Cikël poetik nga Shkëlzen Halimi
| E merkure, 09.09.2009, 07:43 PM |
Shkëlzen Halimi u lind në vitin 1961. Ka diplomuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Fakultetin Filologjik në Shkup. Ka punuar në gazetën Flaka, Bota sot, Fakti. Aktualisht punon në gazetën Koha. Ka botuar veprat “Ujem dashurie” (poezi), “Qeshje pa zë” (poezi), Beti blu në Bit Pazar” (poezi), “Rruga kobër” (poezi), “Lule në shkretëtirë”(poezi), “Agshol i grisur (tregime), “Vdekja e Vincentit (tregime), Oda e rrëfimit (tregime), “Kthimi” (roman) etj. Shkëlzen Halimi ka shkruar edhe disa drama që janë inskenuar në Tetovë, Shkup e Kumanovë. Është marrë edhe me përkthime. Jeton dhe vepron në Shkup. SHKËLZEN HALIMI AMANETI Do ta fus në albumin e vjetër Pranverën ngjyrë ulliri Repriza e jetës uri tradhëti Dhe Ma shëron plagën hije farmaku Që zbukuron klinikat kanceroze Me narkozën me urnën plot vrer Në punëtorinë e ndërtuesve të fatit Dhembjen mos ma merrni liri Të vetmin kujtim gjymtyre Hapet dritarja e verdhë Pamjet e tradhtuara Ngurosen në kornizë stralli Për çdo ditë dielli perëndon dimër Në muzeun e harruar jeta improvizohet Me fjalët që kurrë s’i thamë TRADHËTIA Matanë vetmisë qelq i thyer pikëllimi Luleborën ujit me lot e dënesje zështerrur Këlthet fëmija portret në letrën e verdhë I trembëdhjeti troket me akrepin e ndryshkur Hapet dera që nuk shpie askund Mëngjesi dimër pushton mbi tryezë Me majën thikë të acarit si Qezarin Shpon ëndrrën e vdekur lule njëvjeçare Ushqen buzëqeshjen plagën me kripë deti Bën shtrat e rrjedh lumi pelim KUVLIA Heshtje e përmortshme mbjellë në saksi Tingujt harresë largësi shekulli Portreti dyll i shkrirë nga malli Nën strehë vajton liria telkëputur Mbishkrimet nën myshk kartolinë harrese Rrjedh gjaku i blertë përshëndetje Që s’arriti kurrë në shtëpinë shkrumb Mes fletëve të verdha të librit të shenjtë Padukshëm mëkatet i balsamon dora njeri Thes dhembjesh derdhet me trishtim S’mbetet tjetër Ti je lulja prej guri Me majën me tehun e mprehtë Do t’i nguli mallkimet Mllefin vullkan Derë e mbyllur larg mëngjesit ARKIVOLI Nga pluhuri i verës Këtu ka s’ka baltë vjeshte Nuk sheh drunj as kafshë Vetëm trupi të digjet etje Patrioti me trurin në lukth Me kafkën akull Të polit verior të Sibirit Ngrin ndjenjën për kafshën E pagëzuar me emër të Atit Shpirtit të shenjtë Ia marrin etjen shkëlqimin syve Heshtjen të vdekurve Biletën për gjumin jetën bizare Të Pavdekshmin e shpallin tradhtar Të gjitha palosen në librin e kujtimeve Që dora e askujt nuk e prek nga rafti Drita e pëshpëritshme e nurit të ndërtuesve Ma kujton kullën muze harikirin Mbuluar me heshtjen e varrit Fjetur në terr duket si arkivol Me pikëllimin letërnjofimin Pagjumësia të identifikon Dhe porta e mbyllur vulë Si thonë: Historitë e popujve Janë rrëfime të gjakderdhjes LETËRDHEMBJA Dhe kur gjeli paralajmëron agsholin pa gjumëHeshtja laton piramidën dhembje Bashkë me erërat rrah dritaren e odës Ku zbus mallin për Atdheun Se ekziston në hartën e dashurisë Mbyllur në sarkofagun e Keopsit Bukur e paskan balsamuar dhunën Kurthin blasfeminë portretin e Janusit Bukur se me shekuj jeton As shkon as vjen Pastaj Pastaj gazeta e zymtë e bulevardit Paralajmëron ditën e zakonshme Jetën reprizë në tavolinën çaj e kafe Ndërtuesit e piramidës Gdhendin natën hieroglife shqip Për amshimin e faraonëve të provincës Me shkronja të përgjakura Se maja e piramidës së Keopsit Është poshtë shumë Majes së dhembjes sime OFSHAMË E TYMOSUR Pas mesit