Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Bllokim

| E shtune, 05.09.2009, 03:22 PM |


Blerim Rrecaj

BLLOKIM

Ka çaste e mund të ketë si ky
E një bllokim të tërin të mbështjell
Shfleton diç e çohesh e bën dy-tre hapa a më shumë
Thjesht mundohesh të merresh me diç
Të lexosh a të meditosh s’mundesh
Veç ca përpjekje për koncentrim
Të gjitha i hedh e i përplas për qiell e përtokë
Pastaj pyet veten ç’është ky bllokim e kjo bllokadë
Kokëdhembje dhe diç më tepër zë fill
Fjalëve u humb kuptimi
Keq s’do të bënte një bozë, një kafe a një limonadë
Marrëzirat pështillen lamshave
Dhe mund të luash një rol original që s’e do
Bora ka filluar e zukasin automjetet rrugëve
Nuk e di çfarë kam veç veten e quaj të shpërqëndruar
Një qiri i ndezur pranë
Një psherëtimë ndoshta nga thellësi që më parë se ke ndier të del
Nesër ditë zgjedhjesh në Kosovë
Në të cilat s’do të dal