Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Punë për ju

| E hene, 07.09.2009, 08:04 PM |


Xhenc Bezhi

Punë për ju

Rrënjët e djallit
Na kanë dalë për fushë
Me filiza tija
Rrugët na janë mbush

Kah  pat humbë një kohë
Bota bënte seri
Të moshuarit  thonë
A  kanë futë në njeri

Tash  n´demokraci
Zgjidhni  vetë besimin
N´daç   besoni në lindjen
N´daçi  në perëndimin

N´daç  besoni  në zotin
N´daçi  në shejtanin
N´daç  hani derrin
N´daçi  kryelanën

N´daç   pini qaj rusi
N´daçi  raki  rrushi
N´daç  ecni para
N´daç   rrini  askushi

N´daç  shkoni në kishë
N´daç  shkoni në xhami
N´daç  thuani - Ati ynë
N´daçi  teravi

N´daç hipni gomarit
N´daçi  mercedesit
Si  bëfshi  e gjetshi
Dhe si shtrofshi  fjetshi

S´po dua me shitë mend
Por një punë e di
Se po pati djall
Ka dhe Perëndi