Halit Bogaj: Bamir Topi dhe Edi Rama
| E hene, 07.09.2009, 06:50 PM |
Halit Bogaj
BAMIR TOPI DHE EDI RAMA
Bamir Topi po pushon
Edi Ramën provokon
Bamir Topi bën sehir
Nuk i duket fare mirë
2
Rama ndihmë po i kërkon
Shumë të fala po i çon
Por Bamiri hesht si varri
Qysh s’e ka adet shqiptari!
3
Në shpirt Rama fort trazohet
Në Bamirin hidhërohet
Përse Ramën s’e përkrah
Prandaj zemra fort i rrahë
4
Ky Bamiri kqyr shamatën
As me Fatën as me Hatën
As me Fatën as me Hatën
Ndoshta thot e thefshin qafën
5
Vetë e ka rahat e mirë
I plotësohet çdo dëshirë
Nuk i jep ai pesë pare
Që sheh Ramën ashiqare
6
Ashiqare që gabon
Shqipërinë që e dëmton
Por i fut veshët në lesh
Kinse s’mora aspak vesh
7
Zgjohu pra o kryetar
Shih çka bëjnë këta shqiptarë
Dhe tregoju botës mbarë
Se ti ke vendin e parë
8
Thuaji Ramës o kokëtrashë
Ti nuk je sulltan e pashë
Votat tona tash vendosin
Dhe dikend ato plagosin
9
Ramës tënd që t’ i tregosh
Dhe diçka që ta mësosh
Se përndryshe edhe ti
S’do të kesh më simpati
10
Ty Kosova fort të çmonte
Dhe vërtet të adhuronte
Por pse hesht sikur i vdekur
Në margjina pse ke mbetur?!
11
Edi Rama si stuhia
Ai po çmendet nga mërzia
Ai po çmendet nga inati
Por nuk ka çka bën i ngrati
12
Edhe Blushi distancohet
Me këtë Ramën nuk pajtohet
I thot humbjen ta pranosh
Dhe pozitën ta lëshosh
13
I thot Ramës sy me sy
Haj medet kuku për ty
N’çfarë niveli ti ke rënë
Ku është besa që ke dhënë?
14
Ku është besa që ke dhënë?
Ku janë fjalët qëke thënë?
Por ky Rama nuk qan kokën
Po mundohet ta dridhë tokën!
15
Preferon ai shumë pushtet
Dhe kolltuk për dhjetra vjet
Kështu xhaxhi e mësoi
Dhe në vesh i tregoi
16
Se kollaj nuk çmësohesh
Nga tradita kur mësohesh
Kur shijon aq ëmbëlsira
Edhe gjëra aq të mira!
17
Mbret kur ishe në Tiranë
Nam të madh ti pate lanë
Shumë pallate ti ndërtove
Disa tjera i rrëxove
18
Mbushe xhepat plot me ar
Thojshe jam vërtet shqiptar
Jam shqiptar por nuk e di
A jam ngushtë fort për Shqipni
19
Nuk dorëzohet aspak lehtë
Me atë gjuhën aq të mprehtë
A e shihni si mundohet
Sa më shumë të acarohet!
20
Dhe Salihin e sulmon
Nuk e di se çka kërkon!
Fort tronditet çka e gjet
Që e humbi atë pushtet!
21
Më nuk është ai bashkiak
I ka mbetur fort merak
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.