Cikël poetik nga Hasan Qyqalla
| E marte, 08.09.2009, 07:22 PM |
Hasan QYQALLA u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës.Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Me shkrime merret që nga viti 1976, kur botoi poezin e parë në revistën "Shëndeti"! Ka botuar në shumë gazeta e revista të kohës. Herë pas here ka bashkëpunuar edhe me mediat vizuale. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Gjer më tani ka botuar "Dua të vdes shqip" botuar nga "Spektri" , Prishtinë 2004; "Robi i Lirisë" botuar nga "Mërgimi A&B", Biblioteka "Salloni poetik" Tiranë-Prishtinë-Gjenevë 2007,; "Prekja e ëndrrës" botuar në "Globus R", Tiranë 2009, si dhe ka dy përmbledhje në shtyp, dhe një roman. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. "Në shenjë respekti për më të dashurit që më rritën me sakrificë,më edukuan me dashuri kombëtare,ngrohtësi atërore, prindërve Hanumshahe e Hasim Qyqalla..." BARDHIT Zog bilbil i këngës së re,Fluturimthi në qiell këndonShpirt shtegtari i uritur,fushë ograj kot gjurmon. Lë shikimet të marrin udhëAjër mëngjesi plot ngrohtësiSi i huaj befas "prekem"shifër "X" në t'imen çati! Molisë ulem pranë kalasëbri lumit në BardhS'është gënjeshtër as trillim: s'ka bari...Pse kam ardh? Bardhi im a më bekoveunë të këndova në çdo stinëLë përbuzjen më premto:Jeta në ty është me florinjë. MALL PËR NËNËN Ulur buzë lumit Rajnë nën hijen e lisit plakm'përshkon mall për Bardhin, për vatrënDy lot që më pikojnë vala vrullshëm përlanT'i dërgoj në atë prehër, ku qava për herë të parë. Mos u ndjej e vetmuar Nënë, lule e dashurShumë kam për të thënë,shkruar e kënduar për tyMezi na rrite ne femijët,me ninullat gjuhë bukurTë kam më të dashurën,të vetmen në gjithësi. Dhe kur të marrësh saçin për fli a pogaçeMë kujto fëmijërinë, më uro si dikur fatKur më dhurove Abetaren the: s'do bëhesh rrugaçEh, valët e jetës ç'më përplasën këtu n'mëkat. Gjithë jam krenar për ty Nënë jetë-gjataS'turpërohem të qaj nga malli që kam për tyKur t'vizitoj vij me mëngjesin, kur ik bie nataTani ke shumë të fala nga djali yt mërgimtari. SHPRESA VDES E FUNDIT Seç më the këtë urti,filozof a njeri urtak,I kripur nga klasikët, i brumosur me art.Bisedojmë për histori kombi, iliri e letërsi,Kulla,oxhaku,oda! traditë fisi, krenari.Këmbanë për këngë burrash, zile për fëmijëPër shkollën shqipe,kult- Flamur e benikëri.Seç më the këtë urti, filozof a njeri urtak,I kripur nga klasikët, i brumosur me art.Këndove këngë Kosove, përmallshëm në lartësi"Shpresa vdes e fundit", paragraf pa melodi. BETOHU Betohu në shpatën e Kastriotitnë plisin e dadë Shotësnë Flamurin e Plakut të Vlorësnë Alfabetin e Manastiritnë dashurinë e Nënë Terezës. Betohu në indexin e studentitnë urtinë e Anton Çettësnë Kanunin e Lekësnë trimërinë e Pajazititnë pushkën e Jasharajve...! Betohu në Krishtnë një Zot betohu shqip. Flakë gjaku me Besa-BesëVetëm shqip dua të vdes... SYTË E EVGJENISË Sytë e tu, moj Evgjeni, i takova vetëm në letërE buzëqeshur me mimikë: arshiki e kohës së vjetër.U bëre këngë e pakënduar, zure vend në vargun timShpirtbardhë e padjallëzuar, plagë m'u bëre në mërgim.Kur të ndjehesh e trazuar,ik në kopsht kërko qetësi,Engjëllushë a Doruntinë, urt lexo këtë poezi... (Është vetëm një pjesë e kësaj poezie) GJURMË BEQARIE I harrove këngët e shkruaranë çdo muzg me kokë n'dritareDuke m'pritur lehtë këndojePrinc a çun...dash'ni beqarie.Poezi nga përmbledhja " Dua të vdes shqip" TA BËJMË SHQIPËRINË... Atje ku bebzë e Tokës buron gjakatje ku Besë e Flamur, n'arkë, n'miqesiAtje ku n'bisht ngreh kokën bajlozi plakKrenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri... Atje ku janë ndërtuar kullat DardaneBajraqet ngritur lart në atë TrollLoja e fëmijëve në gjuhën IlirianeAtje ajo Tokë, quhet Kosovë... Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barotku "kali i trojes" merr turr e vrapku loket përkundin djepat me këngë e lotajo palcë Tokë e uruar, Kosovë quhet prap... Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detitku Nora e Kelmendit shkroi "parahistori"Atje ku Oso Kuka, n'krye t'arbanasëve të kepitderdhi gjakun shqip, vetëm për Arbëri... Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sotku u mbajt kongresi n'palcë t'ManastiritBilbilat e kombit n'akord me gaz e lotN'abetare të shkruhet kjo Tokë është Iliri... Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usitedhe ai Dhe është i shqipeve Çamëripër ne tash vjen treni (ndoshta) i funditUnik në një Truall, ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI! NUK DIGJEM Mos ma prej gjuhënMos më kall ëndërratMos më shaj gjakunMos më shkel pragunMos më fyej NënënMos më vrit pas shpineKam betim në BESËNuk digjem kurrë...! KOSOVË, FJALA IME E FUNDIT Të takoj në Botën e DreqitMe samar të thyerFlladit të mëngjesitKu mrizon Zanë e MalitKosovë: Histori në labirinthPeng i dashurisëGaz i fëmijërisPshertimë e nusërisëOfsham e burrërisKosovë: fjala ime e funditKosovë: Fjalë e bekuarBurim i pashuarKullë, tirq e plisKronik e shkruar në fisKosovë: ftesa e unitKosovë: fjala ime e fundit. NUK MË KUJTOHET-nuk më kujtohet si vdes Njeriu- Prehem në shtratin e Jusuf GërvallësLexoj biografinë e popullit timMësoj autoktonin e Fisit timVasha bënë pajën e nusërisëMbyllë në KullëPa e njohur fare Jusufin...!Njëmijë përshëndetje shkarravit fëmiuNuk më kujtohet si vdes Njeriu...!!! PENG DRENUSHE... Më magjepsin sytë ngjyrë griKur shëndrisin thyejnë kristalLisin çan dhe një shkreptiDet as bjeshkë nuk më ndal!S'jam langua,Satan nën urëHipokrat n'shkenca të mjekësisëVarg Fishte, Curr n'shpell guriPeng Drenushe pas magjisë...Treten ndjenjat në vegimplagë m'u bëre në shtegtim!...dhe e thellë sa thellësi Deti...dhe e rëndë sa peshë Kurbeti. ATËBOT(V.Zhiti) Atëbot që Ti n'burg dergjeshePrangosej shqipja kosovareKur me miza dheu zgjohesheKot të pres n'parvaz dritarje... Të dallgëzonin muret e çelisëKu do varë shandanet mbrëmëKot i bie mbi bjeshkë borisëTej-këtej burg, kurrë s'u pamë!!! -poezi nga përmbledhja "Robi i Lirisë" NJOHJA ME ELIN NGA ÇAMËRIA Jam molisur nga udhëtimet e gjataN'pritje të këngës Çamëria shurdhër fleUnë thyej kufi shtetesh e futem n'atllaseMë thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le?Me vizën e kuqe n'indexin e kaftëPër disa muaj do të çmallemi në valëTy çame e njomë, heu vesa mos të raftëShqip kur më pyete:"Si të thonë, or djalë?"Unë emër orienti,ti paksa Helenasegjurmonim rrënjët në buzë të detit,_Jam deg' e degdisur,-the,-s'jam Kretase_Shikim' i parë si goditje e tërmetit. Tok takuam Nolin në teatrin antikdramë arvanitase luante çuditërishtëloti i vakët mbi faqe të rreshqetkodi i gjakut foli arbërisht... U njohëm të vuajmë,apo kush na ndauTi ngele n'ishull, unë kthyer n'atdheU dogjën dhe letrat, syri shqip qauS'më kujtohet ku të lashë, apo ku më le!?Mbaje premtimin me forcën e dëlirësisëLetrat malluar si rërë e zhuriturRuaje emrin tënd Eli e ÇamërisëE yllta ime, gjak e pashprishur! Atje do të vi prapë në një ditë gushtiTrageti i fundit do më sjellë në KretëDo të gjej gjurmët në hirin nga prushi?Apo vetmin të zgjoj në plazhin e shkretë!Nëse më pret diku,pse këte s'ma theNuk di që të lashë,nuk di që më leNëse më lexon, të lus për një FTESËÇamërishtë më fto kurrë të mos vdes!!! BLIRËT E QYTETIT TIM -Prishtinës sime- Në gjeth bliri thura ditarinTek nën hije prisja fatinMe gjurmët e lëna në trotuar Aty shkela në kalldrëmet e vjetraaty shijova udhët e ngushtaaty u shoqërova nga dritat e neonitdhe u përkdhela nga fjalët e Zotit. Aty më shoqëroi bliri i qytetit timPrishtinësBliri i lashtësisëAty ndoqa rrënjët e gjuhësisë. Mes blirit e territpreka natën e tmerritzhgënjimin e shpresësvlimin e damaritnyjen e BesësNë plisin e plakutme një abetarembi kullën dardaneQëndisje e flijim. Unë e bliri i fatit timruajmë një kujtimTë zogut e të pushkësTë zgjmit e të luftës. Prishtina më pretmë zgjonprapë me aromë bliriedhe pse lodhur e tharë nga mallifrymova thellëThellë në Liri. PREKJA E ËNDRRËS Sot nuk kërkoj aromë luleshas lakmoj retë qielloreas kërkoj ndihmë shenjtërish Sot le të mos vijnë yjet,as rrezet e hënësse s'bie më terr në Kosovë PREKËM ËNRRËN! Sot Kosovë e Pavarurështë vet dielli i rilindurdhe unë shtetasi i saj shqiptar. Pavarësi e KosovësPrekja e ëndrrës së brezaveQarkullimi i gjakut në deje. 17.02.2008. - poezi nga përmbledhja "Prekja e ëndrrës"
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.