Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Czeslaw Milosz
| E enjte, 10.09.2009, 07:34 PM |
SHENIME PER AUTORINÇesllav Millosh (Czeslaw Milosz) u lind me 1911 ne Shetejnjama(Lituania e sotme). Pas mbarimit te liceut ne vendlindje, ai studioi me pare gjuhen dhe letersine polake ne nje nga Universitete me te lashta ne kete pjese te Evropes, ne Vilne , qe dikur i takoi Polonise. Ne nderkohe, studioi dhe kreu Fakultetin Juridik ne Universitetin e Vilnes „Stefan Batori“(1924-1929). Kohen e okupacionit e kaloi ne Varshave, mori pjese ne levizjen e rezistences. Ilegalisht botoi asokohe antologjine „Poezi te pavarura“. Do te botoje here pas here vellimet poetike „Shpetimi“(1945),ku poetin Cesllav Millosh do ta rradhisin nje nder poetet e pare polak. Ne vitet 1931,1934-1935 qendroi ne Paris si bursist shkencor. Ne vitet 1945-1951 qendroi ne sherbimet diplomatike(SHBA,France). Ne France ishte i lidhur ngushte me Institutin Letrar te Parisit, vecmas me revisten e njohur letrare „Kultura“, te cilen e redaktonte intelektuali i madh polak ne emigracion Jezhi Gedroic(Jerzy Giedroyc).Qe nga viti 1960 vendoset pergjithnje ne SHBA, ku do te ligjeroje si profesor i gjuheve dhe letersive sllave ne Universitetin e Kalifornise ne Berkeley dhe ne Universitetin e Harvardit. Cesllav Millosh eshte laureat i shume shperblimeve prestigjioze nderkombetare ne fushe te letersie ne SHBA dhe Evrope. Me 1980 Cesllav Millosh do te nderohet me Cmimin Nobel ne fushen te letersise si dhe do te marr titullin si nje nder humanistet me te drejte te popujve te botes. Se fundi jetoi ne Krakov(Krakow) te Polonise. Vdiq ne moshen 93 vjecare me 14 gusht 2004 ne KrakovNderkaq, opusi i veprimtarise letrare te Cesllav Milloshit eshte i gjere dhe i shumellojshem, qe nga poezia, novela, romani e deri te kritika, eseu dhe trajtesat e ndryshme ne fushen e historise se letersise jo vetem polake po edhe boterore.Poet, prozator, eseist, historian i letersise dhe perkthyes brilant i letersise polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Cesllav Millosh eshte nje figure polidimensionale dhe poliedrike ne letersine boterore, i cili ne veprimtarine e vet te gjere letrare zbuloi bukurite dhe shemtite e realitetit te shoqerise njerezore ne bote, te mirat dhe te keqijat e asaj shoqerie, pershkruar me gjuhen e fuqishme te ironise dhe te sarkazmes, te farses dhe groteskes. Ky shkrimtar erudit dhe produktiv shkroi dhe botoi me se 50 libra, ne mes tjerash: „Tre dimra“(1936), „Shpetimi“(1945), „Traktati moral“(1947), „Mendja e roberuar“(1953), „Pushtimi i pushtetit“(1953), „Drita e dites „(1953), „Lugina e Isses“(1955), „Traktati poetik“(1957), „Vendlindja e Evropes“(1958), „Kontinentet“(1958), „Mbreti Popiel dhe poezi te tjera“(1961), „Gucio i magjepsur“(1965), Veshtrimi mbi gjirin e San Franciskos“(1969), „Qyteti pa emer“(1969), „Obligimet private“(1972), „Ku lind dhe perendon dielli“(1974), „Toka Ulro“(1977), „Kopshti i shkencave“(1979), „Himni per Perlen“(1982), „Kronika“(1987), „Duke filluar nga rruget e mia“(1985), „Pauza metafizike“(1989), „Te kerkuarit e atdheut“(1991), „Ne breg te lumit“(1994), „Historia e letersise polake(1993), „Legjendat e bashkekohesise“(1996), „Jeta ne ishuj“(1997), „Orfeu dhe Euridika“(2003), „Mbi udhetimet ne kohe“(2004), „Poezite e fundit“ etj.POEZIA BASHKEKOHËSE POLAKECZES?AW MI?OSZ(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:MAZLLUM SANEJA)NATYRATë dashurova, Natyrë, derisa kuptova kush je.Më hidhërove zemrën time, të djalit të ri,me vello të zezë dielli u mbështolla.Hodha matanë atlaset dhe herbariumet e mia,kujtimet e iluzionit.Filozofi im atëherë u bë Schopenhaueri,Endacaku me vështrim të nguliturNë lumin e jetës kalimtare,Të cilet lindnin dhe vdisnin pa vetëdije.Vetëm ai, njeriu, kupton, mëshiron,I nënshtruar dhe i panënshtruarTë drejtës së patundshme.Vetëdija e njeriut nga inati