të natës në muzeun dhembje Vajton kukuvajka zështerur Të ngjallet malli për vendlindjen Memece në heshtje flet Për dashurinë e fundosur Në perëndimin e diellit Shuaj etjen me nargile për ty Larg në një pikë të rruzullit Ëndërron dorën e blertë Që pikturon kthimin e lodhur Hejbet mbushur deri në grykë Me tragjedi kujtime të mbyllura Në katakombet e errëta Të imagjinatës së ndërtuesve Fatkeqësitë varur Për çdo ditë gumëzhijnë Të duket si përrallë Pas mesit të natës Nxjerr me nargile ofshamën e tymosur Pa fund asnjëherë VETËVRASJA DEMOKRATIKE Me shiun e sëmundjes dhembjes mike Shpërlan çatinë e shtëpisë së mëkateve Vret emëruesit e kujtimeve Metastazën e ndjenjës korb Mburojë e mjegulluar pas dielli i tij Me shkëlqimin terr verbon robin Ëndrrat gladiatore Ia zbukurojnë gjumin me buzëqeshje Robëron frymëzimin në prag të mëngjesit Hap portën e demokracisë me gishtin e foshnjes Regjistrohet në defterin e trimërisë Dëshmitë zvarrë i shkojnë pas Të përgjakura lirshëm frymojnë FLUIDE Çdo ditë të shoh në odën e zbrazët Natën mbushur me jehonë heshtje Dera e ndryshuar shekuj s’hapet Me nostalgjinë n’grykë të fytit Çlodhi pamjen përmendore Se i ngjan spitalit Ku narkoza s’përdoret Për heroin e popullit Kapak arkivoli mbi kokë frymon Krijon pranverën portretin grafik Të shpirtit kolektiv Për modelin pozë të piktorit Që artin e bën serial Në derën e ndryshkur troket Zërin e lutjeve për nostalgjinë S’ma dëgjon Litar në fyt Çdo ditë SHI BIE ETJES Përherë ma kurthëron kalestrën shpirt të etshëm Dhe më dënon në emër të popullit Që pas mesit të natës bën gjumë të qetë Me fjalët pastorale Duhmën e kopshtit zoologjik terrin e kënaqësisë sate Me prangat parajsë Më hedh në ferr Sëmundjen ia ngjet udhëtimit Nga çanta lëkurë aligatori Bien lotët e fletëdosjes Që i shfleton odave promovuese të demokracisë Sa herë që shpaloj dhembjen për ty Shi bie etjes sate Times shkrumb IKONË DYLLI Me pamjet e ngrysura klinikave moderne Me lëmshin e përgjakur kufirin inauguron Hyn e del portës së gjumit Me gojën e lavires Imiton mungesën e shpirtit Ikonë dylli murit pa dritë Më lindë edhe një dhembje Burgut që ma krijove Plagë e pashkruar Në grimionë shëron vrragën Të bukur të do pasqyra Në paraskenë gjumë klinike Lëmsh e bën dhembjen mëngjesit në pritje Vetëm shpirti i mbetet Atje te varri BASHKUDHËTARI I dal dhembjes në pritje Mëngjesit të ngrysur Pa bukurinë e vdekjes S’ia shpërlan sytë vesaBukur e vesh terri Me një hejbe të sëmurë Shtegut hijerëndë Nuk të del koha Pas grigjës së humbur Me pamjen e përvajshme Kalestrës së ylberit Prodhon lëngatën Kohës arkivol Shumëzon disfatën Në amforën fidanishte Kopshtit me terrGJYMTYRË E DHEMBSHME E ATDHEUT Në hartën e përvajshme të vendlindjes Mjegullën shikimeve varur Larg larg rrugës pa mbarim Rrëmujë elegjie valëvit flamujt e zi Labirintit pa dalje shtegut jeshil Ëndrrat vrasin netët pa terr Përgjaken ditët pa diell Përballë shikimit shndërrit kufiri Hjerëndë me murin kjason Me mungesën e çelësit infekton udhëtimin Gjymtyrën e dhembshme të Atdheut DHEMBJA QË S’KLITH Rrugës zgjebë me ethet e humbjes Krajateve hije varrit të njomë Del bashkudhëtari me pezm mbulese Ngujuar si ushujzë shpirtit pa gjumë Në librin mbyllur unit të heshtur Kapërdin fatkeqësinë e riprodhuar Pa pushuar me akrepin e vogël të orës Pikturë që s’tërheq syrin Dhembje që s’klith Sëmundje pa ilaç Përherë zbukurues Bashkudhëtar me pezm mbulese Vetmia TEATRI ENDACAK Skenë prej letre ngjitur me brum Mbyllur në najlonin