Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919...
| E shtune, 05.09.2009, 06:20 PM |
Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919 dhe letër këmbimet e Mit’hat FrashëritI angazhuar me historikun e qytetit të Tiranës prej disa kohësh kam pëqëndruar vëmendjen edhe tek arkivi i familjes Erebara në Tiranë ku ka mjaft të dhëna dokumenta, fotografi, akte juridike dhe botime të kohës të mbajtura me kujdes nga kryefamiljari aktual i kësaj familje Suad Erebara. Gjatë këtij hulumtimi ndeshëm edhe në një korrespondencë mjafë interesante me rreth 40 dokumentash në formë kartolinash, telegramesh dhe karta postale në adresë të Bajram Currit
Bajram CURRIMë 1918, Bajram Curri emigron drejt Vjenës, ku në dhjetor të atij viti, zgjidhet anëtar i Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesor, anëtar i delegacionit për ne konferencen e Paqes ne Paris, në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe të popullsisë shqiptare në Kosovë korespondenca i përket kësaj periudhe
Jashar EREBARAJashar Erebara Lindi në Dibër më 1873, u shkollua në Shkup dhe Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar dha një kontribut të madh patriotik dhe publiçistik .U mor mjaft me botimet në gjuhën shqipe, kryeredaktor i gazetave "Albanija" dhe "Shkupi"; etj.
Pjesëmarës në kongresin e Manastirit, në shpalljen e Pavarsisë në Vlorë ku dha një kontribut të velfshëm në jehonën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Së bashku me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën themelojnë “Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës” ku punon me Bajram Currin për disa kohë në emigracion në Vienë në krye të degës së Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës themeluar me 1918, Jashari ka qenë edhe në Kongresin e Lushnjes, është zgjedhur edhe deputet i Dibrës ka drejtuar edhe pushtetin vendor në Tiranë për një periudhe të shkurtër.Jashar Erebara ka një veprimtari aktive si atdhetar por edhe si arkivues dhe publikues i dokumentacionit të organizmit ku ai ka qenë angazhuar u nda nga jeta më 24 qershor 1953 në Tiranë.LETËRKËMBIM ME DISA PATRIOT TË SHQUARBir i familjes patriote FrashëriPas largimit të Princ Vidit,Mit'hat Frashëri largohet ngaShqipëria dhe deri në vitin 1918jeton në disa shtete të Ballkanit.Në vitin 1916 vendoset nëBukuresht ku arrestohet ngapolicia dhe internohet nëvitin 1918, me mbarimin eLuftës së Parë Botërore, lejohettë largohet dhe vendoset nëLozanëMë 6 gusht 1919( Transkriptim i pjesëshëm )I dashuri ZotriTash po marr letrën e Z- tate të 28-VII- , po kujtojse do ta kesh marr deri tash letren t’eme të shkrumedhjet dit më para bashkë me atë për Z Hasan QinamiLajmet e zeza mi Kosovën ton i çova n’Paris en’ Londër , qi t’ botohen. T ‘ lutna fort me m’çue edhelajme t’jera kur t’kesh të fala me shëndetMidhat Frashëri( Vazhdon për Jashar Erebarën )Epni t’ lutem këto fjalë Zotit Jashar Erebara :I dashur Jashar, shum t;lutem të shkosh te librarit qëkan libra mi Shqypnin ,sidomos ato të shkrume prej CarlPaë, Nopsea , Ippen, etj dhe libra arti e të diplomacies,prej Theologjis, Jereçekut , Soufflaj dhe u thua t’miçojnë Katologët ose me Z-tate adresat e tyre. Te listat elibrave du me thane sa perqind I shesin ma shtrenjt . Tani na kemi nevoj për libra dhe dua me ble çdo far libri mi tokën të kombit tonë do më jetë e dobishme, prandaj dua ma mir katologat. T’hollat dua me i çu me post ose anë t’nji bankeTë fala Midhat Frashëri6 gusht 1919 Posta restante Luzane
Nga Milto Sotir Gurra 1919Milto Sotir Gurra, lindi më 16 maj të vitit 1884 në Opar dhe vdiq në vitin 1972 në Tiranë, ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, që botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Goca e malësisë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik "Dëshirë", etj. Gjithashtu ai përktheu mjaft shkrimtarë të mëdhenj botërorë.
Nga Luigj Gurakuqi e pa transkrituarLuigj Gurakuqi veprimtar i shquar i çështjes kombëtare për pavarësi , për konsolidimin e shtetit shqiptar i zgjedhur ne disa legjislatuar dhe anëtar (ministër) në disa qeveri që ka patur një bashkëpunim shumë vjeçar me Bajram CURRINNë përpjekjet e patriotëve bien në sy edhe synimi i evidentimit të personaliteteve të çështjes shqiptare duket qartë emëtimi i kësaj Kart Postale më titullin “Albania dhe Shqipëria” dhe me figurën e njërit nga veprimtarëve aktiv të lëvizjes shqiptareKartolinën e dërgon Sotir Kolea (1872-1945) i lindur në Berat ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928. Drejtoi gazetën “L’Albanie” në Lozanë të Zvicrës në vitet 1915-1919Në kushtet e një emigracioni të vështirë dhe të një veprimtarie të përndjekur nga zbulimet e huaja kundërshtare Bajram Currit i duhej të përdorte edhe një korrespondencë klandestine të koduar. Profesor Myslim Islami sqaron se shumë kartolina që i dërgonte Ali Kelmdi ishin me shkronja turke, pa emër dërguesi (se me pseudonim), pa datë, pa vend dërgimi dhe transkriptoheshin vetëm me gjuhën shqipe. Në koleksionin e gjetur janë 5 kartolina të tilla.Kjo korrespondencë e shumëllojshme përbën tashmë një objekt studimi për disa fusha të trajtimit të dokumentacionit si transkriptues, studiues të historisë, etj. Është kjo arsye që familja aktuale Erebara ka mendimin që pas 90 vjetësh t’i japë këtij arkivi të vogël vlerë kombëtare dhe shkencore duke i dorëzuar pranë Drejtorisë së Arkivit Qendror të Shtetit për trajtimin e nevojshëm e shkencor.Gazeta falenderon familjen Erebara që zgjodhi “Tirana Observer” për botimin e arkivit të rrallë
Tirana Observer
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.