yt, Natyrë.Paskëtaj përsiata për këtë tërë jetën.Dhe kush më akuzon për antropocentrizëmNë vendet e religjionit antropocentrik.Apo barabar me mosbesimin antropocentrik?William Blake pati të drejtë duke bashkuar në njëNjerëzoren dhe Hyjnoren.HISTORITË NJERËZOREKëto janë histori njerëzore, patetike, të përvajshmeTë cilat askurrë nuk do t’i rrëfej.Thellë mendohemSe çfarë me përmbajti. Ndoshta mirëkuptimi,Se të gjithëve na përshtatet një deformim i sigurtMe kujdes e fshehurSe zbulimi i saj një takt i pamaturSi të treguarit me gisht të gungaçit.Derisa tashmë jamNjë magjistar që të bëj ritualet e miaCa me lart, e jo me poshtë se njeriuSikur të mundja të jem një korNë teatrin antik.Që të luaj me rroba të skalitura në gurQë të vajtoj mbi grackat e Fatit!Po historitë e mia nuk do të ishin monumentale:Veçse çarçafë të rrudhosur, betime të shkelura,Gënjeshtra të vogla, prezervativë të përdorur.Dhe fjalë ndërmjet asaj dhe atij,dhe fjalë që lëndojnë,që ai tjetri të ndihej si një leckë e shkelur në tokë,I goditur, i prekur thellë në dinjitetin më intim.Komprometimi i vendimeve fi snike,Përqeshja e përfytyrimeve më të madhërishmepër vetveten.Jeta e tyre si dallga kur akumulohet dhespërkatet për brigje.O Zot i MadhërishëmMos i lerë ata në humnerëPa Purgator dhe Ferr,Në labirinte të gabuaraVëre në buzët e mia lutjenDhe lutu për ne, për ata dhe për mua,që desha t’i përshkruajdhe nuk i përshkrova.HYJNOREPoeti William Blake përjetoi tetëdhjetë vjeç,dhe kur vdiq, këndoi himne triumfuese.Sepse diti që po shkonte në një vend tjetër,të padukshëm për sytë e të vdekurve.Banorët e saj marrin trupat jolëndorPo lëndor të tillë çfarë pati Jezu KrishtiI ringjallur atëbotë kur iu shfaq nxënësveDhe Çoma që mundi të prek plagët e tij.Është ky vend i kërkimeve të përjetshme intelektuale,në kërkim për përtëritjen e pareshtur të kuptimit të gjërave,dhe ai, William Blake, do të jetë atje më tejqë të kultivojë mjeshtërinë e poetit, profetit dhe skalitësit.Unë gjithashtu do të doja të besoj se do të jem në atë vendQë të mundem të bëj atë, që e fi llova në këtë botë.Kjo domethënë të bësh diçka pareshturDhe të bëhesh vetë synim i pareshturDhe askurrë të mos ngopesh me të prekuritE pëlhurës vezulluese në ateljenë e botës.Përditë duket rrëmuja në qytetet e kahershmetë harruara nga diasperi.Qytetërimet e papërfytyrueshme të maskave trekëndësheNjëkohësia e vezullimit dhe mijëvjeçarët.Nën ngrohtësinë e Diellit në zenit, në kopshteku ritmi është po ai si pulsimi im i dikurshëm i gjakut.NË DEPRESIONNë thellësitë e depresionit timnjoha botën e pashpresë,Dhe ngjyra e errët, si dita e ndarë me reNga dielli.Dhe dëgjova: “Kjo do të jetë për ty”.“Asgjë më të mirë nuk meritove”.Atëbotë fi llova të thërras:“Mbret i Dritës merrmë në gjirin tënd!Dhurues i Mëshirës merrmë në përqafi m!Amon, Zeus, JehoveLërmë të hyj në korin tënd!Nuk mund të marr frymë pa Ty,Diell i Drejtësisë!Nuk mund të eci pa TyDiell i Kujtesës!Nuk mund të vrapoj pa TyDiell i Këshillës së Mirë!”Atëbotë mendova se zbulova botënÇfarë është në të vërtetë.Dhe mëshirova njerëzit, sepsee ngushëllojnë vetveten me përrallaNga librat e krijuara kaherë,mijëra vite me parë.SI KAM MUNDURSi kam mundurSi kam mundurtë bëj gjëra të tilladuke jetuar në këtë botë të tmerrshmeduke iu nënshtruar të drejtave të sajduke luajtur me të drejtat e sajKam nevojë për Zotin që të më falëKam nevojë për Zotin e mëshirshëm.NËSENëse Zot nuk kaNëse Zot nuk kaKjo domethënë se ne jemi vetë zota.I thamë “jo” ligjit të botës,që është ligj i kalimit të kohës dhe vdekjes,si dhe ligjit të pavetëdijes.Zbuluam të mirën dhe të keqen.Ndërtuam katedrale.Ngritëm altarë për hirësinë e të PapranishmitBesuam, se do të fi tojmë Parajsën e humbur.MBI SHPËTIMINI privuar nga të mirat dhe nderimet,I privuar nga lumturia dhe shqetësimet,I privuar nga jeta dhe ekzistencaI privuar.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.