e tejdukshëm Rrezja e diellit dimëror Me thikën pa teh Pre copa dërrase të kalbura Për të ndërtuar dritaren Kur Korbi i Poes Paralajmëron terrin Dhe kur bindet regjisori Se akti i parë i bën ballë lavjerësit Marshi i përmortshëm Përcjell publikun arkivol Pastruesi i anti-teatrit të improvizuar Pas mesit të natës Në grimionën pa mobile Ushtron monologun: asgjë s’po kuptoj Don Kishoti vjen e shkon Çfarë teatri është ky Me audiencë pa filtër Me oratorë profile patriotësh Ku përdoret infuzioni Për aktrimin e dhembjes Të vrasin e gjallë të mbajnë Figurat statitike të vitrinave Që reklamojnë modën Në fundfillimet e stinëve Katalogu pa përmbajtje Pas premierave orgjike Bëhet dosje e sirtarëve privatë Dhe dezinfektohet Me parfumet staliniane Biletën gratis Kujtim ta lënë SHESHI I PIKËLLIMIT Me thikën akull të Brutit Territ stolisur me dantellë Të duket gishti tregues Me thoin e përgjakur Me shpirt irnosur nga acari Me urrejtjen kotej mollotovi Kullojnë plagët e shpinës Ditët m’i helmosin kobrat Që kultivohen Provincave të konservuara Rrugës sterile Që këmbët përmendësh ta kanë mësuar Fjalët i bën grila Dhe zhvesh lëkurën e verdhë E të del trupi demokratik Siluetë në kornizë me nurin plastik Thika akull të pikon Mbi përmbajtjen e pranverës Plot me lule plage Në sheshin e pikëllimit Faltoreve publike Me nostalgji ujit Prostitutet margjinave I lëshon shkallët drejt revolucionit Shkallmon tradhtarët Që i portreton me shkrimin qyqe Dhe bëhet lekturë e demosdoshme Për të verbrit që i lëpijnë si akullore Shtegut nebulozë KABARE Arkivol publik ekzaltim kolektiv Shpirti bën striptiz Neoromantikët pikturojnë lirinë Ditës së Madhe që s’perëndon agim Trekëmbëshin gozhdojnë Me gjumin hajmali në qafë Dhe fjalë kuvendi dehje moderne Orë e çast të varin Panaireve me memoare Veç nekrologje thurin Skutave me fallxhore Orëve letrare Horoskope lexojnë KËMBORET Kalestrës intime me të voglin yll Tingujt që vijnë nga bota e panjohur I mbaj në hejbet mbushur me dhembje Bashkë me kujtimet e imta Të pranverës së vyshkur Rëndë pushojnë rrugës varrezë Kah të vijnë pas rrakëllima funerali Baltës së dimrit si rrëshqitësi literaturistik Nxin kurth – sarkofagu i stolisur Dhe bien e bien këmborët Dyer që shpijnë askund Përkujtojnë udhëtimet e gjata Arenave kamxhik me vullnetarë S’të lënë të mbulohesh me gjak lirie DHURUESIT E TRËNDAFILAVE TË LIRISË Me leckat e kujtimeve diellftohtë Shërojnë plagën e njomë Netëve të lodhura plot angështi Dhe i bëjnë ballë territ Drynit të kuvlisë Purgatorit të Dantes Dhembjeve të lindjes Mërgatës shqiptare Plagës së Atdheut Vijnë me fytyra të shtangur Në fundbotën time Me çekanin në njërën dorë Me gozhdat në tjetrën Si Pilati popullin ftojnë Fatin për ta caktuar Të reinkarnuar në njerëz Pas heshtjes mijëvjeçare Me trëndafila lirie Dhurojnë gjemba gjarpëri Ditë e natë pas tyre ngarend Don Kishoti nuk i arrin MONOLOG (I MUNDSHËM) I FENIKSITPërtej rrathëve të fatit Që i bëjnë hije udhëtimit Të pret vetëm Liria e vdekjes Dëshira përvëluese Nuk arrin atje Medet për atë që nuk digjet HESHTJA E PËRVAJSHME Me hartën e El Dorados Gotën etje shkretëtirë Shtegut me grila Ec dhembja kronike Ia beh jehona shterur E këmborëve të revolucionit Që shpërthejnë natën Kullës së Babilonit Përtej Përtej heshtja e përvajshme Pret mëngjesin e harruar Mbi qiellin e El Dorados Atje Atje të gozhdojnë me mëkate Nën mëshirën e largësisë Të lënë Oh Rrugës me kortezh
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.