Luljeta Lleshanaku fiton Crystal Vilenica Aëard-2009
| E enjte, 10.09.2009, 06:02 PM |
Në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë që u zvillua në Ljubjana, Slloveni javën që shkoi, poetja Luljeta Lleshanaku fitoi çmimin "Kristal", çmim i cili jepet për shkrimtarin më të mirë pjesëmarrës në edicion.Festivali "Vilenica International Festival" zhvillohet në Slloveni prej 24 vjetësh. Për Shqipërinë është vetëm hera e tretë që përfaqësohet. Shkrimtarët pjesëmarrës nga gjithë Europa Qendrore si: Umberto Galimberti, Stefan Kardos, Oksana Zabusko, Peter Rezmn, Ev Sonnenberg, Ines Cergol, Andrea Grill, Jana Benova, Klin Dankov, Stefan Kardos, Miljenko Jergovic, Hrkus Koncius, Dan Lungu, Tone Partljic, Jana Purtrle Srdic, Maria Sleahtitchi, Vlda Urosevic, Jan Benova, janë zëra përfaqësues në kulturat nga vijnë dhe me një background shumë të pasur letrar. Konkurrenca midis tyre ishte për Çmimin "Kristal" , i cili, dhe pse është një shkrimtare që nuk i përket Europës Qendrore, iu dha Luljeta Lleshanakut.Poetja Luljeta Lleshanaku u prezantua në këtë festival me poezitë "Misteri i lutjeve", "Lajme të vonuara", "Me fatin e shkruar në fytyrë" dhe "E hëna në shtatë ditë". Këto poezi janë botuar gjithashtu në antologjinë e festivalit në gjuhët shqipe, sllovene dhe angleze.Festivali jep dy çmime: "Çmimi ndërkombëtar" ose çmimi i karrierës iu dha shkrimtarit Claudio Magri. Ky çmim jepet nga Unioni i Shkrimtarëve Sllovenë. Ndërsa Çmimi "Kristal" u dha nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Katharina Narbutovic (Gjermani), Victor Rodrigues-Nunez (SHBA), Jurgen Jakob Becker (Gjermani), Forrest Gander (SHBA) dhe Tom Van de Voorde (Belgjikë).Gjatë ceremonisë, juria argumentoi dhënien e këtij çmimi si një çmim i cili jepet për "metaforën e fuqishme, mprehtësinë e mendimit dhe temën universale të trajtuar me shumë finesë". Fituesit pararadhës të këtij çmimi janë: Piotr Sommer (Poloni), Mojca Kumerdej (Slloveni), Josip Osti (Bjellorusi), Pál Závada (Hungari), Natalka Bilocerkivec (Ukrainë), Angelo Cherchi (Itali), Nicole Müller (Zvicër), Francesco Micieli (Zvicër), Endre Kukorelly (Hungari), Grendel Lajos (Sllovaki), Eëa Lipska (Poloni)...Me këtë çmim poetes shqiptare i jepet e drejta të marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar në Dublin, Irlandë, në prill 2010. Dy festivalet shkëmbejnë fituesit në edicionet pasuese.
Shekulli
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.