Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
| E marte, 08.09.2009, 08:45 PM |
Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
Milazim F. KADRIU
LUFTOI SHKAUN PA PËRTESË
(Sali Matoshit)
Në protestat studentore
Në rresht gjithnjë i parë
Por edhe në aksionet e UÇK – së
Gjithherë i pandarë.
Aksion pas aksioni
Çdo herë merrte pjesë
Por edhe në fronte e hapur
Luftoi shkaun pa përtesë.
Në luftimet e prillit afër Prapashticës
Duke kënduar për lirinë
Ranë bashkë me Azem Babiqin
Dhe fituan pavdekësinë.
HISTORINË DREJTË E KISHTE MËSUAR
(Ibrahim Krasniqit)
Historia e popullit tonë
Edhe pse ishte e shtrembëruar
Ibrahimi gjatë studimeve
Drejtë e kishte mësuar.
Çdo herë përpiqej e mendonte
Si ta mundim nënshtrimin
Dhe për lirinë e Kosovës
Me kohë e kishte dhënë betimin.
Kishte shpirt të pastër
Predikonte urtësinë dhe bujarinë
E mbi të gjitha Ibrahimi
Donte vendit t’ia sjell lirinë.
UNIFORMËN E UÇK - së E BARTI ME KRENARI
(Sylejman Jasharit)
Edhe pse ishte ende i ri
Rroku pushkën në dorë për liri
Uniformën e UÇK – së
E barti me krenari.
Bashkë me shumë shokë
La shkollën, libra e fletore
Në luftë kundër armikut
Deri në të shtrenjtën fitore.
Ra në atë ditë prilli
E në fletoret e Sylës së ri
Shokët e shoqet me krenari
Shkruajnë për veprën e ti.
PA LUFTË TË ARMATOSUR , NUK KA LIRI
(Enver Malokut)
Lindi në familje të varfër
Por shumë bujare
Pa luftë të armatosur thoshte
Nuk ka liri kombëtare.
Si pjesëtarë i “Kështjella -27”
Mori pjesë në shumë beteja
Në Batllavë, Dyz, Koliq…
Nuk u thye UÇK-ja.
Sot në Batllavë
Jetojnë me krenari
Gruaja e Enverit me vajzën
Dhe tre djemtë e ti.
NË VIJËN KOMBËTARE U PËRCAKTUA NË RINI
(Behxhet Brajshorit)
Si shumë familje të tjera
Që i ndoqi shkau i zi
Nga Topolica erdhi familja Brajshori
E njohur për bujari e atdhedashuri.
Në vijën kombëtare
U përcaktua në rini
Andaj që herët
Filloi luftën për liri.
Në ofensivën e prillit
Nga një afërsi
Te “Suka” në Sharban
Ra Bexheti për liri.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.