin pjesë në një ushtri
Q’ luftonte për liri
5
Me nderim nëna i rriti
Për atë ditë i përgatiti
Se në shpirt Kosovën kishin
Shumë të lidhur me të ishin
6
Profecinë aq fort të ndritur
Më në fund e kemi pritur
Për të cilën na u vranë
Tre vëllezër jetën dhanë
7
‘’Nëno moj mos ke frikë
Se ke djemt në Amerikë’’
Kështu Noli kishte thënë
Amanetin na ka lënë
8
Por Serbia e kish parë
Kend atë ditë e kishte vrarë
Asaj thellë i hyri frika
I çoi fjalë Amerika
9
Që drejtësia të punonte
Kriminelët t’i ndëshkonte
Dhe kështu disa çetnikë
Janë në burg e në panik
10
Tre shqiptarë që i vranë
Pa e ditur prej nga janë
Më në fund e morën vesh
Amerikën kishin nanë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.