| E diele, 06.09.2009, 08:02 PM |
AMBASADOR I KULTURËS SHQIPTARE NË
BUKURESHT
U
lind në Pogradec të Shqipërisë, më 22 shkurt 1962. Pregaditje profesionale: Kreu
Liceun Artistik “Jordan Misja” (skulpturë, Tiranë, 1980). Më 1987, në Universitetin
e Tiranës kreu Fakultetin e Filologjisë
(dega Gjuhë-Letërsi). Kreu një Kurs pasuniversitar në Tiranë (gjuhësi
shqipe-stilistikë), një Kurs tjetër pasuniversitar në Universitetin e
Bukureshtit (Teori letërsie dhe letërsi e krahasuar (master). Gajtë viteve
1996-2000, studjoi doktoraturën në
Universitetin e Bukureshtit (Letërsi e krahasuar). Më 12 janar të vitit 2001, mbrojti
tezën e doktoratës (Ndjenja e mallit në
letërsinë e lëvruar dhe popullore shqiptare dhe rumune), me rezultat të shkëlqyer
(Magna cum laudae). Përvojë
pune: Mësues në shkollë të mesme në Pogradec, 1987-1988, Metodist në
Kabinetin Pedagogjik Pogradec (1990-1992), Inspektor në Drejtorinë Arsimore
Pogradec (1992-1994), Pedagog i jashtëm në Universitetin e Bukureshtit, Katedra
e Gjuhës Rumune, ligjërata-seminare në kursin pasuniversitar „Gjuhësi rumune“ (master),
Bukuresht (1997- 2004), Redaktor në gazetën “Albanezul” (Shqiptari), Bukuresht
(1998-2001), Kryredektor i gazetës „Albanezul“ (Shqiptari), Bukuresht (2001-2004),
Kryeredaktor i revistë „Shqipëria XXI“ (revistë
e universitarëve shqiptarë të Rumanisë, Bukuresht, 2002-2004), Kryredaktor i
revistës „Paradigma XXI“ (Bkuresht, 2004-2005), Profesor në Fakultetin e
Filologjisë, Tiranë (2005/2006), Diplomat pranë Ambasadës së Shqipërisë në
Bukuresht (Sekretar I), Bukuresht, që nga viti 2006.
Botime dhe studime: 1. “Ndjenja e mallit tek /
Sentimentul dorului la/Asdreni, Poradeci, Kuteli“, Bukuresht 1999, Shtëpia Bot. FED. (botim dygjuhësh rumanisht dhe
shqip, 240 faqe), 2. “Tekstualizëm dhe stil” (mbi poezinë e Lasgush Poradecit),
Sh. Botuese Getic, Bukuresht 2000,
217 faqe. (Ribotim në Shqipëri 2004), 3. “Përmasa moderne në letërsinë
shqiptare”, Shtëf. Botuese Flaka,
Shkup 2001, 210 faqe, 4. Fjalor shqip-rumanisht, (41.000 fjalë), (bashkëautor)
Shtëpia Botuese Polirom, Bukuresht
2003, 5. Ghid de conversatie roman-albanez (bashkeautor) Shtëpia Botuese
Polirom, Iasi 2002, 6. Paradigmele dorului in poezia romana si albaneza
(paradigmat e mallit ne poezine shqipe e rumune) Shtepia Botuese Cartea Universitara, Bukuresht 2004, 7.
Vetmia nostalgjike në poezi, Omsca-1, Tiranë 2005, 8. Oglinzi paralele/ Pasqyra
letrare, Privirea, Bukuresht, 2007. Në proçes botimi: Antologia poezie
albaneze, (antologji e poezisë shqipe në rumanisht), Tradita moderne (studime
dhe ese për letërsinë shqipe)., Paradigma e paradigmave (përmbledhje me ese), Fjalor
akademik Rumanisht –Shqip (bashkëautor)
(50.000 fjalë).
