Albina Idrizi: Në shtëpinë tonë
| E hene, 07.09.2009, 06:22 PM |
Albina IDRIZI
NE SHTEPINE TIME
Asnjë trokitje
Nuk pyetet, hetohet
Me bukë, kripë e zemër
Sofra i shtrohet
Kush je
Nga vjen
Pse
Pyetjet nuk kanë vend
Thotë BacLeka
Për të uriturin
Gjithmonë ka bukë
Për të pastrehin
Gjithmonë ka strehë
Për të vetmuarin
Gjithmonë ka dashuri
E si ta bind
Se kohët (s) kanë ndryshuar
Epsh e smirë
Shoh në sytë e ardhur
E portën s mund t ia mbyll
AtiIm kurrsesi
S ka së mbaruari odisejadën
E kthimit të vetvetes
E, ImeMë
Pleks - shpleks gërshetin
E thinjur kaherë
ThirrjeLutjeve nëpër kohë
Që, si gjithmonë
Bashkojnë Bibël e Kuran
Në luftë djallit
Me imazh Tartufi
Nga KryeOxhaku
Ndihet lahutë e lashtësisë
Se, të pabesin
Do e vrajë besë e dhënë
Po porta s duhet mbyllur
As trokitja pyetur.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.