Poezi mbi motivet e isopolifonisë nga Jorgo S. Telo
	| E enjte, 10.09.2009, 05:29 PM |
	 FLAKË E ËMA, PRUSH E BIJA!
FLAKË E ËMA, PRUSH E BIJA!
(Jorgo S. TELO)
Tekst kënge për grupin polifonik të Zagorisë - GJIROKASTËR
I.
Le, moj, le ta dijë Njerëzia:
Ja, ja, ja – ja, të dyja!
Refreni:
Ja, Kosova, Shqipëria!
Flak’e  ëma, prush e bija!
 
O po tekanjoze – historia…
Ja, ja, ja – të dyja!
Refreni:
Ja, Kosova, Shqipëria!
Flak’e  ëma, prush e bija!
 
Në – moj, nënën e ndau nga Bija;
Ja, ja, ja – të dyja!
Refreni:
Ja, Kosova, Shqipëria!
Flak’e  ëma, prush e bija!
 
Na, moj, na  bashkoftë Ardhmëria!
Ja, ja, ja – të dyja!
Refreni:
Ja, Kosova, Shqipëria!
Flak’e  ëma, prush e bija!
II.
Shihni,
moj, shihni
Udhën e afrimit!
 
Shëmbur,
moj shëmbur
malet e veçimit.
 
Çelur,
Moj çelur
Shtigjet e BASHKIMIT…!
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.