Libra me përkthime: Dora D`Istria një emër i harruar me
pa të drejtë, Cristia Maksutovici, Bukuresht, 1997, (botim dygjuhësh rumanisht
dhe shqip) Shtëf. Botuese FED, Psalm, poezi, Visar Zhiti,
Bukuresht 1997, Shtëpia Botuese Orient-Occident,
(botim dygjuhësh rumanisht e shqip, në bashkëpunim), “Gënjeshtra të vërteta”
Xheladin Hasani, Bukuresht 1999, Shtëpia Botuese Orient-Occident, (botim dygjuhësh rumanisht e shqip, në
bashkëpunim), “Lëvizja Kombëtare Shqiptare” Dhimitër Polena, Bukuresht 2000,
Shtëpia Botuese Deliana (botim
dygjuhësh rumanisht e shqip), “Poema dyfishe, ”Karolina Ilika, poezi, Shtëpia
Botuese Flaka, Shkup 1999, (në
bashkëpunim), “Shtëpia ime rotullon qiellin“, Dhimitër Pojanaku, Bukuresht
2000, Shtëpia Botuese Diacon Coresi
(botim dygjuhësh rumanisht e shqip), “Bata” Agim Isaku, roman në rumanisht,
Shtëpia Botuese Polirom, Bukuresht 2003, Elena Gjika dhe shqiptarët e
Rumanisë, Shtëpia Botuese Çabej, Tetovë 2001, përkthim në bashkëpunim, Vjelja e
purpurit, Dumitru. M. Ion, (poezi) Shtëpia Botuese Egnatia, Elbasan, 2002, Putina moarte (Vdekja e pakët), poezi, Shaip
Emërllahu, Editura Academiei Internationale Orient-Occident, Bukuresht 2002, Nu
lasati raul sa moara (Mos e lini lumin të vdesë) Milianov Kallupi, Editura
Academiei Internationale Orient-Occident, Bukuresht 2002, Antologji e poezise
shqipe (rumanisht) në proçes botimi, Athinë, Greqi, Ruinele dragostei/ Rrënojat
e dashurisë Afroviti Gusho, Shtëpia Botuese Orient-Occident, Bukuresht 2004,
Ungjilli sipas Gjon Metaforës (botim shumëgjuhësh), Shtëpia Botuese Orient-Occident,
Bukuresht 2004, O vara fara intoarcere roman i Besnik Mustafajt, Junimea, Jash,
Cezar Ivanescu, Lojë dashurie, Ora, Tiranë, Funerale nesfarsite, roman i Visar
Zhitit (Bukuresht).
Gjatë mbrojtjes së doktoratës, përveç komisionit përkatës, ishin prezentë
në sallë kuadro universitare, studentë, veteranë të komunitetit shqiptarë,
diplomatë rumunë dhe shqiptarë. Dr Luan Topçiu është pjesëmarrës me referate të
panumërta në veprimtari shkencore ndërkombëtare dhe Fitues i Çmimit
Ndërkombëtar “Valahia” për përkthime në Festivalin Netë poetike në Curta de
Argesi, i nominalizuar për kritikë në konkursin “Penda e argjentë” për kritikë
e organizuar nga Ministria e Kulturës në Tiranë, Anëtar nderi i Forumit
“Weltoffen” me qendër në Vjenë dhe ambasador i kulturës shqiptare në Rumani.
Komuniteti shqiptar dhe redaksia e revistës Albanezul (Shqiptari) përshëndet
nga zemra fitoren e forcave demokratike në Shqipëri, duke shpresuar se
Ministria e Jashtme do ta analizojë lutjen tonë në kuadër të këtij prezantimi
bibliografik, që Zoti Luan Topçiu ta përfitojë gjatë kësaj vjeshte të drejtën
qeveritare dhe presidenciale për ta përfaqësuar Shqipërinë në cilësi të
ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Bukuresht. E
meriton këtë post ngase ka përvojë diplomatike, i njeh rrethanat, i njeh
gjuhët, e njeh komunitetin. Ambasadorët shkojnë e vijnë ndërsa komuniteti
mbetet, por vlerat e tij shkojnë duke u degdisur. Ku janë ata që s’janë! Ku
është Shtypshkronja Albania e Konstancës apo bijtë dhe bijat e rilindësve tanë!
U degdisën Nikolla Naço, Asdreni, Visar Dodani, Aleko Vançi e dhjetra rilindës
të tjerë, varret e të cilëve ende nuk i dimë, ngase diplomacia e deritanishme
shqiptare nuk interesohej për varre por për pare.
(Baki Ymeri, kryeredaktor i revistës Shqiptari)
Mikpritje shqiptare ne ambasaden shqiptare te Bukureshtit (Dr. Luan Topçiu, i pari nga e majta)
Xhelku Maksuti, Maria Gusho, Luan Topciu